Fiks Fare/ “Futem e dal nga shtëpia me maskë”, vendstrehimi i pallatit plot me ujëra të zeza, mushkonjat bëjnë kërdinë

23/06/2023 20:39

Alban Vangjeli banor i pallatit 976 në lagjen 17 në qytetin e Durrësit ka kërkuar ndihmën e emisionit Fiks Fare pasi në pallatin ku ai jeton, një pallat i vjetër i ndërtuar vite më parë ndodhet një vendstrehim i cili sot është kthyer në pusetë ujërash të zeza dhe në fole mushkonjash.

Albani thotë se banon në katin e parë të pallatit dhe hyrja e shtëpisë së tij është ngjitur me ditaren e vendstrehimit dhe sa herë i duhet të futet në shtëpi duhet të kalojë me maskë. Përveç kësaj ai tregon se sapo hapet dera, mushkonjat futen në shtëpi. Albani thotë se në shtëpi jeton me nënën e moshuar dhe vëllanë e tij me probleme të shëndetit mendor i cili edhe pse ka shumë vite që nuk del nga shtëpia mushkonjat  e kanë pickuar  kudo në trup.

Qytetari tregon se nuk ka gjetur asnjë zgjidhje deri tani, ka vajtur disa herë në UK Durrës, por nuk ka marrë ende përgjigje.

Gazetarët e Fiks Fare bashkë me qytetarin ju drejtuan Ujësjellës Kanalizimeve Durrës ku inxhinieri  Bledar Metalla u shpreh se ndërhyrja në ambientet e brendshme të pallatit nuk janë në kompetenca të shoqërisë së Ujësjellës Kanalizimeve  edhe pse disa herë i është dhënë ndihmë qytetarit.

Ai thotë se brenda në ambientet e bodrumit nuk është futur ndonjëherë, por që do t’i bashkohet grupit të xhirimit të Fiks-it në pallatin ku ndodhet problematika.

Pasi Njësia Administrative nr 5 në Bashkinë e Durrësit u njoftua nga gazetarët e Fiks Fare, inspektorët e njësisë mbërritën në terren dhe u shprehën se, nuk kanë qenë në dijeni më parë për rastin, por tani që u informuando t’i jepet zgjidhje e menjëherëshme situatës.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel