Si zgjidhet kriza? Kurtit i sugjerohet ti rikthehet bashkëpunimit me aleatët

23/06/2023 19:42

Në takimin emergjent në Bruksel, Kosova e Serbia u pajtuan vetëm për nevojën për zgjedhje të reja në Veri të Kosovës.

Sipas njohësve, ky ishte takim pa rezultat ku u rikonfirmuan deklaratat dhe kërkesat e Bashkimit Evropian për palët.

Sipas Xanit, shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell duhet të ketë rolin e ndërmjetësuesit në procesin e dialogut.

Në anën tjetër, për të dalë nga kjo gjendje krize në veri, njohësit rekomandojnë që Qeveria e Kosovës t’i rikthehet bashkëpunimit me aleatët dhe të marrë seriozisht shqetësimet e rekomandimet e tyre.

Bashkimi Evropian në takimin e 22 qershorit në Bruksel, përsëriti kërkesat për zgjedhje të reja, largim të policisë nga objektet komunale dhe kthim në dialog, duke shtuar po ashtu se tre policët e Kosovës që u rrëmbyen të lirohen pa kushte dhe menjëherë.

Top Channel