E premte, 27 Tetor 2023
19:38
“Tani është i kompletuar”, Klopp nuk i “kursen” elozhet për sulmuesin: Ka fizikun e një 19-vjeçari

Liverpool fitoi me shifrat 5-1 në ndeshjen e së enjtes në Europa League ndaj francezëve të Toulouse.

19:27
Lutjet e të premtes bëhen në rrugë teksa policia izraelite ndalon aksesin në xhaminë e Jeruzalemit (fotot)

Besimtarët muslimanë në Jeruzalem kryenin sot lutjet e të premtes në rrugë teksa policia izraelite kufizoi aksesin në xhaminë e Al-Aqsa vetëm për të vjetrit.

19:26
Berisha: Betejë në rrugë e Kuvend/ Ish-kryeministri premton se kështu do fitohen zgjedhjet e 2025

Sali Berisha ka mobilizuar forumet e partisë, nga ku po teston mbështetjen në betejën që ka me drejtësinë.

19:13
Nuk ka fitues në “Arenën e Demave”, Erzeni-Laçi ndajnë pikët në javën e dhjetë

Erzeni dhe Laçi nuk shkojnë më shumë se barazimi 0-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të të Kategorisë Superiore.

19:11
Ivanka Trump do të duhet të dëshmojë në rastin kundër babait të saj

Ivanka Trump do të duhet të dëshmojë në një rast gjyqësor të lidhur me mashtrime biznesore kundër babait të saj, Donald Trump, ish-presidentit amerikan, dhe vëllezërve të tij, ka marrë vendim një gjykatës në Nju Jork.

18:59
Sulmi rebel nis spastrim masiv etnik të vendasve në lindje të R.D. të Kongos (fotot)

Një grup rebel kongolezë të njohur si ‘M23’ kanë nisur një ofensivë dhune ndaj qytezës Bambo, në veri të Goma, ku banorët e tmerruar largoheshin sot duke marrë me vete ç’të mundnin.

18:30
Armaldo sqaron mosmarrëveshjet me Marjanën/ Visi nuk kursen batutat: Më përgëzoi gruaja për takat

Sot konkurrentët e Dancing With the Stars patën provat e fundit pak orë para spektaklit të madh të kërcimit që starton në orën 21:00.

18:24
Imazhet satelitore tregojnë rrafshimin e zonave urbane në Gaza nga sulmet ajrore izraelite (fotot)

Imazhe të reja të publikuara sot tregonin lagje të tëra të kthyera në rrënoja në Gaza, teksa Izraeli bombardon pa pushim zonën e banuar në kundërpërgjigje të sulmit të Hamas.

18:23
Organizata Botërore e Shëndetësisë: Më shumë se 40% e të vrarëve në Gaza janë fëmijë

Agjencitë e OKB-së ofruan sot një pamje gjithnjë e më të dëshpëruar të jetës brenda Gazës, teksa Organizata Botërore e Shëndetësisë raportoi të paktën 7300 vdekje, ku më shumë se 40% e të cilëve janë fëmijë.

18:17
Projektbuxheti 2024/ Paga mesatare 900 euro brenda vitit të ardhshëm! Rriten shpenzimet për mbrojtjen

Shtatë miliardë euro parashikon buxheti i vitit të ardhshëm.

17:58
Nëna italiane fiton padinë për të nxjerrë nga shtëpia dy bijtë 40 e 42-vjeçarë që nuk kontribuonin (fotot)

“Fëmijët e mëdhenj” refuzonin të fluturonin nga foleja e tyre, prandaj nëna u detyrua të niste veprimin drastik të përfshirjes së autoriteteve, shkruan e përditshmja The Guardian.

17:54
Shkaku numër një i shtimit në peshë sipas dietologëve

Dietologët njoftojnë se marrja e tepërt e kalorive është shkaku kryesor i shtimit në peshë.

17:48
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti: Serbia sulmoi integritetin territorial të Kosovës nga Brukseli!

Kryeministri Albin Kurti nuk jep detaje për marrëveshjen e propozuar nga Brukseli për dialogun Kosovë – Serbi, por thotë se është në përputhje me Kushtetutën.

17:42
Konferenca e paqes Izrael-Palestinë, ​BE pranon propozimin spanjoll për të pritur mbledhjen ndërkombëtare

Kryeministri i Spanjës deklaroi se Këshilli i Bashkimit Evropian ka pranuar propozimin e vendit të tij për të pritur një konferencë ndërkombëtare të paqes Izrael-Palestinë brenda gjashtë muajve të ardhshëm.

17:32
Turistja bie për vdekje, dy të tjera arrijnë të mbahen, pas thyerjes papritur të urës së qelqtë në Indonezi (fotot)

Një turiste ka humbur jetën dhe tre të tjera u plagosën kur një urë e qelqtë u thye papritur në një park pyjor të Indonezisë.

17:30
Parkimet e gabuara, gjobiten zyrtarët e Ministrisë së Brendshme në kryeqytet

Qindra automjete gjobiten çdo ditë në kryeqytet për parkim të gabuar.

17:20
Ushtria izraelite akuza drejt militantëve të Hamasit: Po përdorin spitalet në Gaza për të bërë luftë

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), Daniel Hagari, akuzoi militantët e Hamasit se po përdor spitalet në Gaza për të bërë luftë.

17:14
Ambasadori i SHBA në Beograd: Ende herët të thuhet se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është i pasuksesshëm

Është shumë herët të thuhet se dialogu ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është i pasuksesshëm, tha Christopher Hill, ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Beograd.

17:14
Universiteti i Korçës, marrëveshje bashkëpunimi me Politeknikun! Priten programe të reja studimi

Drejtuesit e Universitetit të Korçës dhe universitetit Politeknik nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit duke synuar hapjen e programeve të reja të studimit.

17:04
Malajzia e akuzoi se bllokoi përmbajtjet pro-palestineze, TikTok hedh poshtë pretendimet

TikTok ka hedhur poshtë akuzat e qeverisë së Malajzisë për bllokimin e përmbajtjeve pro-palestineze.

17:02
Gruaja australiane vret të dashurin duke e shtyrë në grirëse me ndihmën e ‘miqve’ të rinj (fotot)

Bruce Saunders u vra kur trupi i tij u fut në prerësen e drurit teksa krasiste pemët, ndërsa ish-e dashura e tij Sharon Graham, 62 vjeçe, tentoi ta kalonte vdekjen e tij si “një aksident i tmerrshëm”.

16:48
“Gërdeci”/ Dëshmia tronditëse e ish-ushtarakut: U shkelën të gjitha rregullat nga babëzia e ushtrisë dhe punëtorëve

Ish-ushtaraku Veiz Muça ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme në procesin ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu mbi shpërthimin e depos së armëve në Gërdec.

16:38
100 të rinj të Tiranës shpalosin idetë inovative në “Climathon Tirana 2023”/ Veliaj: Kryeqyteti rritet çdo ditë

Në përmbyllje të edicionit të dytë të Climathon Tirana 2023, konkurs global i llojit Hackathon që zhvillohet në 140 qytete të globit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se të rinjtë me idetë e tyre inovative janë e ardhmja e vendit.

16:36
Juriç: Tani jam i vaksinuar, nuk më shqetësojnë thashethemet

Loja e mirë nuk mjafton për të ruajtur vendin e punës dhe këtë e ka të qartë trajneri kroat i Torinos, Ivan Juric, që në prag të sfidës ndaj Lecces ka komentuar edhe zërat që e ardhmja e tij në stolin ‘granata’ është në dyshim.

16:28
Krerët e Ndrangheta, Camorra e Cosa Nostra shihen bashkë në darkë ‘vere e spageti’, përhapin frikën e ‘super-mafias’ në Itali (fotot)

Një foto e frikshme e shpërndarë së fundmi në Itali tregon krerët e tre grupeve më të fuqishme mafioze që darkojnë së bashku me verë e ‘spageti’, duke shpërndarë frikën e “super-aleance” mafioze në krijim.

16:25
Rrezikojnë jetën në punë, qeveria propozon shtesa në pagat për shtatë kategori të Policisë së Kosovës

Qeveria ka propozuar një vendimin për shtesat e rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës.

16:21
Dënohet banda “e rrezikshme” që rrëmbeu dhe torturoi dy shqiptarë në këmbim të parave e bizhuterive

Kreu “i rrezikshëm” i një bande të krimit të organizuar në Britaninë e Madhe, që rrëmbente dhe torturonte viktimat me armë, thika, ujë të valuar etj, në këmbim të parave dhe bizhuterive të shtrenjta është dënuar me 25 vjet burg.

16:17
E rëndë në Durrës/ Bie nga vinçi teksa po priste pemët, humb jetën punëtori 35 vjeç

Prerja e degëve të pemëve në plazhin e Durrësit i ka kushtuar jetën një punonjës 35-vjeçar.

16:05
Shpërndarje narkotikësh e ndërtim pa leje! Arrestohen dy persona në Korçë

Dy persona janë arrestuar në Korçë pasi ishin shpallur në kërkim për ndërtim të paligjshëm dhe prodhim e shpërndarje narkotikësh.

16:04
Humbi bashkëshortin gjatë shpërthimit të Gërdecit: Ai ishte i merakosur, punohej në kushte primitive

Mirela Dvorani, bashkëshortja e njërit prej viktimave nga shpërthimi i Gërdecit tha se atje punohej në kushte primitive.

15:49
“Zero profesionalitet dhe mungesë etike”, në Itali shkarkojnë trajnerin për tre ditë

Klubi i Serisë D në Itali, Nocerina vendosi të shkarkojë trajnerin Giovanni Ferraro vetëm pas tre ditësh që e kishin emëruar në krye të skuadrës.

15:47
Goditi me karrige mësuesen, gjykata e Lezhës cakton masën “arrest në shtëpi” për 16-vjeçarin

Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, për 16-vjeçarin që goditi me karrige mësuesen në gjimnazin “Hydajet Lezha”.

15:36
Momentet e pabesueshme kur shoferja ‘heroinë’ pret beben e lindur nga klientja e taksisë së saj në Brazil (fotot)

Në pamje të publikuara sot shiheshin momentet heroike kur një taksiste braziliane ka pritur beben e lindur nga klientja në sediljen e pasme të taksisë së saj, dhe madje nuk pranoi para as për udhëtimin.

15:32
OKB: Jemi të shqetësuar se po kryhen krime lufte në konfliktin Izrael-Hamas

Organizata e Kombeve të Bashkuara tha të premten se ndihet e shqetësuar se po kryhen krime lufte nga të dyja palët në konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit.

15:29
100 ditët në krye të rendit/ Bilanci i Ministrisë së Brendshme nën drejtimin e Taulant Ballës

2632 persona kanë rënë në pranga në 368 operacione të ndryshme policore prej 15 korrikut kur në krye të Ministrisë së Brendshme u vendos Taulant Balla, i cili në objektivin e 100 ditëve kishte goditjen e paligjshmërive dhe rritjen e sigurisë dhe rendit publik ku falë angazhimit u parandaluan 23 ngjarje kriminale.

15:29
Ditët e Mios! Kolonia e piktorëve mbledh mbi 50 artistë nga vendi dhe bota

Kolonia ndërkombëtare e arteve figurative “Ditët e Mios” në vitin e 13-të të organizimit të saj, ka sjellë në Korçë piktorë nga 15 vende të botës

15:15
FMN vlerëson ekonominë/ “Rimëkëmbje nga turizmi dhe kontrolli mbi borxhin publik”

Shqipëria ka dalë nga lista gri e pastrimit të parave, me vendim të Task Forcës për Veprimin Financiar, vendim ky që u bë i ditur nga ministri i Ekonomisë, Ervin Mete, që në nisje të konferencës me shefen e misionit të Fondit Monentar Ndërkombëtar dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë.

15:07
SHBA shton sanksionet ndaj Hamasit dhe pjesëtarëve të Gardës Revolucionare të Iranit

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të premten një valë të dytë të sanksioneve kundër grupit militant palestinez, Hamas, pas sulmit të grupit kundër Izraelit këtë muaj.

14:56
Brojës i shtohet konkurrenca te Chelsea, Pochetino lajmëron rikthimin e sulmuesit

Armando Broja sapo është rikthyer nga dëmtimi në gju që e mbajti për më shumë se nëntë muaj jashtë fushave të lojës.

14:50
Shqipëria del nga lista gri, Çela: Fryt dhe kontribut i strategjisë së hartuar nga Prokuroria e Përgjithshme në 2020-ën

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela e ka konsideruar daljen e Shqipërisë nga lista gri e pastrimit të parave fryt dhe kontribut thelbësor të seksioneve të posaçme në 7 prokuroritë kryesore të vendit.

14:48
Turqia, 100 vjet republikë/ Vizioni i Ataturkut, si është sot?

100 vjet më parë Mustafa Kemal Ataturku shpalli Republikën e Turqisë me vizionin që ajo të ishte perëndimore, moderne, laike dhe paqësore.

14:41
Kosovë-Serbi, të ndryshojë formati i bisedimeve: Aktuali nuk po funksionon!

Problemi i dështimeve të njëpasnjëshme për të arritur ujdinë mes palëve të përfshira në procesin e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, për njohës të zhvillimeve politike në të dy vendet, nuk qëndron vetëm tek dy kampet e përfshirë drejtpërdrejtë, por edhe tek vetë qasja e deritanishme në dialog.

14:37
“Gjuajmë më shumë se City e Brighton”, befason trajneri i skuadrës në krizë

Rafa Benitez u emërua trajneri i Celta Vigos në verën e 100-vjetorit të klubit galician, duke u kthyer në Spanjë pas 8 viteve.

14:31
Gjermania sulmon Borrellin: Merret me Asociacionin, pse nuk përmend Banjskën!

Teksa BE-ja kërkon ta gjejë fajin tek Kosova për ngecjen e procesit të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, Reinhard Butikofer e sheh përgjegjësinë edhe diku tjetër.

14:25
Shefja e BE-së Ursula von der Leyen viziton Ballkanin Perëndimor ditën e diel

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të nisë të dielën një vizitë katërditore në Ballkanin Perëndimor.

14:21
Fatmir Bektashi nuk e ankimon masën e sigurisë! Avokatja e ndërtuesit e konfirmon për Top Channel

Biznesmeni Fatmir Bektashi nuk e ankimon masën e sigurisë “detyrim paraqitje” të dhënë nga GJKKO për çështjen “Partizani”.

14:14
I shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet një 44-vjeçar në Malësinë e Madhe

Një 44-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për kultivim kanabisi në Malësinë e Madhe është vënë në pranga të policisë.

14:08
Merr zjarr fabrika e mobilerisë në Fier, zjarrfikësit në luftë me flakët

Një fabrikë mobilerie ka marrë flakë pak minuta më parë në fshatin Fermë – Çlirim në Fier.

14:06
“Dëgjova një grua që po bërtiste ka rënë zjarr, u dëmtova në kokë nga predhat”, dëshmitarët e Gërdecit në seancën ndaj Mediut

Seanca e radhës po mbahet këtë të premte ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu për çështjen “Gërdeci”, ku pritet të dëshmojnë tetë persona.

13:58
A do i mbijetonim një apokalipsi zombie? Shkencëtarët: Murtaja mund të përhapet brenda 7 orësh, dëme katastrofike

Nga “The Walking Dead” te “The Last Of Us”, apokalipset e zombive kanë qenë tiparet kryesore të filmave fantastiko-shkencor për vite me radhë.

13:54
Berisha: Parlamentin nuk e braktisim, do të shkojmë në seancë

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një konference për shtyp tha se do të marrë pjesë në seancën e parlamentit, pavarësisht situatës.

13:38
Privatizimi i ish-kompleksit “Partizani”/ U la në burg nga GJKKO, avokati i Jamarbër Malltezit dorëzon ankimimin

Njëri prej avokatëve të Jamarbër Malltezit, Klodian Skënderi ka dorëzuar ankimimin për vendimin e Gjykatës së Posaçme, e cila vendosi masën “Arrest me burg” disa ditë më parë.

13:37
Apple paralajmëron rritje të çmimeve të shumë prej shërbimeve të saj të abonimit!

Apple ka njoftuar rritje të çmimeve të shumë prej shërbimeve të saj të abonimit.

13:34
Dhunoi gjyshin në Vlorë, në kërkim një 31-vjeçare

Një 31-vjeçare nga Vlora është shpallur në kërkim nga policia për dhunë në familje.

13:22
Nis “Dialogu Vendor”/ Mazniku: Në fokus buxheti dhe projektet e BE 

Në një kohë, kur Shqipëria ka çelur negociatat me Bashkimin Evropian, rrugë të reja janë hapur për përfitime financiare dhe jo vetëm.

13:21
Fundi i tetorit me temperatura deri 29 gradë! Sinoptikania e SHMU: Pas së shtunës ka vetëm diell

Temperatura deri në 29 gradë këtë fundit tetori!

