E shtunë, 18 Shkurt 2023
19:42
Ministri i Mbrojtjes: Finlanda mund të anëtarësohet në NATO para Suedisë

Ministri i Mbrojtjes i Finlandës, Mikko Savola, tha më 18 shkurt se vendi i tij do t’i bashkohet NATO-s pa e pritur Suedinë, nëse pranimi i fqinjit nordik pengohet nga qeveria turke.

19:30
Fshati turk ku toka ra 3 metra poshtë pas tërmetit shkatërrimtar (fotot)

Shtëpia e Mahir Karatas në fshatin Demirkopru, në provincën jugore turke të Hatay, dikur ishte me pamje nga rruga, por tashmë pas tërmetit shkatërrimtar të 6 shkurtit ajo qëndron gati një kat më poshtë.

19:20
Një vit nga finalja e “BBV1”, ja si e rikujtoi Beniada Nishani atë mbrëmje!

Beniada Nishani ishte një nga finalistet e ‘BBV’ dhe një nga personazhet më të dashura për publikun. Pas mbarimit të kësaj eksperience ajo ka vazhduar karrierën e saj, por tani me një vëmendje më të madhe.

19:03
Tunizia në protestë për krizën ekonomike dhe arrestimin e kreut sindikalist (fotot)

Mijëra tunizianë dhe punonjës sindikatash dolën sot në protestë ndaj kushteve të nrëda ekonomike si dhe për arrestimin e një zyrtari të shoqatave punëtore.

18:52
Artur Gorishti si piktor nëpërmjet veprës Singer & Beethoven në “ArtKand”

Ndryshe nga kineasti i mirënjohur dhe i vlerësuar për rolet e tij të shumta, Artur Gorishti shfaqi anën tjetër të talentit të tij, pikturën.

18:49
ArtKand/ Ekspozita e Rexhep Selimit me piktura nga qelia e Hagës

Në programin ArtKand u pasqyrua një etyd me ekspozitën “Në emër të lirisë” me rreth 157 (Njëqind e pesëdhjetë e shtatë) punime artistike, të mediumit pikturë dhe grafikë, të përzgjedhura të artistit autodidakt z. Rexhep Selimi.

18:44
ArtKand/ Grida Duma: Top Channel ka fituesit, jam këtu prej filozofisë së udhëheqjes

Grida Duma për herë të parë flet për eksperiencën e saj si autore e programit politik “Top Story” dhe kapërcimin e saj tashmë tërësisht në media.

18:41
E reja thotë se i njohuri në takimin e parë i tha se “nuk ishte fotozhenike” dhe i la faturën për të paguar (fotot)

Një e re në Britani thotë se ka mbetur pak e zhgënjyer nga takimi saj i i njohjeve të reja online pasi megjithë emocionet e aventurës zhgënjimet e linin të dyshonte për zgjedhjen e saj.

18:37
Ngec City, Nottingham “asist” Arsenalit/ Chelsea në krizë

Manchester City nuk ia del të ruajë hapin e Arsenalit. Kampionët në fuqi të Anglisë, ngecën në një barazim 1-1 në transfertë ndaj Nottingham Forest.

18:21
Ministrat e Jashtëm: Vendet e G7 janë angazhuar për sanksione kundër Rusisë

Ministrat e Jashtëm të vendeve të G7 (Grupi i Shtatë) deklaruan se mbeten të përkushtuar ndaj mbajtjes dhe intensifikimit të sanksioneve ndaj Rusisë për të kufizuar përpjekjet e saj të luftës në Ukrainë.

18:14
Qyteti i Sportit 2023, Veliaj pret delegacionin e Federatës Botërore të Mundjes: Tirana, ‘shtëpia’ e mundjes për të rinjtë në qershor

Në qershor të këtij viti, Tirana do të mirëpresë Kampionatin Europian të Mundjes për të rinjtë e moshës 17 vjeç, teksa vitin e ardhshëm Shqipëria synon të jetë vendi organizator i Kampionatit Botëror të Mundjes.

18:09
Hemoglobina për shëndetin, mënyrat natyrale për të rritur nivelet e saj

Hemoglobina është një proteinë që gjendet në qelizat e kuqe të gjakut. Këto qeliza janë përgjegjëse për transportimin e oksigjenit nëpër trup.

17:53
Situata e COVID 19/ Humb jetën një person, 14 qytetarë të infektuar gjatë orëve të fundit

Një 85-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën nga COVID 19, ndërsa pozitivë kanë rezultuar 14 persona gjatë orëve të fundit.

17:41
Vjedhje të përsëritura, identifikohet dhe arrestohet 38-vjeçari

Një 38-vjeçar është vënë në pranga, pasi ka kryer vjedhje të përsëritura në Durrës.9

17:24
I dënuari me vdekje që nuk ka vrarë kurrë njeri, i lutet Kim Kardashian ta shpëtojë (fotot)

Megjthëse i kanë caktuar dy herë datën e ekzekutimit pas 24 vitesh dënim me vdekje, Jeffery Lee Wood thotë për mediat se ka shpresë se do të fitojë betejën e tij ligjore kundër ekzekutimit pasi ai nuk ka vrarë kurë njeri.

17:21
Gazi në Europë nën 50 euro, hera e parë që nga dhjetori 2021

Për të parën herë që nga dhjetori 2021, çmimi i gazit natyror në Europë  ka rënë nën 50 euro. Çmimi i gazit standard në Dutch TTF shënoi 48.775 euro për megawatorë.

17:06
“Mund të rikthehem përpara qershorit”, dy klube në garë për Zidane

Zinedine Zidane dëshiron të rikthehet. Trajneri francez qëndron pushim prej qershorit të vitit 2021, kur i dha fund aventurës së dytë në stolin e Real Madrid.

16:51
Ish-ylli i Premierligës dhe ligës turke gjendet e vdekur në rrënojat e tërmetit shkatërrimtar në Turqi pas 12 ditësh (fotot)

Futbollisti i njohur Christian Atsu është gjetur sot i vdekur në rrënojat e pallatit ku banonte, 12 ditë pas tërmetit shkatërrimtar në Turqi, njoftonte përfaqësuesi i tij.

16:44
Blinken takohet me Vuçiç në Mynih: Bisedime konstruktive

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken njoftoi se  ka pasur “diskutime produktive” me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në Mynih të Gjermanisë, ku po mbahet konferenca e përvitshme e sigurisë.

16:25
Konferenca e Sigurisë në Mynih, SHBA akuzon Rusinë për krime lufte/ Reagon ministri i Jashtëm ukrainas: Krijoi një luftë gjenocidale

Zëvëndës Presidentja e SHBA-së, Kamala Harris deklaroi se Rusia ka kryer krime kundër njerëzimit në vendin e tij.

16:21
Vrasësi britanik arrestohet në Kamboxhia për eliminimit të ‘mafiozit’ serb jashtë hotelit të luksit (fotot)

Një vrasës britanik me pagesë i njohur me pseudonimin ‘Batman’ është arrestuar për vrasjen mafioze ndaj një serbi rezident në Kamboxhia.

16:18
Argarët: Jemi në opozitë/ Duka: Do të garojmë vetë për këshillat bashkiakë

Partia Agrare Ambientaliste mblodhi asamblenë kombëtare me një fokus organizativ për zgjedhjet e ardhshme lokale të 14 majit.

16:05
Zinchenko i jep zemër Arsenalit, synohet përmbysja e madhe

Pjesa e parë e Aston Villa-Arsenal, përfundoi 2-1 për vendasit. Skuadra e Mikel Artetës nuk mund të pajtohet më ketë rezultat dhe ka ndërruar marsh në fraksionin e dytë të takimit.

15:43
Modelja trafikante që shijonte jetën e luksit kapen nga policia me droga e 60,000 paundë krimi në makinë (fotot)

Një personazh i njohur i rrjeteve sociale, trafikante drogash që fshehtësisht financonte jetën e saj të luksit me pushime në vende ekzotike dhe çanta mijëra dollarëshe prej parave të shitjes së heroinës e kokainës, është kapur së fundmi nga policia në Britani.

15:38
Tirana përballë Kastriotit, nesër ndeshen Egnantia me Vllazninë

Kryesuesit e Tiranës do të përballen në këtë javë të 22-të të Abissnet Superiores me vendin e fundit të klasifikimi Kastriotin.

15:33
Në ditëlindjen e radios/ Fëmijët vizitojnë radion më të njohur kombëtare

Top Albania Radio është shndërruar në institucion kult dhe si i tillë vazhdimisht vizitohet nga nxënës shkollash dhe fëmijë kopshtesh, si këta vogëlushë të Kopshtit 11 në kryeqytet.

15:14
Më pak shqiptarë mbi gomone/ Në ishullin anglez po shkojnë më shumë indianë

Pavarësisht angazhimit dhe përpjekjeve qeveria angleze nuk po mundet të ndalë një valë të re emigrantësh që mbërrin me gomone.

15:06
Ndalen investimet, shtohen shitjet/ Pjesa dërmuese e ndërmarrjeve shqiptare janë biznes me pak punëtorë

Ndërmarrjet kanë shtuar shitjet neto dhe kanë ulur investimet sipas anketës së kryer nga INSTAT për vitin 2021.

15:03
Mungon ilaçi për diabetin, po përdoret për kura dobësimi. Mjekët: Është e rrezikshme

Mjekët endokrinologë japin alarmi se një mediakement që jepet për trajtimin e pacientëve me diabet dhe ata obezë po përdoret  pa recetë nga  vajza dhe djem të rinj të cilët duan të dobësohen.

15:02
Në Elbasan shfaqet menengiti, pasojë e rasteve të rënduara të pacientëve me grip

Sezoni gripit stinor ka sjellë edhe raste të menengitit në Spitalin rajonal të Elbasanit, sëmundje e cila sjell edhe pasoja të rënda tek pacientët.

14:41
Vret të birin e dehur/ Korçë, arrestohet i moshuari 77 vjeç, e qëlloi me çekiç në kokë

Një krim brenda familjes ka ndodhur në fshatin Zvezdë të Maliqit ku babai i moshuar ka vrarë djalin me çekiç pas një grindje të lindur për shkak të konsumit të alkoolit.

14:35
Kosovë/ Dashuri përtej kufijve etnikë

Konflikti mes Serbisë dhe Kosovës nuk e ka penguar një të re serbe dhe një të ri shqiptar të nisin një lidhje romantike. Të dy përballen me vështirësi, por jetojnë të lumtur së bashku në Prishtinë.

14:33
Bëni kujdes, këto janë gabimet që nuk duhet të bëni kurrë në tualetin e avionit

Shumë udhëtarë fokusohen të qëndrojnë rehat gjatë fluturimeve të tyre, por a e keni menduar ndonjëherë pastërtinë e avionit?

14:22
“Një tërmet do shkatërrojë dhe Teheranin”, mediat iraniane parashikime apokaliptike

Raportet mbi tërmetet shkatërrimtare në Siri dhe Turqi, shkaktuan tronditje të madhe edhe në Iran.

14:19
Takimi Kurti-Vuçiç/ Kryeministrit të Kosovës i kërkohet të zbardhet njëherë propozimi

Me ftesë të shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell drejtuesit e Kosovës dhe Serbisë do të takohen në Bruksel me 27 shkurt.

14:08
Ulet çmimi i naftës dhe benzinës, vendimi i ri bordit

Çmimi i naftës dhe benzinës është ulur këtë të shtunë.

13:43
Shpëtuan dhjetëra të mbijetuar në rrënoja, tre ekipet shqiptare që ndihmuan Turqinë nisen drejt atdheut

Tre ekipet shqiptare që ndihmuan Turqinë në gjetjen e të mbijetuarve pas tërmetit, janë nisur drejt vendit tonë.

13:37
Konferenca në Mynih/ Kryeministri Rama takon Komisionerin Europian për Marrëveshjen e Gjelbër Europiane

Kryeministri Edi Rama gjatë pjesëmarrjes në “Munich Security Conference 2023” ka zhvilluar një takim edhe me Komisionerin Europian për Marrëveshjen e Gjelbër Europiane, Frans Timmermans.

13:34
Vret ish gruan dhe pesë persona të tjerë, tjetër sulm tronditës në SHBA!

Një burrë i armatosur me tre armë qëlloi për vdekje ish-gruan e tij dhe pesë persona të tjerë në një zonë të vogël rurale në shtetin amerikan të Mississippi.

13:29
Greva e Lufthansës, kaos në aeroporte: Anulohen qindra fluturime!

Më shumë se 1,300 fluturime anuloi Lufthansa të premten si rezultat i një greve të stafit e cila preku të gjithë aeroportet qendrore të vendit.

13:22
Studimi: Qentë mund të nuhasin shumë sëmundje

Qentë, veçanërisht ata të racave Labrador, Njufaundlaend, Dalmatë dhe Shën Bernardino, dinë si t’i nuhasin sëmundjet, veçanërisht disa tumore si tumoret e gjirit, prostatës apo ato në mushkri, përpara se ato të shkaktojnë shenja të dukshme klinike.

13:12
Leipzig fokusohet te Dani Olmo, klubi dëshiron rinovimin me spanjollin

Dani Olmo ka mahnitur Leipzig dhe është një pikë referimi për skuadrën e Marco Rose, e cila po bën shumë mirë në Bundesliga.

13:09
Vodhi para dhe sende personale në tre makina, bie në pranga 35-vjeçari në Sarandë

Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi vodhi shuma parash dhe sende personale në tre automjete në qytetin e Sarandës.

13:00
Babai vret djalin në Maliq/ Viktima i dehur tentoi ta hidhte në pus, 77-vjeçari e goditi disa herë me çekiç

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në fshatin Zvezdë të Maliqit, ku babai ka vrarë djalin me çekiç, pasi ai tentoi ta hidhte në pus.

12:50
Kapet autori i dyshuar i plagosjes së të riut në Shijak

Pas disa orësh kërkimi, policia kapi dhe arrestoi 20-vjeçarin Ramadan Malo, i cili plagosi me thikë një 23-vjeçar në qytetin e Shijakut.

12:43
E moshuara kërkon avokat, sipas ligjit pensionistët marrin ndihmë juridike falas

Në teori sipas kësaj shpalljeje të Ministrisë së Drejtësisë, Tahire Mema përfiton avokat falas nga shteti. Jo vetëm sepse ajo nuk ka mundësi ekonomike dhe jeton në banesat sociale në Shkozë, por edhe për shkak të moshës.

12:24
Debati për paratë e atletikës, Luiza Gega: E zhgënjyer! Ministria e Sporteve: Aq sa meritojnë

Zbardhja e buxhetit të sportit si gjithmonë ka pasur debatet, xhelozitë dhe argumentet e ndryshëm të drejtorisë të sportit pranë ministrisë së sportit, për mënyrën e vlerësimit dhe shpërndarjes.

12:12
E shet prodhimin në tregun vendas! Emigranti që u kthye për t’ju kushtuar bujqësisë në vendlindje

Ervis Allkanjari nga Krutja e Lushnjës, si shumë të rinj kishte emigruar në Itali. Pas një qëndrimi 7 vjeçar në vendin fqinj, ai vendosi se bashku me familjen që të kthehen ne fshatin e tyre.

12:11
Kostot e përgatitjes së mjekëve, nga 2016 e kanë lënë vendin një mijë mjekë

Shqipërisë po i largohen çdo ditë jo vetëm mjekë të rinj , por mjekë të mirëpërgatitur duke lënë bosh specialitete të ndryshme në spital.

