Robert Downey Jr

Robert Downey Jr fitoi çmimin Oscarin, për rolin e tij në filmin “Oppenheimer”, si kryetari i Komisionit të Energjisë Atomike.

Në fjalimin e tij pasi mori trofeun, artisti falënderoi fëmijërinë e tmerrshme, bashkëshorten, stilisten dhe publicistin.

“Unë kisha nevojë për këtë punë më shumë se sa ajo kishte për mua dhe ja ku qëndroj këtu, si njeri më i mirë”, tha ai, duke shtuar se puna që bëjnë është e fuqishme dhe domethënëse.

Robert Downey Jr ka pasur dy nominime të mëparshme për Tropic Thunder në 2009 (aktori më i mirë dytësor) dhe për Chaplin në 1993, në të cilin ai kishte rolin kryesor si aktori komik dhe regjisori Charlie Chaplin.

Top Channel