Plazhi i Spillesë, rreth 75 km nga Tirana, ofron një atmosferë miqësore për pushime familjare.

Ky plazh monitorohet nga roje shpëtimi, duke garantuar sigurinë maksimale për të gjithë pushuesit.

Pranë tij shtrihet një pyll piktoresk me pisha, dhe ky kombinim i pishave, palmave, rërës dhe detit të pastër, ka tërhequr jo vetëm turistët shqiptare por edhe ata të huaj, të cilët vijnë nga Polonia, Ukraina etj për të bërë pushimet në Spille.

Përfaqësuesit e strukturave akomoduese shprehen se vërehet një rritje të konsiderueshme turistësh në këtë plazh, me rreth  30% më shumë se një vit më parë.

Një mënyrë strategjike për joshjen e turisteve është parë edhe përfshirja e paketave “all inclusive”.

Një bollëk restorantesh tërheqëse, bare, shume opsione për argëtimin e fëmijëve, çmimet e përballueshme por dhe mirë organizimi i vendparkimeve , kanë bërë që ky vend të tërhiqet nga shumë vizitorë vit pas viti.

 

Top Channel