“Art dhe Zeje” në Elbasan, panairi i shkollave si pjesë e festimeve për Ditën e Verës

11/03/2024 16:38

Me synimin e përçimit të traditës brez pas brezi, për të dytin vit radhë, shkollat e Elbasanit, nën drejtimin e zyrës arsimore, kanë organizuar panairin e zejeve.

Magjia e ngjyrave të kostumeve popullore identifikonte zona të ndryshe dhe tradita të cilat fëmijët kanë detyrën e rëndësishme ti mbartin dhe trashëgojnë.

“Art dhe Zeje” është një program i cili aplikohet në 29 shkolla të Bashkisë së Elbasanit, ku fëmijët përveç rëndësisë së trashëgimisë kulturore, kalojnë dhe orë produktive mes tyre.

Organizimet e Ditës së Verës në Elbasan synojnë të përfshijnë  çdo moshë ndërsa sofra e mikpritjes së miqve do të jetë e shtruar në datat 13 dhe 14 për të pritur mijëra vizitorë.

Top Channel