E shtunë, 24 Qershor 2023
11:40
“Grusht shteti” në Rusi? Wagneri pushton aeroportin, tanke në rrugët e Moskës!

Pakënaqësitë kishin nisur të shpërfaqen prej kohësh, por tashmë duket se lufta është e hapur: Grupi mercenar rus Wagner, i udhëhequr nga Yevgeny Prigozhin, pretendon se ka pushtuar objektet ushtarake në qytetin e Rusisë, Rostov-on-Don, ndërsa Vladimir Putin e akuzoi ish krahun e tij të djathtë për tradhti.

11:33
Heshtje zgjedhore në Greqi, Mitsotakis dhe Tsipras përmbyllën mitingjet e mëdha

Heshtja zgjedhore mbizotëron sot në Greqi, një ditë para se qytetarët të shkojnë përsëri tek kutitë e votimeve 5 javë pas zgjedhjeve të fundit parlamentare të 21 majit, në të cilat kosnervatorët që fituan bindshëm me 20 pikë diferencë nga të Majtët, nuk mundën të siguronin shumicë parlamentare për shkak se u zhvilluan me sistemin e thjeshtë proporcional.

11:20
Nis sot Festivali Folklorik në Gjirokastër, kryeministri Rama publikon videon nga skena e qendisur

Festivali Folklorik Kombëtar nis këtë të shtunë në Gjirokastër, ku për një javë rresht do të ngjiten në skenë 1200 artistë.

11:16
Vazhdojnë operacionet anti-kanabis në Krujë, asgjësohen 362 bimë nëpër fshatra

Krujë/Vijojnë kontrollet dhe operacionet për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. Finalizohet faza e 19-të e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, nga Komisariati i Policisë Krujë në bashkëpunim me Fnsh Tiranë. Më parë si rezultat i fazave të mëparshme të këtij operacioni janë asgjësuar 9448 bimë narkotike […]

11:03
“Ka gjëra që më mërzisin, them do iki”/ Elvana Gjata në “Flasim”, rrëfen paragjykimet që e bëjnë të ndihet keq

Këngëtarja Elvana Gjata tregon momentet e vështira të karrierës së saj, kur ka menduar të heqë dorë.

10:58
Përplas 3-vjeçaren me automjet, arrestohet shoferi 42-vjeçar në Tiranë

Një 42-vjeçar në Tiranë ka aksidentuar një të mitur 3 vjeçe ditën e djeshme në Rrugën e Dafinave në Tiranë.

10:50
“Qeros”, trajneri i Spanjës preket nga thirrjet e tifozëve: Ishte mungesë respekti!

Nën drejtimin e Luis de la Fuentes, Spanja u rikthye te një trofe pas 11 vitesh (i fundit ishte Euro 2012) teksa iberikasit fituan edicionin e tretë të Nations League në një finale përballë Kroacisë.

10:30
Dy dekada me audiencë të lartë! Edi Rama pyet Elvana Gjatën: Si ia ke dalë?

Kryeministri Edi Rama, në podcast-in e kësaj të shtune me këngëtaren Elvana Gjata, e pyeti këngëtaren si ia del të ruajë pas 19 vitesh nivelin e lartë të audiencës dhe të ndjekshmërisë.

10:29
Asgjësohen 1 mijë e 600 rrënjë kanabisi në Mirditë, arrestohen dy persona

1664 fidanë kanabisi janë asgjësuar me anë të djegies në fshatin Xhuxhë të Mirditës.

10:23
United “fshin” emrin e Cristiano Ronaldos, numri “7” bëhet me një pronar të ri

Eric Cantona, David Beckham, Michael Oën, Di Maria dhe Cristiano Ronaldo.

10:09
Dy vajza nga Fushë-Kruja grabisin dyqanin e qendrës tregtare në Zogun e Zi

Dy vajza, një 20-vjeçare dhe një 32-vjeçare kanë grabitur një dyqan një një qendër tregtare në zonën e Zogut të Zi.

10:05
Përplasi për vdekje këmbësorin, arrestohet 24-vjeçari në Fier

Një 34-vjeçar humbi jetën pasi u përplas nga një makinë në Fier.

09:51
Putin: Shefi i Wagnerit “tradhtoi” Rusinë për “ambicie personale”

Presidenti rus, Vladimir Putin, është zotuar të shtunën se do t’i ndëshkojë kryengritësit, pasi grupi mercenar Wagner, ka thënë se do ta rrëzojë udhëheqësinë e ushtrisë ruse.

09:32
​Konjufca: Zgjedhjet në veri vetëm sipas ligjit

Udhëheqësi i grupit mercenar rus, Wagner, Yevgeny Prigozhin, është zotuar se do t’i provojë të gjitha mënyrat për të rrëzuar udhëheqësinë ushtarake të Rusisë, disa orë pasi Kremlini e ka akuzuar atë për “rebelim të armatosur”.

09:28
Grabiten me armë 40 mijë euro një pikë transfertash parash në Tiranë, autori largohet me biçikletë

Një grabitje me armë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Tiranë në zonën e Unazës.

09:15
Flamurtari me portieri të ri, vlonjatët zyrtarizojnë ish-gardianin e Partizanit

Flamurtari vijon punën në merkato me synim përforcimin e organikës për sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë, ku sërish objektivi kryesor do të jetë rikthimi në Superiore.

09:04
Breshër i pazakontë në Fushë Arrëz! Thyen xhamat e automjeteve dhe dëmton rëndë bujqësinë

Fushë Arrëzi u pushtua pasditen e djeshme nga breshëri, i cili nuk kurseu të mbjellat.

08:49
Gati 85 mln £/ Jo vetëm Kovacic, Guardiola do një tjetër kroat

Manchester City konkretizoi një sezon perfekt me fitimin e tripletës: Champions League, Premier League dhe FA Cup.

08:44
Çfarë ha që je në superformë? Elvana Gjata tregon sekretin në Podcastin e Ramës

E ftuara e kësaj jave në podcastin “Flasim” të kryeministrit Rama ishte Elvana Gjata, artistja shqiptare e cila foli jo vetëm për karrierën e saj të suksesshme, por edhe jetën personale.

08:33
Kreu i Wagnerit i shpall luftë Moskës: Do eliminojmë udhëheqjen ushtarake ruse

Udhëheqësi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin i shpalli zyrtarisht luftë Moskës.

08:28
“Boll fajësuat njëra-tjetrën”/ Deputeti gjerman, thirrje Kosovës e Serbisë

Raportuesi përgjegjës për Ballkanin Perëndimor i partisë FDP në Bundestagun gjerman, Thomas Hacker, u shpreh se Kosova e Serbia kanë vazhduar të fajësojnë njëra tjetrën duke iu larguar një zgjidhjeje të përbashkët të situatave të krizës.

08:18
“Flasim”/ Elvana Gjata në podcasin e Ramës: Prindërit nuk kanë dashur që unë të këndoj

E ftuara e kësaj jave në podcastin “Flasim” të kryeministrit Rama ishte Elvana Gjata, artistja shqiptare e cila  dy ditë më parë “i vuri flakën” stadiumit “Air Albania”, ku mbajti koncertin e saj të parë recital.

08:10
Moska rrit sigurinë, shefi i Wagnerit akuzohet për nxitje të rebelimit ndaj Rusisë

Kreu i grupit mercenar rus, Wagner, po hetohet për nxitje të rebelimit, pasi akuzoi ushtrinë ruse për një sulm vdekjeprurës me raketa kundër trupave të tij.

08:01
Temperaturat pësojnë rënie të lehtë, parashikimi i motit për këtë fundjavë

Sot pritet një tërheqje e masave ajrore Afrikane nga territori shqiptar duke sjellë freskim të lehtë të motit.

