Vllaznia në Conference League/ Përballja me irlandezët këtë të enjte

13/07/2023 08:31

Vllaznia është një prej tre skuadrave shqiptare pjesëmarrëse në raundin e parë eliminator të Conference
League.

Pasditen e së mërkurës skuadra shkodrane udhëtoi drejt Irlandës së Veriut ku të enjten do të përballet me Linfilldin skuadrën e kryeqytetit Belfast.

Pas një udhëtimi rreth 4 orë me charter Vllaznia zhvilloi seancën e fundit përpara kësaj ndeshjeje në stadiumin Windsor Park të Belfastit ku do të zhvillohet edhe kjo ndeshje.

Përpara seancës së fundit stërvitore në konferencën për shtyp u paraqit trajneri i ri i shkodranëve Migen Memelli dhe kapiteni Enis Haka.

Ndeshja mes Linfilldit dhe Vllaznisë do të zhvillohet në orën 20:45 me orën e Shqipërisë dhe do të transmetohet drejtpërdrejtë dhe ekskluzivisht në Digitalb.

Top Channel