Nata e dytë e spektaklit të famshëm, Big Brother VIP 3 starton në orën 21:00.

Spektaklin do të keni mundësi ta ndiqni në transmetimet e Top Channel, në dy kanalet e dedikuara të Digitalb si dhe në kanalin zyrtar të Top Channel në Youtube.

Këtë mbrëmje shtëpisë do t’i shtohen 6 banorë të rinj, personazhe VIP nga fusha të ndryshme.

Aktualisht në BBV3 janë 18 banorë të cilët kanë ndezur debate të forta me ofendime, ende pa u njohur me njëri-tjetrin.

Big Brother Vip Albania nuk është thjesht një reality shoë televiziv i zakonshëm. Në Shqipëri ky program është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik.

Jeta e personazheve VIP do mbahet nën vëzhgim nga 100 kamera dhe shumë mikrofona që ndodhen të të gjitha ambientet. Një teknologji avangard televizive për formatet reality shoë.

Big Brother Vip këtë vit vjen nën moderimin e Ledion Liços, shoqëruar nga dy opinionistët zyrtarë Arbër Hajdari dhe Ori Nebiaj, netët e spektaklit premtojnë të jenë të gjata dhe plot surpriza.

Top Channel