E premte, 18 Gusht 2023
11:13
F16 në Ukrainë, SHBA jep dritë jeshile: Dërgimi përmes Danimarkës dhe Holandës!

Shtetet e Bashkuara ia dhanë dritën jeshile dërgimit të avionëve luftarakë F-16 në Ukrainë nga Danimarka dhe Holanda, në mënyrë që vendi të mbrohet më mirë nga pushtuesit rusë, e pohuar kjo nga një zyrtar amerikan.

11:12
Ç’tregonte sistemi TIMS për ish-zv.ministrin dhe biznesmenin/ Detaje nga vendimi i GJKKO-së për “Sterilizimin”: Rrezik largimi i tyre

Detaje të reja publikohen nga vendimi i GJKKO-së për skandalin në Ministrinë e Shëndetësisë në lidhje me koncesionin e sterilizimit.

11:08
Dorëheqja e tre policëve serbë, Osmani: Kërcënime dhe frikësime nga Beogradi!

Tre pjesëtarë të policisë së Kosovës nga radhët e komunitetit serb dhanë dorëheqjen vetëm tre muaj nga fillimi i punës.

10:57
Presidenti kinez merr pjesë në samitin e BRICS! Putin i frikësohet urdhër-arrestit të Hagës

Presidenti kinez, Xi Jinping do të marrë pjesë në samitin e BRICS të javës së ardhshme në Afrikën e Jugut, ka thënë Ministria e Jashtme e Kinës.

10:54
Nën hetim dy administratorë në Ksamil, sekuestrohen 432 shezlonge e 216 çadra të pa autorizuara

Dy administratorë në plazhet e Ksamilit po ndiqen penalisht, pasi kishin vendosur shezlonge dhe çadra në mënyrë të pa autorizuar dhe nuk deklaronin të ardhurat që gjeneronin nga ky aktivitet.

10:40
Mungesa e Vitaminës D/ Pse është faktor rreziku për sëmundjet e mushkërive

Të dhënat studimore tregojnë se nivelet e ulta të vitaminës D, rrisin rrezikun e inflamacionit dhe sëmundjeve të mushkërive.

10:37
“Çudirat e Strugës vazhdojnë”, Duro: Arritje historike! Gjykimi dobët, i kuqi…

Shpëtim Duro vazhdon të shkruajë faqe të rëndësishme të historisë së Strugës. 63-vjeçari udhëhoqi skuadrën nga qyteti i bukur shqiptar drejt fitimit të titullit të parë kampion në Maqedoninë e Veriut.

10:30
Kreu pesë vjedhje në Tiranë, tre prej tyre me dhunë, arrestohet autori/ Në pranga dhe një tjetër

Në kuadër të operacionit “The runner”në Tiranë, është arrestuar një 40-vjeçar, pasi dyshohet se ka kryer pesë vjedhje të ndryshme, ku tre prej tyre të kryera me dhunë.

10:21
Ish-zyrtarët para drejtësisë, Rama përshëndet punën e SPAK dhe GJKKO-së për “Sterilizimin”: PS-ja iniciuese e Reformës në Drejtësi

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur punën e kryer nga Prokuroria e Posaçme dhe GJKKO për vendosjen para drejtësisë së ish-zyrtarëve të akuzuar për shpërdorim detyre dhe mashtrim në rastin e koncesionit të sterilizimit.

10:15
Anija e parë që përdor ‘korridorin humanitar’ të Ukrainës në Detin e Zi është afër destinacionit

Anija e parë që udhëton nga Ukraina përmes një korridori të përkohshëm të Detit të Zi tani po kalon ngushticën e Bosforit të Turqisë në Stamboll, sipas raportimeve nga vendngjarja.

09:55
Shqiptari deportohet nga Irlanda me avion ushtarak në Rinas

Një burrë që abuzoi me stafin e linjës ajrore u deportua nga Irlanda me një avion ushtarak. Shtetasi shqiptar u shoqërua nga oficerë të armatosur të Byrosë Kombëtare të Emigracionit për në aeroplan në Aerodromin Baldonnel.

09:52
Korçë/ Vodhi para në tre biznese duke kërcënuar me thikë, arrestohet 23-vjeçari

Një 23-vjeçar është arrestuar pasi vodhi shuma parash duke kërcënuar me thikë në tre biznese në Korçë.

09:35
Digjet “Volkswagen-i” në Shkodër! Flakët përfshijnë edhe një tjetër mjet të parkuar aty pranë

Një automjet tip “Volkswagen”, në pronësi të një 30-vjeçari, është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Shkodër.

09:33
Aksion policor në Ministrinë e Tregtisë në Kosovë, dyshohet për keqpërdorim të rezervave shtetërore

Në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në Kosovë, është duke u zhvilluar aksion për dyshimet e keqpërdorimit me rezervat shtetërore.

09:22
Plagosi me thikë një 41-vjeçar gjatë një konflikti, shpallet në kërkim 24-vjeçari në Kuçovë

Një i ri 24-vjeçar është shpallur në kërkim pasi ka plagosur me thikë një 41-vjeçar gjatë një konflikti mes tyre.

09:10
Bjellorusia i shpall “ekstremiste” dy poezi nacionaliste të shekullit 19

Dy poezi bjelloruse të shekullit 19 janë shpallur “ekstremiste”, si shenjë se autoritetet janë duke e rritur shtypjen ndaj kritikave në Bjellorusi.

08:58
Pelegrinazhi në malin e Tomorrit, policia e Beratit tregon masat e marra për garantimin e rendit e sigurisë

Sot nis pelegrinazhi i Malit të Tomorrit i cili do të zgjasë për një javë resht.

08:40
Droni godet një ndërtesë në qendër të Moskës

Zyrtarët rusë e kanë akuzuar Ukrainën për sulm me dron në ndërtesat në Moskë, duke shkaktuar shpërthim që është dëgjuar në zonën biznesore të kryeqytetit rus.

08:30
Jep dorëheqje shefi për emergjenca në Maui pas kritikave për menaxhim të zjarreve

Shefi për menaxhim të emergjencave në Maui të Havait, Herman Andaya, ka thënë dorëheqje, një ditë pasi e ka mbrojtur dështimin e agjencisë për të aktivizuar sistemin e alarmit në javën fatale të zjarreve pyjore.

08:21
Elbasan/ U dëmtua nga pajisja e punës në fabrikën e riciklimit të aluminit, humb jetën indiani 45-vjeçar

Një 45-vjeçar indian ka humbur jetën në ish-kombinatin metalurgjik në Elbasan.

08:16
Rubla ruse bie pikiatë, përplasje politikash brenda Rusisë!

Pavarësisht ndërhyrjes befasuese të Bankës Qendrore ruse, e cila i befasoi ekonomistët në fund të korrikut pas rritjes se normës së interesit me një pikë të plotë përqindjeje, apo dyfishi i rritjes së pritur me shpresën të forconte rublën, monedha ruse ka vazhduar rënien përballë dollarit amerikan.

08:09
Kishin humbur në Karaburun, gjendet çifti francez mes shkurreve pa ujë dhe ushqim

Dy turistë francezë që po eksploronin gadishullin e Karaburunit kanë humbur rrugën.

08:03
Temperatura deri në 36 gradë, shi në disa zona! Si do jetë moti për sot

Për ditën e premte vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve relativisht të qëndrueshme atmosferike.

E enjte, 17 Gusht 2023
23:01
Humb çifti francez në zonën midis Karaburunit dhe Llogorasë, autoritetet në kërkim

Një çift Francez kanë humbur kontaktet në zonën midis Karaburunit dhe Llogorasë.

22:58
Një tërmet me magnitudë 6.1 godet kryeqytetin kolumbian

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.1 goditi Bogota dhe qytete të tjera të Kolumbisë të enjten, ndërsa banorët dolën në rrugë me urdhër të evakuimit.

22:53
Parlamenti polak miraton propozimin për referendumin mbi pranimin ose jo të emigrantëve

Parlamenti i Polonisë miratoi të enjten një rezolutë për të mbajtur një referendum mbi imigracionin dhe tre çështje të tjera në të njëjtën ditë me zgjedhjet parlamentare më 15 tetor, në atë që disa analistë thonë se është një përpjekje e qeverisë për të mobilizuar bazën e saj.

22:50
Pasuria e mahnitshme e familjes mbretërore britanike

Kur bëhet fjalë për Familjen Mbretërore Britanike, të gjithë e dimë se ata janë të pasur.

22:45
Po e vret marrëdhënien, ndaloni së përdoruri celularin gjatë bisedës me partnerin tuaj

Nëse jeni në një lidhje, është pothuajse një gjë e sigurt që ju e keni fyer të paktën një herë partnerin tuaj.

22:43
Ish-ambasadori ​Walker: Vuçiç do duhej të ishte në Hagë

Masat ndëshkuese ndaj Kosovës, ish ambasadori William Walker po i cilëson si të padrejta.

22:30
SHBA, tërhiqet urdhri për bastisjen e gazetës në Kansas

Një urdhër që krijoi mundësinë për bastisjen nga policia të një gazete në Kansas javën e kaluar u tërhoq të mërkurën dhe të gjitha sendet që u sekuestruan tani do t’i kthehen gazetës.

22:28
Foto/ Emily Ratajkowski impresionon me pamjen e saj rrugëve të Nju Jork-ut

Emily Ratajkowski bëri një paraqitje mbresëlënëse në Sony Music Studios në Nju Jork.

22:14
Turqia paralajmëron Rusinë pas sulmit ndaj anijes në Detin e Zi

Turqia ka paralajmëruar Moskën që të shmangë përshkallëzimin e mëtejmë, pasi një anije furnizimesh, në pronësi turke, u sulmua fundjavën e kaluar nga marina ruse, tha zyra e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

22:13
Dhunohet me sende të forta 16-vjeçari në zonën e Ali Demit në Tiranë

Një sherr ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në Tiranë.

22:04
Sherr me thika në Kuçovë! Plagoset 41-vjeçari, autori në arrati

Një sherr me thika ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në Kuçovë.

22:00
Suedi, autoritetet rrisin nivelin e kërcënimit nga sulmet e mundshme terroriste

Suedia ngriti nivelin e gatishmërisë së lartë për sulme të mundshme terroriste të enjten, duke e çuar nivelin e alarmit vetëm një shkallë poshtë nivelit maksimal, pas disa rastesh të djegies publike të Kuranit në vendin skandinav nga një pjesë e vogël e aktivistëve anti-islamikë, që ka nxitur shpërthimin e protestave në vendet myslimane.

21:58
Angelina Jolie punëson vajzën e saj 15-vjeçare si asistente

Angelina Jolie ka punësuar vajzën e saj 15-vjeçare, Vivienne Jolie-Pitt, si asistenten e saj në prodhimin e ardhshëm të Broadway të “The Outsiders”, raporton Page Six.

21:48
​Ministri turk i Financave: Ekonomia e Turqisë pritet të rritet me 4.5% në vitin 2023

Pavarësisht të gjitha problemeve financiare globale, ekonomia turke pritet të rritet me 4,5% këtë vit, tha të enjten ministri i Financave dhe Thesarit i Turqisë, Mehmet Simsek.

21:41
Dinamo zyrtarizon një sulmues, firmos me lojtarin 22-vjeçar

Dinamo e sezonit të ri po merr formë gjithnjë e më shumë teksa organika e trajnerit Luigi Di Biagio është duke u kompletuar ditë pas dite.

21:39
Emri/ Vodhi 100 mijë lekë në një market të Korçës, nën kërcënimin e thikës, arrestohet 20-vjeçari 

Arrestohet 20-vjeçari i cili vodhi një shumë lekesh në një supermarket në Korçë ditën e sotme.

21:39
Irani arreston nëntë aktiviste për të drejtat e grave

Forcat e sigurisë së Iranit kanë arrestuar nëntë aktiviste të të drejtave të grave në disa qytete në provincën veriore të Gilanit.

21:34
Studimi: 10% e më të pasurve të Amerikës janë përgjegjës për 40% të ndotjes së saj nga ngrohja e planetit

Njerëzit më të pasur të Amerikës janë gjithashtu disa nga ndotësit më të mëdhenj në botë – jo vetëm për shkak të shtëpive të tyre masive dhe avionëve privatë, por për shkak të lëndëve djegëse fosile të prodhuara nga kompanitë ku investojnë paratë e tyre.

21:24
Shtohen studentët në Korçë/ Më shumë regjistrime në degët prioritare

Më shumë maturantë kanë aplikuar në programet e studimit të universitetit Fan Noli në Korçë për këtë vit akademik, ndërsa rritja kryesore duket se është në programet që janë prioritet kombëtar. 

21:16
16-vjeçari rrëzohet nga trampolina në liqenin e Ohrit, dërgohet në spital

Një 16-vjeçar është rrezuar aksidentalisht nga trampoline në Liqenin e Ohrit mbrëmjen e kësaj të enjteje.

21:10
Nëna e gazetarit amerikan të arrestuar kërkon sjelljen e tij në atdhe

Ka kaluar një dekadë, që kur Austin Tice është zhdukur në Siri. Ai është njëri nga dy gazetarët amerikanë, që mbahen nën arrest jashtë vendit.

21:00
Raporti: Rusia po përparon në përpjekjet për prodhimin e dronëve

Rusia po bën përparim të qëndrueshëm drejt qëllimit të saj për të prodhuar në masë një lloj droni sulmues iranian, që mund të fluturojë në një distancë prej rreth dy mijë kilometrash dhe që mund të përdoret për të goditur qytetet ukrainase, sipas gazetës Washington Post, që I referohet dokumenteve në lidhje me planin rus.

20:45
Oppenheimer: Mes shkencës dhe shkatërrimit

Duhet thënë menjëherë: Oppenheimer, filmi i ri i Christopher Nolan është një kryevepër. Jo vetëm kaq: është një film esencial.

20:37
Ja si të mposhtni stresin e pushimeve verore këtë vit!

Këtë verë, të gjithë jemi të shqetësuar se koha e çmuar me pushime do të shkatërrohet për shkak të motit të paparashikueshëm.

20:26
Çekiçi prezantohet në skuadrën e re, firmos me klubin ambicioz turk

Endri Çekiçi do të jetë pjesë e Sakaryaspor për dy vitet e ardhshme.

20:15
Zjarret vdekjeprurëse në Portugali, vetëm dy vatra shkrumbuan gjysmën e sipërfaqes së djegur

Zjarret në Odemira dhe Castelo Branco në fillim të gushtit kanë djegur më shumë se gjysmën e sipërfaqes totale të djegur në Portugali në vitin 2023, sipas Institutit për Ruajtjen e Natyrës dhe Pyjeve (ICNF).

20:05
Foto/ Liqeni i Tanzanisë që i kthen krijesat në gur! Arsyeja pse flamingot janë rozë

Nëse keni dëgjuar ndonjëherë për Liqenin Natron, me siguri e dini se nuk duhet të notoni në të ose të pini prej tij. 

20:00
Në shkollën e artit/ Në Shkodër mblidhen 70 të rinj, nga Ballkani, Italia e Rumania

Renatoja nga Prizreni dhe Marko nga Beogradi, po studiojnë së bashku dhe po performojnë përkrah njëri-tjetrit.

19:57
Perimet që duhet të konsumoni nëse jeni prekur nga gripi në këtë periudhë

Perimet jeshile si brokoli dhe lakra përmbajnë një molekulë që duket se krijon një ‘barrierë’ në mushkëri.

19:55
Përplasen provimet në universitet! Mjekësia dhe arkitektura, të dyja në një ditë

Nuk ka të sosur stresi këto ditë gushti për maturantët që duan të ndjekin studimet e larta.

19:40
Lukashenko: Putin nuk po e shtyn Bjellorusinë që të hyjë në luftë me Ukrainën

Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk po tenton të shtyjë Bjellorusinë që t’i bashkohet luftës në Ukrainë.

19:20
Gjyqi i Hashim Thaçit/ Dëshmitarja serbe: Civilët serbë u armatosën nga Beogradi

Në Gjykatën Speciale në Hagë është dëshmuar dëshmitari i 17-të në rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

19:15
Ndeshja e kthimit në Elbasan/ Zekic ul në stol kapitenin, Carës i besohet maja e sulmit

Partizani luan ndeshjen e kthimit ndaj Valmieras në raundin e tretë të Conference League, teksa të kuqtë presin në Elbasan Arena letonezët me avantazhin e ndeshjes së parë të cilën arritën ta fitonin me shifrat 1-2.

19:08
Dita më e vetmuar e jetës suaj mund të ketë qenë sot nëse i përkisni këtyre shenjave! “Fajin” e ka Hëna

Në zemër të verës, disa jetojnë momentet e tyre më të mira, por të tjerë vuajnë nga vetmia.

19:01
Meloni shijon Shqipërinë, filmohet krah Ramës në Vlorë

Kryeministri Edi Rama, së bashku me kryeministren e Italisë Giorgia Meloni, janë takuar sot në Vlorë rreth orës 17 në një nga lokalet e qendrës historike të qytetit të Vlorës.

18:56
Interi synon Pavard, përgatit ofertën për francezin e Bayernit

Mbrojtja është reparti ku drejtuesit e Interit janë përqendruar për të sjellë edhe një futbollist, në mënyrë që të kompletojnë prapavijën.

18:47
Kryepeshkopi Anastas Janullatosin viziton Fredi Belerin në burg

Kryetari i qytetit të Himarës në Shqipëri, Fredi Beleri, ka takuar ditën e djeshme Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatosin.

18:42
Talibanët ndalojnë partitë politike pasi i shpallin joislamike

Sundimtarët e linjës së ashpër të Afganistanit, talibanët, kanë ndaluar të gjitha partitë politike, duke thënë se ato “nuk kanë asnjë justifikim” sipas Ligjit islamik të Sheriatit.

18:30
Rasti i parë në botë! Vdiq nga kanceri 4 vite më parë, bëhet baba falë fekondimit artificial

Në Portugali ka lindur fëmija i parë nga fekondimi artificial, babai i të cilit ka vdekur në vitin 2019 nga kanceri.

18:26
Meloni, katër ditë në Shqipëri! Shëtitje në Vlorë së bashku me kryeministrin Rama

Të hënën, kryeministrja e Italisë ndërpreu pushimet e saj në Pulja e bashkë me familjen udhëtuan me një traget linje për t’ju përgjigjur pozitivisht ftesës së kryeministrit shqiptar Edi Rama që i mirëpriti në rezidencën qeveritare të Vlorës.

18:14
Foto/ Barbie dhe Ken në jetën reale! Shpenzuan miliona dollarë për të ndryshuar pamjen dhe zërin

Me filmin Barbie që po shfaqet aktualisht në kinema, duket sikur kukulla është më popullore se kurrë.

18:06
Nënkryetari i bashkisë Zakynthos shpëton dy vëllezërit nga mbytja në det

Të martën e 15 gushtit nënkryetari i bashkisë Zakynthos, Christos Pastras, arriti të shpëtojë dy vëllezër të mitur që rrezikonin të mbyten në Marathonisi.

17:50
10 zbulime misterioze arkeologjike që shkencëtarët nuk mund t’i kuptojnë

Arkeologjia është një fushë magjepsëse që ka qenë gjithmonë mistike për njerëzit në mbarë botën. 

17:45
​Trupi gjykues në Hagë vendos vazhdim të paraburgimit për Thaçin dhe Veselin

Trupi gjykues ka urdhëruar të mërkurën vazhdimin e paraburgimit për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

17:38
Ndikimi i aktpadive në fushatën zgjedhore të ish Presidentit Trump

Ish Presidenti dhe kandidati republikan për president, Donald Trump, thotë se çdo aktpadi e re kundër tij, po rrit përkrahjen për të, gjë që konfirmohet edhe nga sondazhet e fundit.

17:26
Foto/ Firma amerikane do të ndërtojë qytetin “inteligjent” me 100,000 banorë

Omani në Lindjen e Mesme ka zbuluar plane ambicioze për një qytet të ri “inteligjent” me 100,000 persona jashtë kryeqytetit të tij, Muscat.

17:19
​Hovenier reagon pas dorëheqjeve të policëve serbë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka shprehur shqetësimin e tij pas dorëheqjeve së tre policëve të rinj nga komuniteti serb.

17:15
Hapat e shëndetshëm të çlirimit nga veset e këqija

Çdo ves i njeriut ka një ndikim të fortë në organet e trupit të njeriut.

16:58
SHBA-ja sanksionon katër rusë lidhur me helmimin e politikanit Navalny

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj katër rusëve, që akuzohen se kanë qenë të përfshirë në helmimin e politikanit opozitar rus, Aleksei Navalny.

16:46
Është jashtë planeve të Xavit, anësori drejt huazimit te skuadra holandeze

Barcelona ka nevojë për përforcime në këtë fazë të fundit të merkatos së verës, por më parë duhet të shesë për të pasur para që të blejë futbollistë të tjerë.

16:45
Avioni charter rrëzohet në autostradë, të paktën 10 të vdekur në Malajzi

Të paktën 10 persona kanë vdekur pasi një aeroplan charter u rrëzua në një autostradë në veri të Kuala Lumpur të Malajzisë.

16:39
65-vjeçari hyn në banesën e të miturës në Sarandë dhe e ngacmon seksualisht

Një 65-vjeçar ka hyrë me forcë në banesën e një të miture në Sarandë për ta ngacmuar seksualisht.

16:37
SHBA dhe EULEX të shqetësuar për dorëheqjet e policëve serbë në Kosovë

Shtetet e Bashkuara dhe misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) kanë shprehur shqetësim, pasi thanë se tre pjesëtarë serbë të Policisë së Kosovës kanë dhënë dorëheqje.

16:29
Merr flakë makina në lëvizje në aksin Librazhd-Qafë Thanë

Një makinë në lëvizje ka marrë flakë në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë.

16:27
Kthehet në klubin ku u rrit, ish-i Arsenalit pranon pagën minimale

Në moshën 38-vjeçare dhe pas tri vitesh tek Al Sadd, mesfushori spanjoll (81 herë, 15 gola për “La Roja”-n), Santi Cazorla, është rikthyer në Oviedo, ku ka nisur stërvitjen.

16:24
Adoleshenti drejtonte mjetin pa patentë në Gjirokastër, humb kontrollin dhe plagoset bashkë me pasagjerin

Një aksident ka ndodhur në Gjirokastër ku janë lënduar dy persona.

16:21
Zbardhen 53 vjedhje në Shkodër, në pranga një qytetar! Theu masën e arrestit shtëpiak

Një person me inicialet J.F është arrestuar në qytetin e Shkodrës pasi ka thyer masën e arrestit shtëpiak.

16:17
Futbollisti më i mirë i UEFA/ Messi përballë dy lojtarëve të City-t

UEFA ka shpallur listën e ngushtë të futbollistëve që garojnë për lojtarin më të mirë të UEFA-s për sezonin e kaluar 2022-2023.

16:08
Fotolajm/ Tanke, mbrojtës veshësh dhe stërvitje! Ushtarët ukrainas trajnohen në Gjermani

Ushtarët ukrainas vijojnë trajnimin në Gjermani, ndërsa në pamjet e fundit shihen duke përdorur një tank luftarak Leopard 1A5.

15:49
Pamje tronditëse/ Momentet e fundit të jetës së tifozit të AEK-ut! I gjakosur gjen strehë pas frigoriferit të supermarketit

Dalin pamjet tronditëse të momenteve të fundit të tifozit të AEK-ut, Michalis Katsouri, i cili humbi jetën pasi u godit me thikë nga disa tifozë kroatë në orët e vona të së hënës kur tifozët e Dinamo Zagrebit, të cilët u nisën me makina nga kryeqyteti kroat mbërritën në Filadelfian e Re.

15:35
Përplasi me makinë policin gjatë arratisjes, merr fund aventura e 22-vjeçarit në Sarandë

Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Sarandës, pasi shpërndante drogë në plazhe.

15:25
Cakrani e eksporton të gjithë vajin/ Fermerët bëhen bashkë, shesin në Itali të gjithë stokun e një viti më parë

Për herë të parë fermeri i zonës së Cakranit po shet vaj ulliri jo vetëm në tregun vendas, por edhe jashtë.

15:18
Rrugët problematike të plazhit/ Durrës, pjesa më e madhe janë të pashtruara dhe pa trotuare

Në rrugët mes objekteve të shumta hoteliere përgjatë bregdetit të Durrësit ku akomodohen mijëra pushues, infrastruktura, në jo pak raste, lë për të dëshiruar.

15:16
Britania e Madhe nënshkruan kontrata mbi 90 milionë paund për mbrojtjen ajrore të Ukrainës

Ministria britanike e mbrojtjes ka nënshkruar tre kontrata, me vlerë mbi 90 milionë paund, për t’i siguruar Ukrainës pajisje të mbrojtjes ajrore.

15:11
Gara për bashkinë e Kukësit/ PS dhe opozita e bashkuar zgjedhin kandidatët

Partia Socialiste ku ka qëndruar duarkryq,  e në pritje të dekretit të presidentit për të gjetur kandidatin për Bashkinë Kukës, vend i lënë vakant pas arrestimit të Safet Gjicit.

15:10
Foto/ Ukraina merr masa, stërvit forcat ushtarake gjatë natës

Në një luftë si ajo e Ukrainës, ku palët luftojnë ngushtë dhe asnjë prej tyre nuk ruan një avantazh të thellë, çdo orë e ditës ka rëndësi.

15:05
Arrestime për koncesionin e sterilizimit/ Hetimi nga SPAK! Gjykata kërkon anulimin e koncesionit në spitale

Tetë vjet mbas firmosjes për koncensionarit të sterilizimit të sterilizimit dhe tre vjet mbasi çështja u kallëzua në SPAK, tetë të persona kryesisht nga fusha e mjekësisë përfunduan nën masa sigurie.

15:03
Qeveria greke me dy standarde/ Dy qëndrime për zgjedhjet në Greqi dhe historinë e Belerit në Shqipëri

Në një kohë kur kryeministri Greqisë Mitsotakis, është investuar personalisht në çështjen Bejleri, ka dalë në pah përdorimi një standardi të dyfishtë nga autoritete greke.

14:57
Gjykata speciale, dëshmitarja serbe: Civilët u armatosën nga Beogradi!

Dëshmitarja e shtatëmbëdhjetë kundër Hashim Thaçit dhe tre ish-krerëve të tjerë të UCK-së në Hagë ka folur për periudhën e korrikut të vitit 1998 në komunën e Rahovecit.

14:52
Apple lëshon paralajmërimin e ashpër për përdoruesit e iPhone që bien në gjumë me telefonin e tyre

Shumë prej nesh zgjedhin ta karikojnë telefonin gjatë natës, për t’u siguruar që bateria të jetë plot në mëngjes përpara një dite të ngarkuar.

14:40
Francë/ Nis zhvarrosja e ushtarëve gjermanë të Luftës

Puna për zbrazjen e një varri masiv që përmban trupat e 46 të burgosurve gjermanë të luftës të pushkatuar nga luftëtarët e rezistencës në vitin 1944 ka filluar. Vendndodhja e varrit mbeti sekret deri vonë.

14:38
“Giorgia e Shqipërisë”, katër ditët e Melonit në “Tokën e Shqiponjave”

Duhej të ishte një shëtitje pak orëshe brenda ditës, por u kthye në një festë katër-ditore shqiptare, në plazhet smerald të bregdetit të Adriatikut, midis Vlorës dhe Dhërmiut.

14:36
Historike: Izraeli i shet Gjermanisë Arrow 3, sistemin e “pamposhtshëm” ajror!

Nëse do të vuloset, do të jetë marrëveshja më e madhe e armatimit në historinë e Izraelit!

14:33
U kapën me drogë në Shqipëri, lihen në paraburgim dy kosovarët! LVV përjashton Besnik Mujecin

Dy shtetasit e Kosovës, që janë arrestuar dy ditë më parë në Shqipëri, nën dyshimet se kanë shpërndarë drogë, do të qëndrojnë në paraburgim “pa afat”.

14:28
Robert De Niro mbush 80 vjeç: Dy Oscar, shtatë fëmijë dhe një zemër italiane

Aktori Robert De Niro do të festojë ditëlindjen e tij në Greenwich Village në Nju Jork me një festë të madhe “alla italiane”.

14:19
‘Shpëtimi’ në të ardhmen nga i nxehti? Qyteti ku njerëzit jetojnë nën tokë

Në rrugën e gjatë drejt Australisë qendrore, ndërsa udhëtoni 848 km në veri nga rrafshnaltat bregdetare të Adelaides do të shikoni piramidat enigmatike të rërës.

14:17
Vendosi muzikë të lartë jashtë orarit të lejuar me ligj, nën hetim menaxheri i një lokali në Dhërmi

Menaxheri i një lokali në plazhin e Dhërmiut po procedohet penalisht, pasi u konstatua se kishte vënë muzike të lartë jashtë orarit të lejuar me ligj.