Video/ Këngëtari i shëndoshë britanik Sam Smith bëhet ‘viral’ pas videos së hedhjes mbi turmën kur përfundon i përplasur përtokë (fotot)

23/06/2023 15:38

Këngëtari britanik Sam Smith, i preferuar nga mediat por i tallur e përçmuar për tendencat e mbrapshta të veshjes e simbolikave, është bërë tashmë një shaka virale në rrjetet sociale prej një videoje ku dikush që duket si ai, bën një hedhje në skenë që nuk shkoi siç kishte planifikuar.

31 vjeçari është bërë kryefjala e rrjetit kur një përdorues shkroi me shaka në videon e tij: ‘Sam Smith bëri një hedhje nga skena por askush nuk e priti”, teksa postonte videon e dikujt që kërcente nga skena mbi turmën, por kjo e fundit shmanget dhe ai përfundon i përplasur përtokë, shkruan Daily Mail.

Në video shihet turma qe hapet duke iu shmangur personit në hedhje, i cili përfundon i përplasur në tokë në incidentin që duket shumë i dhimbshëm.

@loveyourlife_79 When you’re a big boy wanting to do a stage dive, you should check with the crowd first 😬 #ouch #fail #stage #dive #vanillaice #tmnt #Oregon ♬ original sound – OregonDreamer


Komentuesit thonin: “Më vjen keq që duhet të përdor këtë tipin që ngjan me ‘sam smith’ por mua më duket tamam një hedhje e Sam Smith.”

Por shpejt u kuptua se fansat ishin gënjyer pasi ai nuk ishte këngëtari në fjalë por një person çfarëdo me një kostum të “Breshkave Ninxha” që u hodh mbi tufën në një koncert të  Vanilla Ice të shtunën në Oregon, SHBA

Fansat e Sam i dilnin në mbrojtje këngëtarit duke shkruar: “Megjithë dezinformacionin që shpërndajnë disa rrjete, Sam Smith nuk është hedhur nga skena në asnjë koncert. Është shqetësuese sa shumë besojnë se mund të kishte qenë Sam Smith në këtë video”.

Një tjetër shkruante: “Më pëlqen shumë @samsmith. Kushdo që tallet me të le të vijë e të na tregojë trupin e tyre të përkryer”.

Por shumë vetë u gënjyen nga video pasi Sam është aktualisht në turneun Gloria, megjithë disa anulime që ka pësuar.

Kënga e fundit që po promovohet nga Sam ka përsëri titullin e kontestuar ‘Vulgar’, në një duet me Madonna.

Dy muaj më parë Sam dha një performance në çmimet Grammys që u quajt nga “më sataniket” në historinë e pop-it.

Këngëtari dhe bashkëpunëtori Kim Petras, mbanin veshje koke në formë djalli në një performancë të frymëzuar nga filmat horror, duke tërbuar audiencën konservatore në SHBA.

FOTO GALERI
1/5
Në video shihet turma qe hapet duke iu shmangur personit në hedhje, i cili përfundon i përplasur në tokë në incidentin që duket shumë i dhimbshëm.

Top Channel