E premte, 23 Qershor 2023
23:03
Shefi mercenar i Wagner akuzon Rusinë se ka bombarduar trupat e tij

Kreu i grupit mercenar Wagner ka akuzuar liderët ushtarakë rusë se kanë vënë në shënjestër trupat e tij.

22:54
Regjisori i “Titanikut”: Kërkimi për nëndetësen e zhdukur u shndërrua në një “maskaradë makthi”

Regjisori i filmit “Titaniku”, James Cameron, thotë se operacioni i kërkimit për nëndetesen turistike ‘Titan’, u shndërrua në një “maskaradë makthi”, që zgjati agoninë e familjarëve të personave që ndodheshin në bordin e saj.

22:51
Thana dhe vetitë e saj kuruese, gjithçka që duhet të dini

Thanat janë ndër frutat më të veçantë medicinalë me përdorim të gjerë në mjekësinë popullore.

22:47
SHBA-ja sanksionon agjentët rus që tentuan të ndikojnë në zgjedhjet amerikane

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë vendosur sanksione ndaj dy agjentëve të inteligjencës ruse që u përpoqën të ndikonin në zgjedhjet lokale në SHBA, tha Departamenti amerikan i Thesarit.

22:43
Gati 85 mln £/ Jo vetëm Kovacic, Guardiola do një tjetër kroat

Manchester City konkretizoi një sezon perfekt me fitimin e tripletës: Champions League, Premier League dhe FA Cup.

22:31
Ndarja nga Egli Tako, Olsi Bylyku flet për herë të parë: Na mungon njëri-tjetri por…

Kanë qenë në qendër të mediave rozë së fundmi për aludime për ndarje mes tyre, por Olsi Bylyku i ka dhënë përgjigje mbrëmjen e sotme në “Më lër të flas” të gjitha pikëpyetjeve. 

22:29
Thuram merr vendimin për të ardhmen, zgjedh transferimin në Milano

Marcus Thuram zgjedh Interin. Sulmuesi i talentuar francez ka vendosur të firmosë me zikaltrit e Milanos, duke refuzuar kështu ofertat e marra nga Milani dhe Paris Saint Germain.

22:17
Ekskluzive/ Donaldi dhe Bora, çift në një film? Moderatori zbulon detaje

Çifti i shumëpërfolur, Donald Veshaj dhe Bora Zemani do të sjellin një film që flet për historinë e tyre të dashurisë.

22:13
Moderatorja Erjona Rusi: I them vajzës mos rri kurrë e vetme me dikë, qoftë familjar

Moderatorja Eriona Rusi, e ftuar në “Më Lër të Flas”, duke treguar se çfarë këshillash i jep ajo vajzës së saj 14-vjeçare, tha se një ndër to është që kurrë të mos rrijë vetëm me dikë qoftë edhe familjar.

21:58
Sfida për të kaluar me not nga kanali i Otrantos drejt Vlorës, Eva Buzo: Kandili i detit më pickoi në krah dhe më uli ritmin

Notarja Eva Buzo u detyrua ta lërë në mes sfidën e saj për të përshkuar me not kanalin e Otrantos.

21:51
At Nikolla Xhufka: Jam ende i virgjër! Ja për kë po e ruaj

At Nikolla Xhufka tha në “Më Lër të Flas”, se është ende i virgjër dhe zbuloi se për kë po e ruan virgjërinë e tij.

21:45
A duhet të edukohen fëmijët për marrëdhëniet seksuale? Ja si reagojnë të rriturit kur pyeten nga një 11 vjeçar

Matias 11 vjeç, në bashkëpunim me stafin e “Më lër të flas”, ka kryer një eksperiment social në Parkun e Liqenit Artificial, ku ka pyetur disa persona të moshave të ndryshme, t’i jepnin një shpjegim apo përkufizim se çfarë është një masë mbrojtëse e llojit prezervativ

21:39
Seksi ende tabu! Historitë e pabesueshme që tregojnë mjekët: Çfarë kërkojnë partnerët

Seksi vazhdon të mbetet temë tabu në Shqipëri.

21:34
Eksperti: Alienët nuk do të flasin me njerëzit, do të komunikojnë me inteligjencën artificiale që do t’i komandojë (fotot)

Në një dokumentar që pritet të transmetohet së shpejti, kreu i departamentit të astronomisë së universitetit të Harvard, Avi Loeb, thotë se qeniet aliene me shumë gjasa do të komunikojnë me inteligjencën artificiale në tokë sesa me vetë tokësorët.

21:26
Foto/ Ndërtesa me pasqyrë që zhduket në shkretëtirë, ja si duket ajo nga brenda

Maraya në Arabinë Saudite është ndërtesa më e madhe e mbuluar me pasqyrë në botë, dhe në periudha të caktuara të ditës struktura duket se avullohet në shkretëtirën përreth.

21:16
Zyrtare/ “Bomberi” shkodran me detyrë të re te Vllaznia

Vioresin Sinani u rikthye gjatë verës së kaluar te Vllaznia e tij e dashur, duke qenë një nga ndihmësit e ish-trajnerit Mirel Josa.

21:15
Mosmarrëveshjet mes drejtuesve rusë dëmtojnë operacionet ushtarake, edhe kontrollin e Putinit

Videoja e publikuar ishte tronditëse – jo vetëm për pamjet që tregonte, por edhe për fjalët që thuheshin aty

21:11
​Sveçla: Zbulohet sasi e madhe e armatimit në veri të Kosovës, policia parandalon sulm terrorist

Policia e Kosovës ka zbuluar sasi të mëdha të armatimeve në një veturë me targa të Beogradit, afër Komunës së Zveçanit.

21:10
Ashtu siç ishte paralajmëruar, Roerd Toçe vjen gjithashtu si pjesë e kastit!

Vetëm pak ditë më parë në një intervistë për “Wake Up” në Top Channel, ishte regjisori dhe skenaristi i filmit “Në kuadër të dashurisë”, Koloreto Cukali.

21:04
Aktori i njohur Besmir Bitraku, një nga personazhet më të spikatur në “Në kuadrin e dashurisë”!

Besmir Bitraku është një emër që të gjithë e njohim dhe e kemi ndjekur shpesh në projekte të ndryshme.

20:50
Si iu përgjigjën Kurti e Vuçiç kërkesave të BE-së?

Pika e vetme për të cilën u tha se janë pajtuar në Bruksel kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç.

20:39
Fiks Fare/ “Futem e dal nga shtëpia me maskë”, vendstrehimi i pallatit plot me ujëra të zeza, mushkonjat bëjnë kërdinë

Alban Vangjeli banor i pallatit 976 në lagjen 17 në qytetin e Durrësit ka kërkuar ndihmën e emisionit Fiks Fare pasi në pallatin ku ai jeton, një pallat i vjetër i ndërtuar vite më parë ndodhet një vendstrehim i cili sot është kthyer në pusetë ujërash të zeza dhe në fole mushkonjash.

20:29
Një alternativë më shumë për Sylvinhon, lojtari dardan merr pasaportën shqiptare

Mirlind Daku ka marrë zyrtarisht pasaportën e Republikës së Shqipërisë dhe mund të luajë pa probleme me kombëtaren kuqezi.

20:20
SHBA e shpalli non-grata, kërkohet dorëheqja e kryetarit të komunës së Strugës

Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit në Maqedoninë e Veriut tha se kishte ngritur një nismë që në vitin 2019 për hetime ndaj kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko, i cili u përcaktua nga Departamenti amerikan i Shtetit si “persona non grata” për shkak të veprave korruptive dhe ndikimit në gjyqësor.

20:10
“Kalendari Kombëtar Turistik”/ Rama prezanton aplikacionin: Mund të gjeni të gjitha bukuritë e vendit

Sezonit turistik veror, i cili ka nisur vrullshëm, i shtohet nga sot inovacioni më i ri i qeverisë shqiptare, këtë herë përmes Agjencisë Kombëtare të Turizmit.

19:57
Borrell: BE-ja nuk do të tolerojë përshkallëzimin në veri të Kosovës

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se “pavarësisht takimeve të mbajtura dje” në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Alleksandër Vuçiç, “përshkallëzimi vazhdon dhe po bëhet i rrezikshëm” në veri të Kosovës.

19:55
Eva Buzo nuk është e vetmja! Kush ishte avokati italian që tentoi të vinte me not nga Italia para 38 vitesh

Eva Buzo nuk është e para që ka marrë përsipër sfidën për të përshkruan me not vijën detare nga Italia në Shqipëri.

19:52
Futbolli për shkollat / 116 mësuesit e trajnuar nga FIFA janë gati

116 mësuesit e trajnuar nga FIFA janë gati për të vënë në jetë një nga projektet më të mëdha që pritet të transformojë dhe të rrisë akoma edhe më shumë futbollin shqiptar.

19:42
Kapet grupi shqiptar “1 mld euro”! Europol aksion në tre shtete, pastronin paratë me restorante e ndërtime

Një rrjet trafikantësh droge i përbërë kryesisht nga shtetas shqiptar u çmontua nga Europol dhe Eurojust.

19:42
Si zgjidhet kriza? Kurtit i sugjerohet ti rikthehet bashkëpunimit me aleatët

Në takimin emergjent në Bruksel, Kosova e Serbia u pajtuan vetëm për nevojën për zgjedhje të reja në Veri të Kosovës.

19:33
Qipro shpëton 45 emigrantë sirianë nga barkat në brigjet juglindore të ishullit (fotot)

Shërbimet e emergjencës në Qipro kanë realizuar shpëtimin e 45 emigrantëve nga Siria në barka të papërshtatshme për lundrim, pas marrjes së informacioneve se ndodheshin në vështirësi pranë kepit Greco në juglindje të ishullit.

19:26
Rezervuari Kakhovka i Ukrainës ishte i dyti më i madh në Evropë, tani kërcënon furnizimin me ushqim në botë

Për shtatë dekada një rezervuar i madh ka dominuar peizazhin këtu si i dyti më i madh në Evropë, por tani jo më.

19:24
Policia e Kosovës arreston “rusin”/ Sulmoi KFOR-in gjatë trazirave në veri

Të premten Policia e Kosovës ka arrestuar Nenad Orloviç, i njohur si “Rusi”.

19:19
U ankuan banorët, pastrohen pirgjet me mbeturina në Theth

Pas denoncimit nga banorët e zonës për pirgje të mëdha me mbeturina në Theth, bashkia është vënë në lëvizje duke pastruar zonën.

19:12
Guatemala voton të dielën për të zgjedhur presidentin mes nacionalistëve e liberalëve (fotot)

Guatemalasit shkojnë të dielën në zgjedhjet e përgjithshme me 22 kandidatë presidencialë.

19:03
Sa kalori humbasim kur pastrojmë kuzhinën tonë?

Të mbash një kuzhinë të pastër duket si një punë me kohë të plotë, dhimbje koke dhe një stërvitje e mirë.

18:55
Format i ri/ Botërori për Klube si Kupa e Botës, zgjidhet vendi organizator

Botërori për klube ndryshon format, teksa Këshilli i FIFA-s ka vendosur në mënyrë unanime që të organizohet për herë të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vitin 2025, një vit para Kupës së Botës 2026, që do të organizohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

18:48
Fqinjët e Nicki Minaj po mbledhin firma për ta dëbuar atë dhe burrin e saj nga shtëpia e tyre e re

Banorët e Hidden Hills nuk duan që Nicki Minaj dhe bashkëshorti i saj Kenneth Peaty të jetojnë në lagjen e tyre dhe tashmë po mbledhin firma për t’i dëbuar.

18:46
Salianji: Basha do garojë me Spiropalin për të qenë ministër i Ramës

Ervin Salianji ka deklaruar ditën e sotme në Top Talk se sipas tij Basha synon të bëhet pjesë e qeverisë së Ramës e të garojë me ministrat për t’i zënë vendin atyre.

18:39
Agjencia franceze anti-korrupsion thotë se ‘sistemi i drejtësisë në vend ka kapitulluar ndaj korrupsionit’

Shefja e agjencisë franceze të monitorimit të korrupsionit Elise Van Beneden tha sot në Paris se sistemi i drejtësisë “ka kapitulluar ndaj korrupsionit” pas anulimit të një dekreti që lejonte veprim ligjor në cështjet anti-korrupsion.

18:35
Eros Grezda firmos me Partizanin, kampionët bëjnë “bum” në merkato

Eros Grezda firmos me Partizanin. Lajmi ishte në ajër prej ditësh, por pasditen e të premtes ka ardhur edhe prezantimi zyrtar i sulmuesit të Kombëtares Shqiptare me fanellën e kuqe.

18:26
Bie nga kati i 5-të i pallatit, ndërron jetë 55-vjeçarja në Tiranë

Një 55-vjeçare në Tiranë ka ndërruar jetë pasi ka rëndë nga lartësia.

18:23
Hetimi i CNN ngre akuza ndaj Greqisë për mbytjen e emigrantëve: Na tërhoqën anijen, po të na linin do kishin shpëtuar

Teksa anija me emigrantë fundosej, njerëzit kapën gjithçka që mundën për të qëndruar në det, duke e shtyrë njëri-tjetrin nën ujë në një luftë të furishme për mbijetesë. Disa po bërtisnin, shumë filluan të recitonin lutjet e tyre të fundit.

18:14
Vera erdhi, fruti më i mirë që ju ndihmon të keni një bark të sheshtë

Përpjekja për të humbur peshë mund të jetë një udhëtim i vështirë, veçanërisht nëse po përpiqeni të hiqni dorë nga të gjitha ushqimet që ju pëlqejnë.

18:07
Gruaja e Kevin Costner kërkon $250,000 në muaj pension fëmijësh, për të ruajtur ‘stilin e tyre të jetesës’ (fotot)

Bashkëshortja e ndarë e aktorit amerikan Kevin Costner ka llogaritur se duhet të përfitojë $248 000 pension bashkë me fëmijët, pas divorcit me aktorin e filmit “Vallëzo me ujqërit”.

18:06
Zelensky: Sulm i mundshëm rus në centralin e Zaporizhjas

“Ukraina dëshiron që vendet e tjera t’i kushtojnë vëmendje paralajmërimit të saj se Rusia mund të planifikojë sulm ndaj centralit bërthamor të pushtuar, për të shkaktuar katastrofë”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

17:48
Lazio gjen pasuesin e Igli Tares, i besohet një italiani

Lazio gjen pasuesin e Igli Tares.

17:47
Jetëgjatësia, mënyra e thjeshtë për ta siguruar atë sipas ekspertëve të Harvardit

Një gjumë i mirë gjatë natës na ofron pushimin që trupi ynë kërkon dhe me kalimin e kohës.

17:46
Libia dënon me vdekje 23 ish-luftëtarë të ISIS (fotot)

Avokatët e familjeve të viktimave thanë se verdikti ishte ‘i drejtë’.

17:37
Krimet Kibernetike/ Policia: Po vidhen para online, kemi parandaluar mashtrimet kompjuterike

Policia e shtetit ka nisur hetimet në lidhje me skemat e mashtrimeve kompjuterike.

17:30
Ftesë në 5/ Maturanti në karrocë me rrota që u bë viral duke kërcyer me shokët, përlotet e ëma: Kishte turp të shkonte

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte i ftuar Angel Duhanxhi, maturanti nga një gjimnaz professonal në Elbasan, video e së cilit u bë virale.

17:23
Forca e Sigurisë Kosovë: KFOR ishte në dijeni për marshimin në Mitrovicë

Forca e Sigurisë së Kosovës ka realizuar marsh kondicional me 215 ushtarë, nga kazerma “Minatori” deri ne fshatin Frashër të Mitrovicës, dhe është kthyer në bazë.

17:22
Mijëra peshq të ngordhur dalin në breg në një plazh të Tajlandës, shkak ndryshimet klimatike

Ndryshimet klimatike mund të jenë arsyeja që mijëra peshq të ngordhur dolën në breg të detit në një plazh të Tajlandës të enjten, tha një ekspert.

17:21
Investigimi: Rusia kishte mjetet, motivin dhe mundësinë për të shkatërruar digën në Ukrainë

Rusia kishte mjetet, motivin dhe mundësinë për të rrëzuar digën ukrainase që u shemb më herët këtë muaj, ndërsa ishte nën kontrollin e forcave ruse.

17:18
Italia ashpërson ligjet ndaj praktikës së kontestuar të lindjeve ‘surrogate’ (fotot)

Praktika e kontestuar e lindjeve nga “nëna” të paguara, është ndaluar në Itali prej vitit 2004, por koalicioni i kryeminstres Giorgia Meloni po përgatit ligjin që kriminalizon dhe çiftet italiane që e bëjnë këtë jashtë Italise, në vendet ku është ende e ligjshme.

17:08
Parlamenti gjerman miraton ligjin e ndryshuar për imigracionin e punonjësve të kualifikuar

Bundestagu miratoi këtë të premte një reformë të re të ligjit të imigracionit, e krijuar për të inkurajuar më shumë persona nga jashtë Bashkimit Evropian që të shkojnë në Gjermani për punë.

17:07
Gjenerali serb kërkesë KFOR-it: Mbroni serbët në Kosovë, të ndërmerren masa urgjente

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë serbe, gjenerali Millan Mojsilloviç, tha se i ka kërkuar misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, që të ndërmarrë masa urgjente për të mbrojtur popullatën serbe në Kosovë.

17:01
Foto/ Të tjera polemika për “Sierenën e vogël”! Disney përfshin në kast një yll pornoje

Filmi live aksion ” The Little Mermaid ” vazhdon të shkaktojë reagime edhe pse mbetet një sukses, këtë herë për shkak të përfshirjes së një ylli porno në kast.

16:58
27 orë not nga brigjet e Italisë drejt Vlorës, Eva Buzo mesazh nga spitali: Jam mirë, notova gjatë

Eva Buzo pasi është qetësuar në ambientet e spitalit të Vlorës, ka përshëndetur me një mesazh të gjithë ata që i qëndruan pranë.

16:55
Studim: Përdorimi i përditshëm i aspirinës mund të rrisë rrezikun e anemisë

Përdorimi afatgjatë i aspirinës shoqërohet me një rritje prej 20% të rrezikut të zhvillimit të anemisë dhe një rënie të niveleve të hekurit në gjak tek të moshuarit, sipas një analize të re të një sprove klinike të financuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit.

16:40
Izraeli paralajmëron se armët e dërguara në Ukrainë po përfundojnë në duar të gabuara (fotot)

Armatimet anti-tank që Perëndimi po i dërgon Kievit kanë përfunduar në Lindjen e Mesme, tha sot kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, duke shtuar se pikërisht për këtë arsye nuk po dërgon armë në Ukrainë pasi ato mund të përfundojnë në duar të gabuara.

16:37
Prokuroria e Kosovës ngre aktakuzë për krime lufte ndaj një serbi

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit M.GJ, i nacionalitetit serb, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”.

16:36
Si ndikon aktiviteti fizik në uljen e kolesterolit?

Njerëzit që vuajnë nga kolesteroli i lartë janë plotësisht të ndërgjegjshëm, në shumicën e rasteve, për rëndësinë e humbjes së peshës së tepërt trupore dhe ushqyerjes së shëndetshme.

