Pas 3 dekadash dominim  në drejtim të Partisë Demokratike, Sali Berisha nis një ndeshje të re politike pa logon zyrtare te partisë të cilën vetë e themeloi.

Edhe pse në fushën e gjelbërt ishte lojtari më i vjetër, çeljen e fushatës elektrorale ia la politikanit më të ri, Belind Kelliçi qe ne stadium mbërriti me autobus.

“Tirana nuk do të ketë dallim nga 250 e kusur qytetet anembanë botës që ofrojnë transport publik pa pagesë. Transport pa pagesë për qytetarët e Tiranës! Kjo çështje është e mbyllur.”– tha Këlliçi

Në mungesë  të një partie për të garuar në 14 maji, në ndihmë Sali Berishës  i erdhi aleati i tij i koheve të veshtira Ilir Meta, me të cilin synon të mundë kandidatët e Partisë Socialiste

“Kandidatet e bodrumit te  Edi Rames që përzuri votën nga partia e tij meritojnë shume etiketa, por unë ju kujtoj ju se historikisht djalli ka shume emra, po ashtu janë dhe kandidatet e Edi Ramës, njerëz me shume emra sepse mbulojnë të shkuarën e zezë. Rama dhe Veliaj janë tmerruar nga 14 maji sepse e dinë që do humbasi Erion Veliaj. Ramën nuk e shpëton dot as vula e PD që vodhi  dhe as SOROS, nuk të shpëton dot asnjë manovër, je krejtësisht i pashpresë, jemi shqiptar ne o budallenj.”- tha Berisha.

 “Ndaj nuk është për ndryshim se koha e ndryshimit ka kaluar me kohë, është koha për revolucion, për çfarë revouconi, revolucion me votë, ca do sjelle ky revolucion me votë, do sjellë përmbylljen e korrupsionit absolut dhe transparencë dhe llogaridhënie absolute.”- tha Meta.

Edhe pse zgjedhje lokale,  Sali  Berisha e konsideron garën  e 14 majit si betejë politike dhe luftën kryesore e bëri të qartë se e ka me Edi Ramen, por nuk mungoi as mesazhi për ndërkombëtarët.

Nuk presim nga ndërkombëtarët, dashurinë më të sinqerte nënës mund t’ja japin vetëm bijtë dhe bijat e saj. Ne sollëm bush, rama krenohet McGonigal që e pret në sallën e gjyqit, dhe në të njëjtën qeli do shkojë. Ne anëtarësuam Shqipërinë në NATO, këta duan të nxjerrin Shqipërinë nga arbitrazhi, pasi gjykata e arbitrazhit i gjobit. Ndaj ju ftoj juaj të mos çoni përpara vjedhjen dhe monizmin, bashkë fitojmë, votoni ndryshimin”- tha Berisha.

Në mitingun hapës të  fushatës së  “Koalicionit Bashkë Fitojmë” ra në sy mungesa e aleatit  Vangjel Dule.

Top Channel