12:00
Godina të reja në Qytetin Studenti, Veliaj: Çliruam hapësirat e zaptuara, studentët janë prioritet në Tiranë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi godinat e reja studentore në Qytetin Studenti, për të cilat tha se koha e zaptimit të hapësirave publike ka marrë fund, kurse puna që po bëhet këtu do të transformojë rrënjësisht jetesën e studentëve në Kryeqytet.

11:45
Qarkullonte i armatosur me pistoletë, vihet në pranga 42-vjeçari në Tiranë

Një 42-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit pasi qarkullonte me armë në automjet.

11:33
Sërish mrekulli nga rrënojat në Turqi/ Nxirren të gjallë tre persona, priten mes brohorimash dhe lotësh

Nga rrënojat e pallatit Kanatlı në qytetin Hatay janë shpëtuar 296 orë pas tërmetit tre persona, njëri prej tyre fëmijë.

11:23
Pjesë e grupit kriminal në Spanjë, bie në pranga 22-vjeçari shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Një 22-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja është arrestuar në Cakran të Fierit.

11:10
“Më parë nuk pinte kështu…”, çfarë deklaroi 77-vjeçari para policëve pasi vrau djalin

Burime nga policia bëjnë me dije se 77 vjeçari Shefki Bylykbashi në gjendje të rënduar psikologjike, ka pranuar vrasjen e të birit.

11:04
Ktheu vilën në “shtëpi bari”, gjykata e Fierit lë në burg 44-vjeçarin

Gjykata e rrethit gjyqësor në Fier ka vendosur sot masën e vlerësimit arrest me burg për 44 vjeçarin nga Dermenasi ku dy ditë më parë policia ka zbuluar bimë narkotike në vilën e tij.

10:51
Ngjarja e rëndë në Zvezdë/ Banorët: Nuk janë persona problematikë! Kryeplaku: Babai i viktimës kishte sklerozë

Banorët e fshatit Zvezdë janë shprehur të tronditur për vrasjen e 50-vjeçarit nga babai i tij për vetëmbrojtje.

10:35
Foto/ Kush është 50-vjeçari që u vra nga babai në Maliq, e goditi me çekiç për vetëmbrojtje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në fshatin Zvezdë të Maliqit, ku babai ka vrarë djalin me çekiç, pasi ai tentoi ta hidhte në pus.

10:29
Të veshur me të zeza e me lule në duar/ Banorët të tronditur shkojnë në ceremoninë mortore të 50-vjeçarit

Banorët e në fshatit Zvezdë të Maliqit janë shprehur të tronditur nga ngjarja e rëndë e një dite më parë.

10:20
Konferenca e sigurisë në Mynih/ Kryeministri Rama takon kreun e grupit francez Total Energy Group

Kryeministri Edi Rama gjatë pjesëmarrjes në “Munich Security Conference 2023” ka zhvilluar një takim edhe me inxhinierin Patrick Poyanné, pjesë e “Total Energy Group”.

10:14
Atl. Madrid në kërkim të një sulmuesi, braziliani i Liverpool në horizont

Roberto Firmino ende nuk ka rinovuar kontratën me Liverpool dhe Atletico Madrid po monitoron me shumë interes këtë situatë.

10:09
Të lindur për të pasur sukses në rrjetet sociale, njihuni me këto dy shenja të zodiakut

Rrjetet sociale janë bërë pjesë e pandashme e ditës dhe jetës sonë.

10:01
“Të njihet Kosova, jo asociacion”, senatori amerikan kundër propozimit të Derek Collet

Kryetari i Komitetit për Politikë të Jashtme i Senatit Amerikan, Robert Mendez, ka dale kundër qëndrimit të Derek Chollet, për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.  

09:46
Kur golat të “ndryshojnë” fatin për keq, ish-lojtari i Chelsea gjendet i vdekur në rrënojat e banesës në Turqi

Ish-lojtari i Chelsea-t dhe Newcastle, Christian Atsu u gjet i vdekur disa javë pas tërmetit të fuqishëm në Turqi, në rrënojat e banesës së tij.

09:35
Liria dhe koha është mbi gjithçka për ata, shenjat e zodiakut që e kanë “fobi” martesën

Me siguri njihni njerëz nga rrethi juaj i ngushtë shoqëror dhe jo vetëm që e kanë “fobi” martesën.

09:34
Sekuestrohen medikamente mjekësore dhe shishe me verë, arrestohet 32-vjeçari që tentoi të fuste mallrat kontrabandë në portin e Vlorës

Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi tentoi të fuste mallra kontrabandë në portin e Vlorës.

09:00
Inaugurohet hapësira më e re rinore në kryeqytet

Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë dhe në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 inaguruan hapësirën më të re rinore në kryeqytet.

08:55
Tërmetet në Turqi dëmtuan edhe kishën e Shën Mërisë

Në tërmetet me qendër në Kahramanmaraş u dëmtua pjesërisht edhe kisha e Shën Mërisë në lagjen Vakıflı ku jetojnë kryesisht shtetas turq me origjinë armene në rajonin Samandağ në qytetin Hatay.

08:35
U shpëtua nga rrënojat pas 261 orësh, babai shikon për herë të parë vajzën e lindur disa orë para tërmetit

Mustafa Avcı, i shpëtuar mbrëmë vonë nga rrënojat e pallatit në Turqi, për herë të parë puthi vajzën e cila lindi mbrëmjen para se të ndodhte tërmeti.

08:26
Kodi i veshjes/ Çfarë duhet të vishni në mbrëmjen e takimit?!

Në rast se korridoret e supermarketeve të mbushura me arushë pelushi, tartuf me çokollatë dhe pije me çmime të ulëta nuk e kishin dërguar ende mesazhin në shtëpi, nuk do të ishte problem pasi do të kuptohej që dita më romantike e vitit do të ishte afër.

08:21
Napoli “shtyp” edhe Sassuolon, Rrahmani asist për Osimhen

Napoli merr fitoren e radhës në Serinë A. As Sassuolo nuk mund të ndalë “galopimin” e Napolit drejt titullit kampion, trofe që të kaltrit nuk e fitojnë që nga epoka e Maradonës.

08:20
Përfshihet nga flakët makina në Elbasan

Një mjet  i parkuar në lagjen “11 Nëntori” në Elbasan është gjetur i djegur.

08:16
8 ushqime të shëndetshme që mund të jenë toksike për ju

Tashmë e dini se nëse doni të jetoni një jetë të gjatë dhe të shëndetshme, ndjekja e një regjimi ushqimor të shëndetshëm është çelësi.

08:08
Ish-policët deklarohen të pafajshëm për vrasjen e Tyre Nichols

Pesë ish-zyrtarë policorë në Memfis të Shteteve të Bashkuara, që akuzohen për vrasjen e Tyre Nichols, janë deklaruar të pafajshëm gjatë paraqitjes së tyre të parë para gjykatës.

07:59
Parashikimi i motit/ Fundjavë me diell, vranësira në disa zona

Fundjava pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qendrueshme.

E premte, 17 Shkurt 2023
23:01
Shkon në kuotën e 22 golave, Rashford barazon rekordin e tij më të mirë

Marcus Rashofd është njeriu i momentit te Man United. 25-vjeçari po kalon një formë të jashtëzakonshme, ndërsa për “Djajtë e Kuq” është lojtari më i mirë deri tani në këtë sezon.

22:50
​Macron i bën thirrje shteteve evropiane për investime masive në armatim

Presidenti francez, Emmanuel Macron u ka bërë thirrje sot vendeve evropiane që të investojnë më shumë në mbrojtje.

22:47
Tetë ushqime të shëndetshme që mund të jenë toksike për ju

Tashmë e dini se nëse doni të jetoni një jetë të gjatë dhe të shëndetshme, ndjekja e një regjimi ushqimor të shëndetshëm është çelësi.

