Konservatorët kërkojnë Johnson! Duan të zëvendësojnë kryeministrin Sunak për të shmangur humbjen e zgjedhjeve

11/03/2024 13:32

Politikanë të lartë në rradhë t e konservatorë ve britanik në pushtet  janë duke komplotuar për të zëvendesuar kryeministrin aktual Rishi Sunak me ish-bosin e tij, Boris Johnson në një përpjekje për të shmangur humbjen e pritshme elektorale në zgjedhjet e ardhshme, më shumë gjasa nëntorin e ardhshëm.

Këto lëvizje  duket se diktohen nga dështimi i Sunak për të ndryshuar sondazhet e opinionit publik edhe pas paraqitjes së buxhetit të fundit. Tentativat e afro 50 deputetëve po koordinohen nga një aristokrate e Johnsnon, e veja e një manjati të ndërtimit. Sipas tyre vetëm ish-kyeministri kontravers Boris Johnson mund të shmang humbjen e pritshme spektakolare të konservatorëve që kanë 14 vjet në pushtet.

Ata mendojnë se Johnson është i vetmi person që ka karizmën për ta drejtuar Partinë e qendrës së djathtë konservatore drejt suksesit elektoral, duke shpëtuar rreth 80 mandate elektorale. Përveç laburistëve, konservatorët rrezikohen edhe nga Partia e Reformës së të atit të Brex-it, Nigel Farage e cila rreth 10 përqind në disa zgjedhje të pjesshme së fundmi, duke marrë vota të konservatorëve dhe që kanë një qëndim majft të ashpër anti-emigracion.

Deputetet po ashtu kërkojnë që Boris Johnson të jetë në krye të një referendumi tjetër po në ditën e zgjedhjeve për daljen e Britanisë nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, ç’ka do e rendiste Britaninë në radhë me Rusinë dhe Bjellorusinë. Por sa janë gjasat që konservatoret të ndryshojnë sërish kuajt e karrocës? Llogjikisht të pakta, pasi numrat nuk janë, pavarësisht dëshirës dhe intrigave në sallonet e politikës. Nëse do të ndodhte një gjë e tillë do kishim kryeministrin e 6 britanik, nga radhët e konservatorëve nga 2010 dhe të katërtin nga 2022-shi. E nëse cmenduria politike do prevaloj, konservatoret do duhet të nxitojnë se s’kanë kohë politike, nëse do duan të hynë në Librin Guinnes të politikës, për të zëvendësuar Italinë e shekullit të kaluar në nderimet e qeverive dhe kryeministrave.

Top Channel