16:34
Kush është Jay dhe Sean Bloom? Financieri dhe djali i tij nga Las Vegasi i shpëtuan tragjedisë zhytëse të Titanit

Jay Bloom dhe djali i tij Sean Bloom janë dy persona të cilëve iu ofruan bileta me zbritje për të hipur në zhytësen fatkeqe Titan, i cili përfundimisht shpërtheu, duke rezultuar në vdekjen tragjike të pesë personave.

16:27
Te United “betohen”, oferta e fundit për yllin e Chelseat

Manchester United prej kohësh është vënë në ndjekje të Mason Mount, talentit në pronësi të Chelseat.

16:22
‘Mashtruesi’ qëndroi 603 ditë në hotelin me pesë yje pa paguar (fotot)

Një burrë i akuzuar si mashtrues po hetohet pasi ka qëndruar në një hotel luksi në Indi për gati dy vjet pa paguar.

16:18
Më 23 korrik mbahen zgjedhje në Rrogozhinë! Kukësi ende pa datë

23 korriku do të jetë data e përsëritjes së zgjedhjeve në Rrogozhinë.

16:11
Në anijen e fundosur në Greqi ishin të paktën 350 pakistanezë

Ministri i Brendshëm i Pakistanit, Rana Sanaulah Khan, më 23 qershor, tha se rreth 350 pakistanezë ishin në bordin e anijes për peshkim, e stërmbushur me emigrantë, e cila u fundos në Greqi, më 14 qershor.

16:08
Goli i Asllanit më i votuari, shqiptarët dhurojnë spektakël në eliminatore

Spektaklin në eliminatoret e Europianit Gjermani 2024 e dhurojnë shqiptarët.

15:55
Ju zë makina? Kura natyrale me xhenxhefil është zgjidhja

Gjatë udhëtimeve me makinë, anije apo aeroplan me siguri keni ndjerë një herë përzierje të stomakut e nje seri ndjesish të tjera të pakëndëshme.

15:52
Tensione gjatë konstituimit të Këshillit Bashkiak të Korçës, “Bashkë Fitojmë” braktis mbledhjen

Ndërsa është bërë konstituimi i Këshillit të ri Bashkiak të Korçës, zgjedhja e drejtuesve të rinj dhe betimi i kryetarit Sotiraq Filo këshilltarët e “Bashkë Fitojmë” kanë braktisur mbledhjen pak pas numërimit të votave për nënkryetarët. 

15:48
Leipzig i përgjigjet Bayernit, firmos me fantazistin e talentuar

Bayerni thërret, Leipzigu përgjigjet. Në ditën që bavarezët prezantuan Raphael Guerreiron, i cili erdhi nga Borussia e Dortmundit, ‘demat’ e Leipzig zyrtarizuan blerjen përfundimtare të fantazistit Christophe Baumgartner.

15:38
Video/ Këngëtari i shëndoshë britanik Sam Smith bëhet ‘viral’ pas videos së hedhjes mbi turmën kur përfundon i përplasur përtokë (fotot)

Këngëtari britanik Sam Smith, i preferuar nga mediat por i tallur e përçmuar për tendencat e mbrapshta të veshjes e simbolikave, është bërë tashmë një shaka virale në rrjetet sociale prej një videoje ku dikush që duket si ai, bën një hedhje në skenë që nuk shkoi siç kishte planifikuar.

15:34
Aksioni në MEK, ministri i Mbrojtjes: Ndërhyrja e policisë ishte konform të gjitha ligjeve

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi nga Korça tha se Kosova dhe Bosnje Hercegovina janë dy vende të brishta në Ballkanin Perëndimor, ndërkohë që Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut duke qenë pjesë e NATO janë shumë më të sigurta.

15:28
Në plazhin e Spillesë/ Rriten me 30% pushuesit, shumica janë të huaj

Plazhi i Spillesë, rreth 75 km nga Tirana, ofron një atmosferë miqësore për pushime familjare.

15:24
Fotolajm/ Ushtarët ukrainas stërviten në Donetsk

Anëtarët e forcave të armatosura të Ukrainës mund të shihen duke u stërvitur pranë vijës së frontit në Donetsk.