Një aksident ka ndodhur këtë mëngjes në vendin e quajtur “Kryqezimi i Tales” në aksin rrugor Lezhë-Milot.

Në aksident është përfshirë një mjet tip Ford dhe një nga autoambulancat e Laçit, dhe për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit tip Ford.

Dyshohet se ka qenë mjeti tip Ford, i cili i ka prerë rrugën ambulancës. Ky është një nga kryqëzimet që ka patur numrin më të lartë të aksidenteve, shumë prej tyre me humbje jete.

Top Channel