13:20
Rrapet mbi gjysëmshekullor, rrezik për qytetarët dhe automjetet në Durrës

Rrapet mbi gjysëmshekullor në Durrës po kthehen në rrezik për qytetarët dhe automjetet.

13:09
Grabisnin objekte kulti, arrestohet 34-vjeçari në Kolonjë! Procedohet bashkëshortja 22-vjeçare

Zbardhen dhe dokumentohen 3 vjedhje të ndodhura në objekte kulti, gjatë 2 muajve të fundit.

13:03
Martinez ndez tifozët: Fitoj titullin ose Championsin me Aston Villan

Emiliano Martinez është një hero në Argjentinë.

12:57
Manastirliu në përurimin e gjimnazit “Besnik Sykja”: Me buxhetin e vitit 2024, do të garantojmë rritjen e pagave për mësuesit

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu ka garantuar mësuesit për rritjen e pagave në vitin 2024.

12:42
Takimet në Bruksel, Rama-Serbisë: Mjaft me fantazmat e së shkuarës! Bëj paqe, për hir të Zotit

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje Serbisë që të bashkëpunojë në dialogun me Kosovën, ndërsa bisedimet në Bruksel vijojnë ende.

12:30
Shqipëria del nga lista gri e FATF, Balluku: Lufta për parandalimin e pastrimit të parave, një nga angazhimet kryesore të qeverisë shqiptare

Zëvendës kryeministrja, Belinda Balluku nga Parisi, ku është zhvilluar një takim i Financial Action Task Force (Taskforcës së Veprimit Financiar), përcolli një lajm të rëndësishëm për vendin tonë. 

12:30
Premiera në Shkup! Shfaqet me sukses “Në kuadër të dashurisë”

“Në Kuadër të Dashurisë” pati mbrëmjen e djeshme premierën e tij në Shkup, Maqedoni e Veriut.

12:22
GJKKO vendos sekuestro preventive ndaj pasurive të Pëllumb Gjokës

Me kërkesë të SPAK gjykata e posaçme vendosi sekuestro ndaj 39 hektarëve tokë, që gjendet në zonën Pulaj në Velipojë, pronësia e të cilave dyshohet se u tjetërsua përmes falsifikimeve nga i dyshuari Pëllumb Gjoka, arrestuar prej korrikut së bashku me 14 të tjerë midis tyre një prokuror dhe dy zyrtarë policie.

12:17
Viktimat e përgjimeve të “SKY ECC”/ Goditet grupi kriminal i drogës Itali-Spanjë

Europol në bashkëpunim me policinë italiane dhe atë spanjolle kanë goditur një rrjet të madh kriminal që qëndron pas trafikimit të disa tonëve hashash që trafikoheshin në vendet e BE.

12:17
Basha takim me zv/presidentin e IRI: Lufta kundër korrupsionit prioritet, mbështesim SPAK, vetingu i politikanëve domosdoshmëri

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, priti sot në selinë e Partisë Demokratike, zëvendëspresidentin e Institutit Republikan Ndërkombëtar, Scott Mastic.

12:05
Përurohet gjimnazi “Besnik Sykja”, Veliaj: Xhevahir që i shtohet Tiranës! Koha të rikonstruktojmë shkollat ‘Petro Nini’ dhe ‘Edit Durham’”

Gjimnazi “Besnik Sykja” është shkolla më e re e rindërtuar në Tiranë.

11:58
Franca bën thirrje për kamionë ndihmash në Gaza sa më shpejt të jetë e mundur

Ndihma duhet të lejohet në Gaza “sa më shpejt të jetë e mundur” me “qindra” kamionë të nevojshëm për të hyrë në ndihmë të banorëve në zonën e konfliktit çdo ditë, tha të premten ministrja e Jashtme franceze Catherine Colonna.

11:48
Shqipëria del nga lista gri e pastrimit të parave

Shqipëria del nga lista gri e pastrimit të parave.

11:47
Tregtoheshin pa faturë/ Sekuestrohen 217 celularë më vlerë 70 mijë euro! Në pranga një person në Lezhë

Një administrator i dy dyqaneve në Lezhë është vënë në pranga, pasi u kap duke shitur celularë pa faturë.

11:29
Tentoi të trafikonte armë në Shqipëri, arrestohet 45-vjeçari çek në pikën kufitare të Morinës

Një shtetas çek i cili tentoi të hynte në Republikën e Shqipërisë në pikën kufitare të Morinës, është vënë në pranga për trafikim të armëve.

11:22
Digjet banesa në Durrës, tymi mbulon zonën e Plazhit

Një banesë është djegur plotësisht paraditen e sotme në Durrës.

11:20
Studentët e mjekësisë hyjnë në ambientet e brendshme të rektoratit: Duam zgjidhje

Dhjetëra studentë të mjekësisë kanë vijuar sërish protestën kundër një draft-propozimi që synon t’i detyrojë ata të punojnë të paktën tre vite pas diplomimit në Shqipëri, ose në të kundërt të paguajnë një tarifë të kripur shkollimi.

11:13
SHBA-ja godet Iranin/ Sulmohen dy objekte të përdorura nga forcat iraniane në Siri!

Ushtria e Shteteve të Bashkuara sulmoi dy godina në lindje të Sirisë, të cilat përdoren nga forcat e armatosura të Gardës Revolucionare të Republikës Islamike të Iranit dhe grupet e lidhura me të.

11:04
Ushtruan dhunë fizike ndaj babait dhe të dashurës, arrestohen dy persona

Dhuna fizike vazhdon të jetë një plagë e shoqërisë. Një djalë dhunoi të atin dhe një burrë dhunoi të dashurën, por të dy vihen në pranga nga Policia.

10:57
Rama zbulon bustin e Mitsotakis/ Kryeministri grek mungoi në ceremoninë për nder të babait të tij

“Në përvjetorin e të atit ne shpresojmë ta kemi këtu, kështu që Kyriakos na jep fjalën që do vish këtu për të inaguariar bashkë me mua se unë do jem prapë kryeministër, bashkë me mua dhe me kryetarin e bashkisë sheshin dhe vendosjen e bustit të të ndjerit dhe të paharruarit këtu në këtë zonë, babait tuaj”.

10:52
Rritet siguria e nxënësve, Bashkia e Tiranës transformon rrugët para shkollave në kryeqytet

Fëmijët e shkollave në kryeqytet do të kenë më shumë hapësirë dedikuar atyre.

10:50
Iu gjetën lëndë narkotike dhe municione, arrestohen dy shtetas

Specialistët e Hetimit të Narkotikëve arrestuan dy shtetas pasi jjatë kontrollove fizike iu gjetën sasi lëndësh narkotike, municione luftarake dhe shuma parash.

10:42
Ku është më mirë të jesh grua? Kosova është vendi i dytë më i keq në Evropë! Ku renditet Shqipëria?!

Indeksi i Grave, Paqes dhe Sigurisë 2023 u prezantua të martën, duke renditur vendet në mbarë botën për sa i përket statusit të grave.

10:12
Korrupsion në Sarandë/ GJKKO vendos masën “arrest në burg” për punonjësin e bashkisë dhe inspektorin e IKMT-së

GJKKO vendos masën “arrest në burg” për punonjësin e zyrës së Urbanistikës në Bashkinë Sarandë dhe inspektorin e IKMT-së.

10:11
Studim i ri/ Filizat e brokolit një ‘bombë’ përfitimesh për shëndetin! Ja çfarë i ndodh trupit tuaj nëse i konsumoni

Përveç erës së çuditshme dhe shijes së veçantë, brokoli fsheh një sërë përfitimesh të rëndësishme shëndetësore dhe duhet konsumuar rregullisht

09:56
Dy mënyra si të përdorni lëngun e portokallit kundër gripit

Lëngu i portokallit është i pasur me vitaminë C dhe flavonoide të cilat e bëjnë imunitetin më të fortë dhe të aftë për tu përballur me virozat.

09:40
Fitore dhe rekorde/ Lukaku në formë, “shënjestron” Interin

Romelu Lukaku thellon rekordin në Europa League, kompeticionin e tij të preferuar.

09:40
Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze: Nuk ka karburant në karvanin e ndihmave në Gaza

Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe të Palestinës tha se 12 kamionë ndihma hynë në Gaza përmes pikës kufitare Rafah me Egjiptin të enjten, duke transportuar ujë, ushqim, ilaçe dhe furnizime mjekësore – por pa karburant.

09:30
Shkarkuan mbetje të hidrokarbureve në ujërat e Gjanicës, vihen nën hetim tre punonjësit përgjegjës të dy kompanive private

Tre punonjës përgjegjës të dy kompanive private janë vënë nën hetim, pasi shkarkuan mbetje të hidrokarbureve në ujërat e lumit Gjanica.

