Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka mohuar se marrëveshjen e arritur mes tij dhe Kishës Ortodokse Serbe e  rrëzoi atë nga posti i kryeministrit.

Abazoviç tha se absolutisht i qëndron papa marrëveshjes më Kishën Ortodokse Serbe.

“Ka shkuar Gjukanoviçi e jo unë”, tha ai.

“Nuk mund të lëvizini gjërat pa dashur të lëvizni nga zona e rehatisë”, tha Gjukanoviç në intervistën për RTK.

Ai tha se ka ardhur në postin e kryeministrit për të marr vendime të vështira dhe se është krenar për aq sa ka bërë.

“Edhe ju do ta keni më të lehtë të ecët përpara sepse të drejtën që e kërkoni për vete, duhet dhënë edhe të tjerëve”, tha ai. “Kështu e shoh politikën”.

Abazoviç u shpreh se kjo marrëveshje e tij me Kishën Ortodokse Serbe, është model të cilin edhe Kosova mund ta zbatojë pa asnjë telashe.

“Kur të relaksohet populli, vetëm përfitohet”.

Abazoviç tha se me atë marrëveshje i është hequr problemi pasardhësit të tij në këtë post. “Nuk them në mënyrë të njëjtë, por si model mund ta ketë edhe Kosova atë marrëveshje me Kishën Ortodokse”.

Sa i përket zgjedhjeve të ardhshme në Mal të Zi ai tha se nuk duhet tepruar me ambicie politike.

“Ajo që ishte në platformën tonë është realizuar. Partia ime nuk ka marrë shumë vende në parlament, por tani mbi 90% të partive në Mal të Zi e kanë marrë agjendën e partisë së URA-s”.

Abazoviç foli për projektet për ndërtimine  rrugëve Kosovë-Mal i Zi, si ajo Plavë-Deçan.

Sa për turizëm, tha se Ulqini është i gatshëm të presë kosovarët dhe se tanimë shumë gjëra janë rregulluar, ndonëse e pranoi se tashmë qyteti bregdetar nuk është më destinacion i lirë pushimesh.

Ai tha se ndërtimi i urës që do të lidhë Ulqinin me Velipopjën në Shqipëri, do të ndihmojë e lehtësojë edhe më shumë qarkullimin.

Top Channel