“Kryebashkiaku nuk ka sinjalizuar asnjë rrezik”/ Vangjeli në Top Story: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi, Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin
Vetëm pak ditë më parë në një intervistë për “Wake Up” në Top Channel, ishte regjisori dhe skenaristi i filmit “Në kuadër të dashurisë”, Koloreto Cukali.
E së bashku me të, u intervistua edhe një nga aktorët e kastit, Roerd Toçe.
E ashtu siç dhe e keni mësuar tashmë, Roerdi është një nga aktorët e këtij filmi, që mesa kuptuam nga intervista e tij, sjell me vete një sërë surprizash. Ndër të tjera ai u shpreh dhe shumë i emocionuar dhe i privilegjuar që është duke punuar me një kast të tillë, që po zbulohen dita-ditës.
Roerd Toçe ka lindur më 25 Tetor të vitit 1994 në Tiranë. Ai është diplmuar në Universitetin e Arteve. Aktori është një figure mjaft e njohur e ekranit, sidomos me paraqitjen e tij në serialin “Snob” të vitit 2021. Me personazhin e Gentit, ai i mbajti të mbërthyer shikuesit, të cilët në fillim mendonin se ai ishte i vdekur. Në fund të sezonit të parë, ai shfaqet i gjallë dhe me shumë mundësi do të jetë personazhi kryesor i sezonit të dytë të serialit. Përveç kësaj paraqitje, ai ka qenë pjesë edhe e shumë reklamave televizive, ku mund të përmendim këtu kompaninë Vodafone.
Përveç seriale, ai ka marrë pjesë edhe në disa filma si: “Mbjellja e Pemëve” (2021), “Erik” (2022). Përveç kinematografisë, Roerd Toçe është pjesë edhe e Teatrit Metropol. Disa shfaqje, të cilat ai i ka luajtur me mjaft profesionalizëm janë: “Sherlock Holmes”, “Ditari i Anne Frank”, “Letra”, “The Merchant of Venice”, “F.L.I”.
Top Channel