09:30
Izraeli kreu sulme me tanke dhe avionë luftarakë gjatë natës në Gazë

Ushtria e Izraelit tha të premten se forcat e veta tokësore, të ndihmuara nga avionët luftarakë dhe dronët, kryen sulme në qendër të Rripit të Gazës gjatë natës mes të enjtes dhe të premtes.

09:27
BE, 50 milionë euro ndihmë shtesë humanitare për Gazën

Bashkimi Evropian do të sigurojë 50 milionë euro ndihmë humanitare shtesë për Gazën, tha të enjten presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

09:25
Rrëfimi i ish-it të Manchester United: Nëse do të kishte vazhduar, do të kisha vdekur

Darron Gibson, ish-lojtar i Manchester United dhe Evertonit, tregon se pas përfundimit të karrierës së tij kaloi një fazë të varësisë totale nga pilulat e gjumit.

09:15
BE-ja vazhdon sot diskutimet për Kosovën dhe Serbinë

Këshilli Evropian do të diskutojë sot për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë gjatë ditës së dytë të samitit të Bashkimit Evropian (BE), pas një dite të ngjeshur me takime të shumta por të pafrytshme mes udhëheqësve të këtyre dy vendeve me liderët e BE-së të enjten në Bruksel.

09:05
Jeni të fiksuar pas disa VIP-ave?! Mësoni se çfarë tregon studimi i ri në lidhje me inteligjencën tuaj!

Një studim i ri hungarez, i botuar në “BMC Psychology” ka nxjerrë në pah lidhjen mes adhurimit të të famshmëve dhe performancës më të ulët në testet njohëse.

08:55
Çifti italian thyen rekord, dasmë dhe divorc brenda 24 orëve!

Një çift arriti t’i jepte fund martesës së tyre pa hapur dy procedura të veçanta.

08:50
Prerje e druve në mënyrë të paligjshme/ Nën hetim tre persona dhe një inspektor pyjesh në Pogradec

Tre persona dhe një inspektor pyjesh po hetohen në gjendje të lirë për prerje të druve në mënyrë të paligjshme në Pogradec.

08:45
Më në fund pajtim në BE: Ujdi për deklaratën në Lindjen e Mesme

Pas bisedimesh maratonë në Bruksel, krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve të bllokut europian, u pajtuan më në fund me një deklaratë përfundimtare në lidhje me luftën në Lindjen e Mesme ku kërkohet armëpushim dhe korridore të mbrojtura për furnizimin e sigurt me ndihma të Rripit të Gazës.

08:38
Automotive Fair Albania II, rikthehet ngjarja më e shumëpritur automotive!

Edicioni i II-të i Automotive Fair Albania rikthehet në datat 26-29 tetor te Pallati i Kongreseve, sheshi “Nënë Tereza”, sheshi “Italia”.

08:30
Shkencëtarët, thirrje OKB-së: Kriza e klimës të shpallet emergjencë shëndetësore!

Studiues nga e gjithë bota i kanë kërkuar Organizatës Botërore të Shëndetësisë, OBSH që ta shpallë krizën e klimës si emergjencë shëndetësore globale.

08:22
Thuram nuk erdhi falas, ja sa pagoi Interi për kartonin e francezit

Në mbledhjen vjetore të Asamblesë së Aksionarëve të Interit, janë miratuar edhe bilancet për sezonin sportiv 2022-2023, teksa janë zbuluar edhe shifrat e disa transferimeve të zikaltërve.

08:12
Lufta godet ekonomitë! Rrezik për krizë në Egjipt, Liban e Jordani

Konflikti mes Izraelit dhe Hamasit rrezikon ta përkeqësojë akoma edhe më shumë stabilitetin e brishtë financiar të vendeve në kufi me shtetin hebre.

08:03
Banesat me qira, me NIPT! Rregulla të reja për qiradhënësit kundër informalitetit

Kush jep prona me qira në Booking apo AirBnb nuk do kenë më mundësi të operojnë më në informalitet nga 1 nëntori.

07:57
Mot i paqëndrueshëm! Si do jenë temperaturat për këtë të premte

Dita e premte do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

00:22
Lëkundje tërmeti në Vlorë

Një tërmet me magnitudë 3.1 i shkallës Rihter ka lëkundur qytetin e Vlorës.