22:42
Biden do të vizitojë Poloninë javën e ardhshme, nuk do të hyjë në Ukrainë

Presidenti amerikan Joe Biden do të vizitojë Poloninë javën e ardhshme – 1 vit pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës – por nuk do të kalojë në Ukrainën e afërt.

22:34
Princi i Kurorës së Katarit, ofertë zyrtare për blerjen e Man. United

Fjalët që ditëve të fundit, që më shumë konsideroheshin si thashetheme, tashmë janë realitet.

22:18
Al-Khelaifi s’mban më, e nxjerr në shitje Neymarin për vetëm…

Al-Khelaifi, president i Paris Saint-Germain, sipas raportimeve të medieve franceze, ka vendosur ta shesë Neymar Juniorin në verë dhe madje ka fiksuar tashmë çmimin.

22:10
​Kancelari gjerman: Duhet të jemi të përgatitur për një luftë të gjatë në Ukrainë

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha të premten se është “e mençur të përgatitemi për një luftë të gjatë” në Ukrainë, duke shtuar se aleatët e Kievit do të qëndrojnë së bashku për gjithë kohëzgjatjen.

22:06
Anulohen mijëra fluturime/ Pakënaqësi për pagat, ekuipazhet e aeroporteve të Gjermanisë në grevë

Shtatë aeroporte të mëdha gjermane janë bllokuar pasi qindra personel të ekuipazheve kanë dalë në grevë për shkak të pagave.

21:53
Putin udhëton me tren privat të blinduar nga frika se avioni i tij mund të rrëzohet – mediat (fotot)

Mënyra më e fundit e transportit e preferuar nga Vladimir Putin duket se është treni privat i blinduar, pasi sipas raportimeve, ai është i tmerruar se avioni i tij privat mund të rrëzohet nga raketat.

21:51
Angel Di Maria s’e di të ardhmen: S’kam folur me Juven apo klube të tjera

Angel Di Maria e kompletoi palmaresin e tij të trofeve me Kupën e Botës, dhjetorin e kaluar.

21:51
12 ditë pas tërmeteve, nxirret i gjallë nga rrënojat 45-vjeçari në Turqi

Një person 45-vjeçar u shpëtua nga rrënojat në provincën Hatay të Turqisë, më shumë se 278 orë pas tërmeteve që goditën provincat jugore të vendit.

21:40
Rama dhe reporterja e luftës në Kosovë nga konferenca e Mynihut urojnë 15 vjetorin e Pavarësisë

Kryeministri Edi Rama dhe reporterja e luftës në Kosovë, Christiane Amanpour me anë të një postimi në “Facebook”, kanë kryer një urim special në 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës,

21:36
​Stoltenberg: Pa NATO-n Evropa mbetet jo e sigurt

Nuk ka siguri në Evropë pa NATO-n dhe e vetmja mënyrë për të garantuar sigurinë është fakti që Europa dhe SHBA janë bashkë në NATO, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg pas mbërritjes në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

21:32
Helmimi nga treni kimik në Ohio detyron familjen të largohet nga shtëpia e re pas katastrofës së aksidentit hekurudhor (fotot)

Shenjat e para ishin peshqit e ngordhur dhe një shtresë blu në burimin pranë shtëpisë së tyre të sapo-blerë në qytezën e katastrofës toksike të javës së kaluar në Ohio.

21:20
Shkon në kuotën e 22 golave, Rashford barazon rekordin e tij më të mirë

Marcus Rashofd është njeriu i momentit te Man United. 25-vjeçari po kalon një formë të jashtëzakonshme, ndërsa për “Djajtë e Kuq” është lojtari më i mirë deri tani në këtë sezon.

21:16
Sulm me armë në Pakistan pranë godinave policore, humbin jetën shtatë persona

Të paktën shtatë persona kanë mbetur të vrarë dhe 11 të plagosur, pas një sulmi nga persona të armatosur në godinat policore në qytetin jugor pakistanez të Karaçit.

21:02
Autoritetet indiane akuzojnë transmetuesin britanik BBC për evazion fiskal

Ministria e Financave e Indisë akuzoi të premten rrjetin televiziv publik të Britanisë së Madhe, BBC për evazion fiskal , duke thënë se nuk i kishte deklaruar plotësisht të ardhurat dhe fitimet mbi veprimtarinë e tij në këtë vend.

20:50
SHBA kundër deklaratës së këshilltarit të Departamentit të Shtetit për asociacionit: Kosovës i duhet njohja reciproke nga Serbia

Kryetari i Komitetit për Politikë të Jashtme i Senatit Amerikan, Robert Menendez, ka deklaruar se nuk pajtohet me qëndrimet e fundit të këshilltarit të Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, për domosdoshmërinë e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

20:40
Fiks Fare/ Shiti lopën për të bërë dializë, 65-vjeçarja: Do lë dializën, s’kam para!

Fiks Fare gjithnjë ka sjell në vëmendje vështirësitë që hasin pacientët me dializë. Që nga peripecitë e deri tek rimbursimi i  papërfillshëm në lidhje me shpenzimet që kanë.

20:32
Eraldo Rexho zbulon sekretin e lidhjes së Adrola Dushit: Për Shën Valentin i erdhën disa lule…

Të ftuar në mbrëmjen gala të Top Albania Radios ishin dy miqtë e mirë, Adrola Dushi dhe Eraldo Rexho. E ky i fundit nuk ‘e kurseu’ një sekret lidhur me jetën private të modeles bukuroshe.

20:22
Berlusconi sfidon Milanin, hap “sirtarin” e kujtimeve: Baresi, më i madhi

Për pronarin e Monzas, Silvio Berlusconi, sfida kundër Milanit nuk do të jetë si ndeshjet e tjera.

20:10
15 vjet pas pavarësisë, moment kritik për Kosovën dhe politikën amerikane ndaj saj

Shtetet e Bashkuara luajtën një rol qendror në rrugën drejt pavarësisë së Kosovës, e cila u shpall në vitin 2008 në koordinim dhe me mbështetjen e Uashingtonit. SHBA ishte ndër vendet e para që e njohu Kosovën, më 18 shkurt. 15 vjetori i pavarësisë vjen ndërsa SHBA dhe BE-ja kanë intensifikuar përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve.

20:00
“Një dasëm e hatashme”/ Komedia në fundjavë në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës

“Një dasmë e hatashme” është një komedi që e sjell në skenën teatrore regjisori Kiço Londo.

19:55
Kurti takon ekipet e shpëtimit të Kosovës që ndihmuan në Turqi: Kultivoni vullnetarizmin në shoqëri

Kryeministri Albin Kurti, sot, në 15-vjetorin e pavarësisë priti ekipin e Shoqatës së Kosovës për Kërkim Shpëtim (SHKKSH) që ka operuar për pesë ditë radhazi në ndihmë të autoriteteve turke në operacione të kërkim-shpëtimit pas tërmetit shkatërrues të 6 shkurtit në Turqi.

19:51
Dy policët nën akuzë/ Prokuroria i mban përgjegjës për vdekjen e të ndaluarit në qelinë e komisariatit

Pa mbushur ende viti nga vdekja e Arben Micit brenda ambienteve të policisë, prokuroria e Tiranës ngriti akuzë për dy oficerë të cilët në mbyllje të hetimeve u dorëzuan si të pandehur për shpërdorim detyre.

19:46
Burg përjetë për Çapjat/ Pretenca e SPAK për vrasjen e dyfishtë ndodhur në Elbasan në 2012

Për akuzat e vrasjes në rrethana cilësuese dhe të grupit kriminal, SPAK kërkoi dënimin me burg të përjetshëm të Ardian Capjas, i cili dyshohet se tentoi ti vërë kapakun hakmarrjes për eliminimin e të vëllait përmes vrasjeve të porositura.