Emrat/ Kush është 19-vjeçari që mbeti i vdekur pas sherrit me thika në Fier, shoqërohet në polici autori

11/03/2024 12:24

Grei Bihuci është 19-vjeçari që mbeti i vdekur këtë të hënë, pasi u qëllua me thikë nga Florjan Muka në qendër të Fierit.

Sipas të dhënave paraprake dyshohet se sherri mes tyre nisi në rrjete sociale dhe më pas degradoi në përleshje fizike.

Policia ka arritur të ndalojë autorin 18-vjeçar pas ngjarjes, i cili është dërguar në komisariat për t’u marrë në pyetje.

Një 20-vjeçar që ndërhyri për ta shpëtuar ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spitalin e Fierit jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 11:30, në bulevardin “Jakov Xoxa”, shtetasi F. M., 18 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. B., 19 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital. Në spitalin e Fierit është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi O. S., 20 vjeç, i cili në momentin që ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin F. M, dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, sipas njoftimit zyrtar të policisë.

Top Channel