Një 22-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i një pallati në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në  “Muhamet Deliu”, ku F. D., 22 vjeç dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i 3-të.

Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel