Tragjedi në Mesdhe! Fundoset ‘varka fantazmë’ me emigrantë, dyshohet për 40 viktima, ishte nisur nga Libia

16/01/2024 20:03

Dyzet persona dyshohet se kanë humbur jetën pasi një anije u fundos të premten.

Varka prej druri në të cilën ndodheshin emigrantët, ishte nisur javën e kaluar nga Libia, sipas medias italiane.

Shkak për mbytjen e varkës mund të jetë bërë moti i keq dhe pavarësisht alarmit të dhënë nga ekipi i Alarm Phone dhe ngritjes së dy avionëve të Frontex dhe njërit prej Rojet bregdetare italiane, ende nuk ka asnjë shenjë për tëmbyturit.

Ajo që u raportua pasditen e së premtes tani duket gjithnjë e më shumë si një “anije e mbytur fantazmë”, ku pas katër ditësh kërkimesh u vendos që të ndërpriteshin operacionet e kryera deri më sot.

Kujtojmë se në vitin 2023, të paktën 2,271 migrantë dhe refugjatë humbën jetën në Mesdheun Qendror.

Top Channel