Eksperti: Alienët nuk do të flasin me njerëzit, do të komunikojnë me inteligjencën artificiale që do t’i komandojë (fotot)

23/06/2023 21:34

Në një dokumentar që pritet të transmetohet së shpejti, kreu i departamentit të astronomisë së universitetit të Harvard, Avi Loeb, thotë se qeniet aliene me shumë gjasa do të komunikojnë me inteligjencën artificiale në tokë sesa me vetë tokësorët.

Profesori amerikano-hebre thotë se me shumë gjasa kjo do të ndodhë pasi sipas tij “inteligjenca aliene do të ndjehet shumë më e lidhur me inteligjencën robotike për pritet të dominojë tokën, sesa me vetë qeniet njerzore që mund të kenë mbetur në të”, me ritmet aktuale të ecurisë.

“Nese ata na vizitojnë sigurisht që sistemet tona të inteligjencës artificiale AI do të interpretojnë sistemet e tyre artificiale AI, dhe ndoshta ata do të ndjejnë një lidhje më të fortë afërie me ta”, thotë intelektuali në dokumentarin në fjalë.

Ai spekulonte më tej se prej largësisë së udhëtimeve hapësinore, civilizimet aliene mund të dërgojnë inteligjencat e tyre artificiale për të kontaktur me civilizime të huaja apo specie të tjera, kështu që asgjë nuk është e sigurtë.

“Unë besoj se udhëtimet hapësinore bëhen më mirë me pajisje elektronike sesa me krijesa biologjike, pasi do të kërkonte shumë më tepër kohë”, shkruan ai sipas rrjetit Fox.

“Për të arritur në yllin më të afërt ne na duhen rreth 50,000 vjet me raketat që kemi. Por sistemet e inteligjencës artificiale kanë shumë më tepër durim, ata mund të qëndrojë të fjetur, ose të aktivizohen kur duhet, duke i mbijetuar kështu udhëtimeve ose eksperiencave të gjata.”

Agjenci hapësinore si NASA apo ESA thuhet se kanë nisur tashmë të përdorin sisteme të inteligjencës artificiale për të hartuar universin, por Loeb duket se thotë se kjo inteligjencë e re AI do të luajë një rol shumë më të madh në eksplorimet nga sa mendonim.

Deklarata e profesorit vjen mes një serie raportimesh nga administrata e SHBA për pikasje UFO-sh ose objektesh që mund të klasifikohen si ‘aliene’.

Javët e fundit Pentagoni ka nisur të thotë se merr dhjetra raportime për UFO në muaj dhe disa prej tyre janë interesante sa për të nisur hetime serioze.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel