Fiks Fare/ “S’ke për të kaluar sa të jem unë gjallë”, konflikti në Shkodër që nisi nga Kadastra, regjistroi rrugën si pronë private! Kush mendoi se Riviera shqiptare mund të përshkohej vetëm me makinë apo skaf, e kishte shumë gabim.
E konsideruar si një ndër perlat e Jugut, turistët në kërkim të adrenalinës duket se kanë gjetur një mënyrë tepër interesante për të shijuar bukuritë që ofron bregdeti shqiptar, në qetësinë e natyrës, pa ndihmën e guidave të zhurmshme turistike. Vozitje me kanoe nga Saranda për në Vlorë.
Ka qenë gazetari i Top Channel, Mikel Marsi, që në mënyrë tërësisht rastësore, teksa po shijonte dallgët e Adriatikut me miqtë, ka dëshmuar rrugëtimin e një shtetasi hungarez.
Ndërsa iu afrua për t’i ofruar ndihmë, Marku mësoi se turisti hungarez e përshkonte këtë distancë me kanoe për hobi. Turisti tha se “aktualisht i mbetet të kryej distancën nga Himara për në Vlorë”.
Top Channel