A duhet të edukohen fëmijët për marrëdhëniet seksuale? Ja si reagojnë të rriturit kur pyeten nga një 11 vjeçar

23/06/2023 21:45

Matias 11 vjeç, në bashkëpunim me stafin e “Më lër të flas”, ka kryer një eksperiment social në Parkun e Liqenit Artificial, ku ka pyetur disa persona të moshave të ndryshme, t’i jepnin një shpjegim apo përkufizim se çfarë është një masë mbrojtëse e llojit prezervativ

Përgjigjet që ka marrë nga këta persona, nuk kanë qenë aspak ndihmuese për të, madje përkundrazi e kanë quajtur si turp një pyetje të tillë dhe i kanë sugjeruar atij të mos ia tregojë askujt atë send.

“A mund të ma shpjegosh pak se çfarë është kjo të lutem?” ka qenë pyetja e Matiasit i cili mbante një prezervativ në dorë.

Përgjigjet ishin të llojit:

“Është zinxhir”, “Kush ta dha ty atë? Mos ja trego askujt”, “Kjo nuk është për moshën tënde”, “Nuk është gjë e mirë nuk është për ty ajo”, “Është prezervativ është gjë e turpshme”, “Lëre prapë aty ku e morë, nuk e di çfarë është nuk e kam parë asnjëherë”, “Nuk të duhen ty hidhe në kosh plehrash”.

Megjithatë ka pasur edhe persona që kanë dhënë përgjigje të arsyeshme, ku i kanë thënë të miturit të pyesë prindërit apo mësuesit në shkollë.

“Do e mësosh në klasë të shtatë te libri i biologjisë”, “Nuk është gjë, pyet babin se çfarë është”, “Ik pyet mësuesen në shkollë, nuk e di nëse e keni në program por mos pyet njerëzit se mund të jetë dikush që nuk ka qëllime të mira”

Kjo video është zhvilluar me lejen e prindërve të 11-vjeçarit.

Top Channel