E enjte, 09 Tetor 2025
11:22
Pas vrasjes së gjyqtarit Kalaja, vijon pezullimi i gjyqeve në Durrës, shtyhen 360 seanca

Pas dy ditësh bllokim të aktivitetit të Gjykatës në nderim të gjyqtarit të vrarë Astrit Kalaja, edhe sot nuk po zhvillohen gjyqe në Durrës, pasi gjyqtarët po marrin pjesë në mbledhjen e organizuar nga KLGJ në Tiranë.

11:17
Faza e parë e marrëveshjes për Gazën, çfarë do të ndodhë sot? Nga dokumenti që nënshkruhet sot në Sharm- el Sheik në vizitën e Presidentit Trump në Egjipt

Pas muajsh vonesash dhe zhgënjimesh, një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza mund të përfundojë për vetëm disa orë.

11:13
PS rrëzon kërkesën e PD për interpelancë me Ramën për “Aruba-n”, Bardhi: Kushtetuta e detyron të japë llogari në Kuvend

Mazhornaca rrëzoi kërkesën e kreut të Grupit Parlamemtar të PD, Gazment Bardhi për interpelancë me kryeministrin Edi Rama për dosjen ‘Aruba’.

11:08
“Armën që përdori e kishte pa leje”, avokati i Elvis Shkambit: Familja e tij ka vuajtur më çështjet civile, ka hyrë dhe në borxhe për këtë gjyq

Gjykata caktoi sot masën e sigurisë “Arrest me burg” për tre të arrestuarit për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja.

11:01
Tom Doshi hoqi dorë, KQZ i jep mandatin kandidatit Besnik Brahimi

Pas dorëheqjes së Tom Doshit, KQZ i dha mandatin kandidatit Besnik Brahimi.

10:57
Gjykata e Lartë mbledhje urgjente pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, zbardhen kërkesat e gjyqtarëve

Në polin e drejtësisë janë mbledhur gjykatësit nga i gjithë vendi me kërkesë të Gjykatës së Lartë për të diskutuar situatën pas vrasjes së gjykatësit Astrit Kalaja.

10:57
“Në 2007-ën desh u vra një gjyqtare”, Karamuço në ‘Top Story’: Duhet të ishin marrë masa sigurie për gjyqësorin që atëherë

Analisti, Ervin Karamuço i ftuar në “Top Story” nga Grida Duma, komentoi vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja.

10:51
Presidenti Begaj për marrëveshjen Izrael-Hamas: Hap i rëndësishëm drejt paqes së qëndrueshme

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përshëndeti sot marrëveshjen Izrael-Hamas të shpallur nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump.

10:49
Analiza/ “Për vrasjen e Astrit Kalasë në sallën e gjyqit: Koha për një Pakt Kombëtar për Drejtësinë”

Nga Dr. Klodian Rado

10:47
Video/ Autogol qesharak dhe gafë skandaloze, “hije” trukimi në ndeshjen vendimtare të ekipit afrikan që kërkon kualifikimin historik në Botëror

Kepi i Gjelbër është shumë pranë një kualifikimi historik në Kupën e Botës 2026 dhe pritet të jetë një nga surprizat e turneut. Por festa e madhe u shty, pasi ekipi u ndal në një barazim 3-3 ndaj Libisë – një ndeshje e mbushur me episode qesharake, dramatike dhe tashmë edhe dyshuese.

10:41
“O idiot”/ Ndërpritet seanca, Taulant Balla: Flamur Noka duhet të kërkojë falje ose të dalë jashtë

Seanca parlamentare u ndërpre pas një debati mes deputetëve.

10:35
“Bëtë politikë me vrasjen”/ Ministri i drejtësisë- opozitës: Keni përgjegjësi për gjuhën denigruese ndaj drejtësisë, turp t’ju vijë

Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari u tregua i ashpër me opozitën sot në seancën plenare, gjatë debateve për vrasjen e gjyqtarit, ndodhur tre ditë më parë në Gjykatën e Apelit.

10:34
“Vrasja tregoi se kombi është në humnerë”/ Topalli: As kartelet e drogës, as mafia italiane nuk ka vrarë një gjykatës duke lexuar vendimin

Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, gjatë fjalës së saj në Kuvend fajësoi politikën për ngjarjen e rëndë të ndodhur tre ditë më parë në Gjykatën e Apelit ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja.

10:33
Plani për paqen në Gaza/ PD kërkoi të përshëndetet në Kuvend, Balla: Mos u bëni qesharakë, kursejani Kuvendit këto lloj diskutimesh

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu kërkoi sot në Kuvend që të përshëndetet faza e parë e marrëveshjes për paqen mes Izraelit dhe Hamasit.

10:28
“Sot Koçiu duhet të jepte dorëheqjen”/ Bardhi për vrasjen e gjyqtarit: KLGJ kërkoi ndihmë, policia e refuzoi

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi tha se Kuvendi duhet të kishte nisur sot me dorëheqjen e ministres së Brendshme Albana Koçiu.

10:26
“Bashkëpunimi ndërkombëtar, thelb në luftën kundër krimit dhe migracionit të paligjshëm”/ Kreu i SPAK takim me ministren belge të Drejtësisë

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, u takua me Ministren e Drejtësisë së Belgjikës, Annelies Verlinden, dhe me Ministren e Azilit dhe Emigracionit të Mbretërisë së Belgjikës, Anneleen Van Bossuyt.

10:24
Emaili i Kuvendit me emrin e Enver Hoxhës, Berisha- Peleshit: Bëre apologji hipokrite, nuk ishte gabim i stafit

Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha sot se përmendja e emrit të Enver Hoxhës në një dokument të Kuvendit që iu shpërnda deputetëve nuk ishte gabim i administratës.

10:19
Arrestohet analisti Fatmir Sheholli, dyshohet për përfshirje në spiunazh për Serbinë

Analisti, Fatmir Shellohi wshtw arrestuar për spiunazh, siç ka njoftuar ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

10:11
E-maili me emrin e Enver Hoxhës, kryeparlamentari Peleshi: Kërkoj ndjesë për keqkuptimin, kam kërkuar…

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi reagoi sot pas shpërndarjes së një materiali informues disa ditë më parë nga Sektori i Bibliotekës në adresë të deputetëve, ku ndër të tjera përmendej edhe emri i ish-diktatorit Enver Hoxha.

10:08
“Tastiera po kthehet në një armë lufte”/ Mark Rutte në Konferencën e Mbrojtjes Kibernetike në Tiranë: Në NATO, askush nuk qëndron vetëm

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Mark Rutte, në një fjalim virtual në Konferencën e 3-të të Mbrojtjes Kibernetike të aleancës, që po zhvillohet në Tiranë, deklaroi se “tastiera sot është një armë lufte”.

10:07
VIDEO/ Seanca plenare, mbahet një minutë heshtje në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja

Seanca e sotme plenare nisi me mbajtjen e një minutë heshtje në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u vra në krye të detyrës në sallën e gjyqit.

10:02
Raportimi i organeve kushtetuese/ PD kërkon 4 orë debat në Kuvend, PS propozon vetëm 2 orë

Para seancës plenare, Konferenca e Kryetarëve u mblodh për të shqyrtuar kërkesën e PD-së në lidhje me zhvillimin dhe përcaktimin e kohës së debatit për raportimet e organeve kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj.

09:56
Zgjedhjet në Tiranë/ “Arlind, ty të akuzojnë si kandidat i Ramës”, Shabani e Doda-Qorit: Votat e tua ndihmojnë Ramën

Barbara Doda, Partia Mundësia dhe Endri Shabani, kreu i Nisma Thurje janë përfshirë në një debat të fortë me Arlind Qorin, kryetarin e Lëvizja Bashkë, për zgjedhjet lokale në Tiranë.

09:50
“Lamë pas një histori të rëndë ryshfetesh”, kryeministri Rama: 95% e shërbimeve publike qytetari shqiptar i ka në xhep

Në konferencën e 3-të të mbrojtjes kibernetike të NATO-s që u mbajt në Tiranë, kryeministri Edi Rama tregoi mobilizimin që pasoi sulmin e rrezikshëm kibernetik që kaloi Shqipëria.

09:47
“Është shumë e rëndësishme të njohësh armikun”/ Rama në Konferencën e Mbrojtjes Kibernetike: Jam i vetmi në qeverinë time pa doktoraturë

Gjatë Konferencës së 3-të të Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, e mbajtur në Tiranë, kryeministri Edi Rama u shpreh se është e rëndësishme të njohësh armikun, pasi foli për sulmin kibernetik që goditi vendin tonë.

09:31
“Qeveritë nuk marrin kurrë meritë për atë që parandalojnë”/ Rama: U përballëm me një sulm kibernetik që synoi strukturën tonë digjitale

Shqipëria është vendi mikpritës i delegacioneve nga 32 vendet anëtare të Aleancës, të përfaqësuara nga ministritë e jashtme, të mbrojtjes dhe cyber ambassadors.

09:18
55 vjet nga 17 Nëntori–Ajax: Kur futbolli botëror zbriti në Tiranë

Nga Endi Tufa

09:16
Marrëveshja e armëpushimit në Gaza, reagon Von der Leyen: Të dy palët t’i përmbahen kushteve

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përshëndeti marrëveshjen për të siguruar një armëpushim dhe lirimin e pengjeve në Gaza dhe përgëzoi përpjekjet diplomatike të Shteteve të Bashkuara, Katarit, Egjiptit dhe Turqisë.

09:13
“Ti fute dajën e hallën për mandat”, Qori përplaset me Shabanin, kreu i ‘Nisma Thurje’: Ke marrë çunin e oligarkut…

Kreu i Nisma Thurje, Endri Shabani është përfshirë në një debat të ashpër me Arlind Qorin, Lëvizja Bashkë, teksa ishin të ftuar në studion e “Top Story” në Top Channel.

09:11
Bota e futbollit në zi, ndahet nga jeta pas luftës me kancerin trajneri i Boca Juniors dhe legjenda argjentinase

Bota e futbollit është zhytur në zi pas lajmit të ndarjes nga jeta të trajnerit të njohur argjentinas Miguel Ángel Russo.

09:02
Në kërkim për përndjekje dhe thyerje te masës së sigurisë, ekstradohet nga Dubai ‘Cllevio’

Kleviol Ahmeti, i njohur ndryshe si ‘Cllevio’ është ekstraduar nga Dubai për në Shqipëri.

08:49
Takimi i ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, Wadephul: Ballkani Perëndimor pjesë e familjes europiane

Zhvillohet në Belfast takimi i ministrave të Jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit.

08:31
Vrasja e Astrit Kalasë në Apel, mbledhja e gjyqtarëve me dyer të mbyllura

Mbledhja e gjyqtarëve që është thirrur pas vrasjes së Astrit Kalasë , siç raporton Anila Hoxha do të bëhet me dyer të mbyllura.

08:27
Ekzekutimi i Astrit Kalasë në sallën e gjyqit/ ‘Blindohet’ gjykata, sot seancë mbi masën e sigurisë për 3 të arrestuarit

Zhvillohet sot seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë ndaj tre të arrestuarve në lidhje me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, në ambientet e Gjykatës së Apelit.

08:17
Tragjike në Angli, 34-vjeçari i merr jetën partneres, e goditi me thikë 18 herë pas një debati

Detajet tronditëse të vrasjes brutale të 32-vjeçares, Rebecca Campbell në shtëpinë e saj jashtë Liverpulit nga i dashuri i saj 34-vjeçar, Michael Ormandy, i janë treguar gjykatës që dëgjoi dëshmitë për krimin.

08:01
“Nuk kam vdekur”, legjenda e muzikës amerikane shuan thashethemet pas deklaratave të motrës së saj: A ju dukem e sëmurë?

“Nuk kam vdekur ende”, ky është mesazhi që ylli i muzikës amerikane, Dolly Parton dërgoi për të vërtetuar se është gjallë pasi motra e saj u kërkoi fansave të luten për shëndetin e saj.

07:48
“Vetëm 3 persona mund ta vizitojnë”, gruaja e ish-shefit të ekipit të Schumacher zbulon të padëgjuarën: Ai mund të komunikojë me sy

Legjenda e Formula 1, Michael Schumacher, tani është në gjendje të komunikojë me sytë e tij, pothuajse 12 vjet pas aksidentit me ski që ndryshoi jetën e tij dhe të familjes së tij.

07:36
Presidenti i Kolumbisë akuzon SHBA-të për sulmet në Karaibe: Goditën anije që transportonin qytetarë kolumbianë

Presidenti kolumbian, Gustavo Petro njoftoi sot se anija e fundit e bombarduar nga forcat amerikane në Karaibe ishte kolumbiane dhe pasagjerët e saj ishin qytetarë kolumbianë.

07:24
Familjet e pengjeve izraelite falënderojnë Trumpin, i bëjnë thirrje komitetit të Nobelit: Jepini presidentit çmimin Nobel për paqen

Presidenti amerikan, Donald Trump, ndau një video të të afërmve të pengjeve në Gaza, duke e falënderuar atë për sigurimin e lirisë së të dashurve të tyre nga robëria e Hamasit.

07:15
Armëpushimi në Gaza, Trump: Besoj që të gjitha pengjet do të kthehen në Izrael të hënën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha në Fox News se pengjet e mbajtura në Gaza ka të ngjarë të lirohen të hënën, si pjesë e fazës së parë të marrëveshjes së armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit.

07:04
Kushte të qëndrueshme me vranësira të pakta në mesditë, parashikimi i motit për këtë të enjte

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

01:12
“Kjo është një ditë e madhe”, Donald Trump njofton arritjen e marrëveshjes për Gazën: Izraeli dhe Hamasi kanë rënë dakord për fazën e parë të planit

Presidenti amerikan Donald Trump ka postuar në rrjetet sociale se “Izraeli dhe Hamasi kanë nënshkruar fazën e parë të Planit tonë të Paqes”.

E mërkurë, 08 Tetor 2025
23:38
Aksident tragjik në aksin Qafë Mali–Fierzë, makina bie në humnerë, ndërron jetë shoferi

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Qafë Mali – Fierzë, pranë “Shkëmbit të Dardhës”.

23:02
Vrasja e gjyqtarit, Grida Duma: Po na shfaqet një rrezik i ri, njerëz të lodhur nga mosmarrja e drejtësisë justifikojnë vetëgjyqësinë

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së Gjykatës së Apelit, ishte tema e cila u trajtuar sot në Top Story nga Grida Duma. Drejtuesja e emisionit mbajti një fjalim, ku e cilësoi ngjarjen si një masakër të plotë institucionale.

22:47
Top Story/ “18 vite që një çështje të zgjidhet”, ish-gjyqtari propozon hallkën që mund të lehtësojë sistemin e drejtësisë: Ndërmjetësimi

Klodian Rado, ish-gjyqtar dhe sot pedagog në Kanada, ka renditur sipas gjykimit të tij arsyet që çuan në tragjedinë në Gjykatën e Apelit, ku magjistrati Astrit Kalaja u vra me armë zjarri pas dhënies së vendimit për një çështje pronësie.

22:46
“Prokurorët dhe gjyqtarët kërkonin të armatoseshin”/ Ish-kreu i KLP në “Top Story”: KLGJ duhet të ngrinte në këmbë shtetin

Ish-kreu i KLGJ, Alfred Balla, zbuloi në “Top Story” disa detaje nga kërkesa e prokurorëve dhe gjyqtarëve për të pasur armë me vete, si mjet mbrojtës gjatë detyrës.

22:45
“Sapo u dha vendimi, zbrazi armën”/ Zbardhet dëshmia e Ervis Kurtaj që u plagos në sallë: Pasi vrau gjyqtarin, u kthye sërish…

Elvis Shkambi, 30-vjeçari nga Shkodra që qëlloi për vdekje gjyqtarin Astrit Klaja dy ditë më parë, nuk e kishte herën e parë që ndiqte procese gjyqësore në krah të xhaxhait të tij Gjonit.

22:40
Dick Van Dyke për pak muaj do të jetë 100 vjeç: Nëse do ta dija se do të jetoja kaq gjatë, do të kujdesesha më shumë për veten

Dick Van Dyke do të mbushë 100 vjeç në dhjetor dhe pranon se nëse do ta kishte ditur se do të arrinte atë moshë, do të ishte kujdesur më mirë për veten, duke pohuar se në jetën e tij ka bërë vetëm gabime.

22:32
Punonjësi i bazës ushtarake amerikane dënohet për rrjedhje informacioni të klasifikuar në një faqe interneti takimesh

Një ish-punonjës civil në një bazë ushtarake amerikane u dënua të martën me gati gjashtë vjet burg për rrjedhjen e informacionit të klasifikuar në lidhje me pushtimin rus të Ukrainës në një faqe interneti takimesh jashtë vendit në vitin 2022.

22:27
PD zgjedh edhe kandidatin për bashkinë e Cërrikut, ja kush garon në 9 nëntor

Lista e kandidatëve të PD për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki, po plotësohet.

22:23
Top Story/ “Jemi pak gjyqtarë dhe shumë çështje”, rrëfimi prekës i të afërmes së gjyqtarit Astrit Kalaja, tregon shqetësimin e tij: Puna po bëhet e lodhshme

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, brenda sallës së gjyqit sapo dha vendimin, ka tronditur opinion publik dhe ka ngritur pikëpyetje për sigurinë e magjistratëve në vend.

22:21
‘Marrëveshja për armëpushim në Gaza “shumë afër”’, Trump mund të udhëtojë në Lindjen e Mesme të dielën

Presidenti Donald Trump thotë se mund të udhëtojë në Lindjen e Mesme të dielën, pasi bisedimet për armëpushim në Gaza po ecin “shumë mirë”.

22:21
Inside Story/ Ndërtime masive por Bashkia Tiranë nuk ka zyra për njësitë vendore, miliona euro privatëve për qiratë

Bashkia e Tiranës ka shpenzuar për qira të ambienteve të zyrave mbi 600 milionë lekë, ose rreth 6 milionë euro.

22:19
“I fryjnë klientët me shpresa, edhe kur nuk kanë të drejtë”, Haxhia në “Top Story”: Terren makabër

Kreu i Dhomës së Avokatëve, Maks Haxhia, ka shprehur në “Top Story” se nëse do të ishte marrë parasysh zgjidhja e stokut të dosjeve në gjykata, sot situata do të ishte ndryshe.

22:09
Inside Story/ Në dorë të privatit, ekspertët: Kontratat për zyra me privatë të lidhur me titullarët e institucioneve

Kontratat e qirave që nënshkruajnë institucionet shtetërore me privatët janë me risk të lartë klientelizmi, korrupsioni apo abuzimi në të gjitha format. Mjafton të themi që mjaft prona shtetërore janë lënë në degradim, në vend që të zhvilloheshin dhe viheshin në dispozicion të enteve që kanë nevojë.

21:57
Inside Story/ Ironike, kush është kulti i panjohur që arkëton dhjetëra milionë lekë nga shteti për kontratë qiraje…

E njëjta skemë si ajo e konstatuar në Pogradec nga KLSH për abuzime në kontratat e qirave vijon të përdoret në çdo skaj të vendit.

21:44
“Është koha për një kapitull të ri”, Angelina Jolie gati të largohet nga SHBA-ja

Angelina Jolie dëshiron një fillim të ri në jetën e saj duke u larguar nga SHBA-ja

21:40
Vrasja e gjyqtarit Kalaja, reagon ashpër Spiropali: E turpshme glorifikimi i agresorit. Kjo nuk është Shqipëria Europiane

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka reaguar ashpër lidhur me mënyrën se si një pjesë e opinionit publik dhe mediave kanë trajtuar ngjarjen tragjike të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja.

21:39
Inside Story/ Kontrata klienteliste?! Institucionet që shpenzojnë miliona euro për qiratë. Pse nuk investojnë në asete të përhershme?!

Mbi 300 milionë lekë në vit paguhen për një sërë ambientesh që shërbejnë si zyra ku ushtrojnë aktivitetin institucione të ndryshme në vend sipas Ministrisë së Financave.

21:33
Inside Story/ Të ardhurat e pronave shtetërore “në drejtim të paditur”, vetëm 9 % e pasurive publike janë të regjistruara…

Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportet e njëpasnjëshme, veçanërisht kur bëhet fjalë për pushtetin vendor, arrin në konkluzionin se ka mungesë të ardhurash në buxhet kur bëhet fjalë për pronën.

21:30
Kush është “Mandela palestinez” i burgosur, që mund të udhëheqë Gazën e pasluftës

Për më shumë se dy dekada, Marwan Barghouti ka qenë i burgosuri më i njohur në burgjet izraelite dhe ndoshta i vetmi udhëheqës palestinez që, edhe nga burgu, gëzon pranim ndërpartiak.

21:23
Kisha, zebra, papagaj dhe panda, kur futbollistët i “çmend” paraja dhe nuk dinë çfarë blejnë

Kur je milioner dhe topi është jeta jote, edhe portofoli luan në ligën e vet. Futbollistët nuk njihen vetëm për golat spektakolarë apo kontratat marramendëse, por edhe për mënyrat origjinale, ndonjëherë të çmendura dhe krejt pa kuptim se si harxhojnë paratë.

21:20
Inside Story/ Paradoksi, pronat e shtetit lihen në degradim por shpenzohen miliona për qira zyrash te privatët…

Prona, është burimi i mjaft të këqijave dhe tragjedive në Shqipërinë e pas viteve ’90-të. Duket paradoksale por edhe vetë shteti, nuk ka arritur dot të vërë në shërbim pronat e tij për t’i vënë në funksion të shërbimeve dhe të mirave publike.

21:19
Izraeli ngre dyshime: Hamasi mund të mos jetë në gjendje të kthejë të gjithë pengjet e vdekura

Izraeli deklaron se Hamasi mund të mos jetë në gjendje të gjejë dhe të kthejë të gjithë pengjet e vdekura në Gaza, sipas tre burimeve izraelite, një fakt që mund të ndërlikojë përpjekjet për të arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës.

21:12
Franca mund të shmang zgjedhjet e parakohshme, Macron pritet të emërojë kryeministrin e ri brenda 48 orësh

Presidenti francez Emmanuel Macron ka fituar më shumë kohë për të zgjidhur krizën politike që ka përfshirë vendin, pasi kryeministri i dorëhequr Sébastien Lecornu ka deklaruar se misioni i tij ka përfunduar dhe se i ka kërkuar presidentit të emërojë një pasues brenda 48 orëve të ardhshme.

21:03
Lautaro prish planet për duelin me Romën, tek Interi tërbohen me Argjentinën

Trajneri Kristian Kivu dhe Interi janë tërbuar nga një shtyrje e ndeshjes së Argjentinës, sepse kapiteni i skuadrës, Lautaro Martinez, do të kthehet një ditë me vonesë nw klub. Ndeshja miqësore midis Argjentinës dhe Porto Rikos, e planifikuar për të hënën, më 13 tetor, është shtyrë me njëzet e katër orë për arsye sigurie, duke vonuar kështu rikthimin e sulmuesit argjentinas në Itali.

20:59
Fiks Fare/ Tualetet e shkollës 9-vjeçare në Maqellarë të bllokuara, nxënësit detyrohen të kryejnë nevojat në dysheme

Një situatë shqetësuese është denoncuar së fundmi nga emisioni Fiks Fare në shkollën 9-vjeçare të Maqellarës, ku prej ditësh tualetet janë jashtë funksioni, duke detyruar nxënësit – përfshirë edhe ata të ciklit të ulët – të kryejnë nevojat personale nëpër korridoret e shkollës.

20:53
Tension mes yllit të Milanit dhe trajnerit, Alegri e “kryqëzoi” para skuadrës në Torino

Marrëdhënia midis Leaos dhe Alegrit është në fije të perit dhe mund të ndikojë gjithë sezonin e Milanit. Sipas asaj që raporton e përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport” Alegri e ka kritikuar ashpër Leaon përpara një pjese të ekipit në dhomën e zhveshjes pas ndeshjes së Torinos kundër Juves.

20:49
Festivali letrar për të rinj/ “Tirana Gate”, kur Letërsia Bashkon Mesdheun dhe Europën

“Mesdheu dhe Europa në letërsinë bashkëkohore” është motoja e edicionit të njëmbëdhjetë të Festivalit letrar për të rinj, që çeli siparin këtë të mërkurë në kryeqytet.

20:43
Parlamenti spanjoll voton me 178 vota pro dhe 169 kundër, embargon e armëve ndaj Izraelit

Ligjvënësit spanjollë miratuan të mërkurën një projektligj për të vendosur një embargo armësh ndaj Izraelit, një masë e mbështetur nga kryeministri socialist Pedro Sanchez për të “ndaluar gjenocidin” në Gaza.

20:36
9.5 mld lekë dëme nga zjarret/ Mbyllet vlerësimi në Delvinë, banorët do dëmshpërblehen për dëmet

Në Delvinë ka mbaruar vlerësimi paraprak i dëmeve që shkaktuan zjarret e verës.

20:33
Projekti që… rrafshoi malet, Mega-aeroporti i ri i Indisë hapet pas dekadash vonesash

Pas gati dy dekadash vonesash dhe pengesash teknike, Mumbai i Indisë, një nga qytetet më të populluara në botë, më në fund ka aeroportin e tij të dytë ndërkombëtar.

20:27
Salah me shokë bëjnë detyrën, Egjipti “pret biletën” për në Botërorin 2026/ Shkon në 19 numri i ekipeve të kualifikuara

Egjipti ka siguruar zyrtarisht kualifikimin në Kupën e Botës 2026, pas një fitoreje bindëse 3–0 ndaj Xhibutit mbrëmjen e së mërkurës në “Stade Al Arabi Al Zaouli” në Casablanca të Marokut.

20:23
Vdes në moshën 89-vjeçare Joan Kennedy, gruaja e senatorit të Massachusetts Ted Kennedy

Joan Kennedy, gruaja e parë e senatorit të Massachusetts, Ted Kennedy, ka vdekur në moshën 89-vjeçare.

20:23
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Për përballimin e reduktimit apo mungesës së naftës në kohë të vështira, qeveria ka rihedhur sërish idenë e ngritjes së një rezerve shtetërore për furnizimin e popullatës në këto raste.

20:19
VIDEO/ Përplasje për tregtinë dhe naftën, India portretizon Trump si demon në festivalin hindu, artistët: Kjo është mënyra jonë për të folur

Në një shfaqje simbolike gjatë festivalit hindu të Durga Puja në shtetin indian të Bengalit Perëndimor, një kompozimi artistik e portretizoi presidentin amerikan Donald Trump si demonin Mahishasura, armikun mitologjik të perëndeshës Durga.

20:17
Mbrojtje për gratë në politikë dhe familjarët e tyre, projektligj edhe për dhunën online/ Çfarë masash parashikohet të merren

Kujdes çfarë komentoni në rrjete sociale dhe kujt i drejtoheni…

19:50
Prezantohet kandidatja e Partisë Socialiste për kryetare të Bashkisë Vlorë, Brunilda Mersini: Një nga vendimet më të vështira…

Në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, deputetja Brunilda Mersini do të jetë e para grua pretendente për të drejtuar Bashkinë Vlorë.

19:47
Aksident i rëndë pranë spitalit Memorial në Fier, përplasen dy mjete, njëri përfundon në kanal

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën e spitalit Memorialit në Fier.

19:40
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në krye të detyrës/ Prokuroria nis hetim për Elvis Shkambin dhe xhaxhanë e tij, rrezikojnë burg përjetë

Elvis e Gjon Shkambi rrezikojnë të dënohen me burgim të përjetshëm për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja pasi Prokuroria e Tiranës i ka proceduar ata për veprën penale ‘Vrasje funksionarëve publikë’, mbi ta rëndon edhe akuza e ‘Vrasje në rrethana të tjera cilësuese’ e mbetur në tentative ndaj Ragip e Ervis Kurtajt si dhe armëmbajtje pa leje.

19:40
Itali, hapet për herë të parë për vizitorët pasazhi sekret në Koloseum

Një kalim dikur sekret në Colosseo, i ashtuquajturi “Korridori i Komodusit” – i emëruar sipas perandorit famëkeq romak – është hapur për publikun për herë të parë.

19:35
Nesër konferenca e NATO-s në Tiranë për Mbrojtjen Kibernetike, këto janë akset rrugore që do të bllokohen për arsye sigurie

Në kuadër të zhvillimit të Konferencës së NATO-s për Mbrojtjen Kibernetike, që do të mbahet nga 8 deri më 10 tetor 2025 në Pallatin e Kongreseve, Tiranë, Policia e Tiranës ka hartuar një plan të posaçëm masash sigurie, me synimin për të garantuar mbarëvajtjen e aktivitetit dhe ruajtjen e rendit publik.

19:29
Kosova pranon mijëra dronë kamikazë, Vuçiç kritikon Turqinë

Kosova ka pranuar të mërkurën kontejnerët “me mijëra dronë” luftarakë kamikazë, Skydagger, njoftoi kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

19:18
‘Trekëndësh dashurie’, të paktën 14 të vdekur në njësinë ushtarake të Sudanit të Jugut

Një “trekëndësh dashurie” i dyshuar që përfshin dy oficerë që kishin rënë në dashuri me të njëjtën grua është shndërruar në një masakër në Sudanin e Jugut, me 14 persona të vrarë në një shkëmbim zjarri, tha ushtria e Sudanit të Jugut.

19:12
Sulmi në sinagogën e Mançesterit, autori pretendoi besnikëri ndaj Shtetit Islamik

Burri që sulmoi një sinagogë në Mançester javën e kaluar, duke vrarë dy besimtarë hebrenj, kishte telefonuar policinë për të deklaruar se po vepronte në emër të Shtetit Islamik, bëri të ditur sot shërbimi kundër terrorizmit.

18:49
Zjarri shkatërrues në Pacific Palisades që i mori jetën 12 personave, arrestohet një person/ Ja provat që i sollën “fundin”

Një burrë 29-vjeçar, Jonathan Rinderknecht, është arrestuar me dyshimin për ndezjen e zjarrit shkatërrues në Pacific Palisades të Los Angeles, i cili shkaktoi vdekjen e 12 personave dhe shkatërroi mbi 6,000 shtëpi në janar.

18:35
Këshilli i Ministrave shkarkon nga detyra prefektin e Fierit dhe Vlorës, ja kush i zëvendëson

Këshilli i Ministrave ka miratuar disa ndryshime në përbërjen e institucioneve.

18:32
Qeveria ndryshon ligjin, Altin Dumanit i garantohet mbrojtje fizike deri në 3 vjet pas largimit si kreu i SPAK

Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e sotme miratoi një sërë vendimesh, mes të cilave edhe ndryshimin e ligjit për mbrojtjen e prokurorëve dhe gjykatësve të SPAK, GJKKO dhe BKH.

18:20
Shtyhet zhvarrimi i djalit të Pano Ruçit, zbulohet kërkesa e re e familjarëve: Duam ta zgjedhim vetë ekspertin ligjor

Zhvarrimi i trupit të djalit të Pano Rucit, i planifikuar që do të behej ditën e nesërme, është shtyrë nga policia greke pasi familjarët e Dennis Ruçit kanë kërkuar të kenë një përfaqësues ligjor nga ana e tyre në procesin e zhvarrimit.

18:10
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, zv.kryetari i GJKKO Erjon Bani: Pa siguri të gjykatave, s’mund të ketë pavarësi në dhënien e vendimit

Zv.Kryetari i GJKKO, Erjon Bani, gjatë homazheve në nderim të gjyqtarit kalaja, tha se 99% të gjykatave nuk i plotësojnë kushtet e sigurisë.

17:48
Kuvendi i Kosovës ende i pakonstituuar, Gjykata Kushtetuese i heq veton Listës Serbe, lë 12 ditë afat për gjetjen e zgjidhjes

Një javë pas njoftimit se Kuvendi nuk është i konstituuar, Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë aktgjykimin e plotë.

17:47
Offset pranon se e tradhëtoi Cardi B: Bëra shumë gabime, duhet ta kisha respektuar më shumë

Reperi Offset, emri i vërtetë i të cilit është Kiari Cephus, ka folur hapur për gabimet që bëri gjatë martesës së tij shtatëvjeçare me Cardi B, duke pranuar tradhtinë që ndikoi në përfundimin e marrëdhënies së tyre.

17:39
Përdhunoi bashkëshorten dhe ushtroi dhunë fizike para fëmijëve të mitur, dënohet me 17 vite burg shqiptari në Greqi

Një 40-vjeçar shqiptar është dënuar me 17 vite burg nga Gjykata e Selanikut, pasi u shpall fajtor për përdhunim, dhunë fizike dhe kërcënime ndaj bashkëshortes së tij, ngjarje që ndodhën në prani të fëmijëve të mitur.

17:38
Atentati me armë ndaj kandidatit të BDI-së, arrestohet bashkëshortja e tij. Hetimet marrin kthesë të papritur

Kthesë të papritur kanë marrë hetimet për atentatin me armë ndaj kandidatit të BDI-së Zekirija Shaini, ku mbeti i plagosur me disa plumba.

17:29
Skandal në Turqi, 19 emrat të famshëm të showbiz-it nën hetim për lëndë narkotike

Autoritetet turke kanë nisur një hetim ndaj 19 personazheve të njohur të jetës publike, për përdorim të dyshuar të substancave narkotike, përfshirë emra të njohur të skenës muzikore, televizive dhe rrjeteve sociale.

17:16
Sekuestrohen mbi 22 mijë euro dhe 6 dokumente false nga Policia Kufitare e Rinasit, 6 të proceduar

Kontrollet e imtësishme në dalje të Republikës së Shqipërisë, rezultojnë me goditjen e 6 rasteve të paligjshmërive.

17:15
“Duam gjysmën e parave nga sekuestrimi i të ardhurave të krimit”, Belgjika kërkesë Shqipërisë: Merrni mbrapsht të burgosurit tuaj në burgjet tona

Ministrja belge e Drejtësisë, Annelies Verlinden, dhe ministrja e Azilit dhe Migracionit, Anneleen Van Bossuyt, nisën të hënën një mision diplomatik tre-ditor në Shqipëri dhe Kosovë.

17:13
Pas Tiranës, PD zgjedh edhe kandidatin për bashkinë e Matit

Juristi Eduart Brahilika është kandidati i Partisë Demokratike për zgjedhje e pjesshme në bashkinë e Matit.

17:03
Franca në krizë politike/ Kryeministri Lecornu përpiqet të shmangë zgjedhjet e reja, propozon paktin e ri buxhetor 

Kryeministri në largim i Francës, Sébastien Lecornu, po përpiqet të shmangë zgjedhjet e reja parlamentare përmes një marrëveshjeje politike që do të siguronte miratimin e buxhetit të vitit.

17:02
Agonia e pritjes në Parisin zyrtar, a do ta shmangë Macron dorëheqjen me një qeveri të re socialiste?

Pritjet në Francë janë të larta ditën e sotme pasi populli francez pret për njoftimin e Ish-Kryeministrit, Sébastien Lecornu, i cili do të japi një deklaratë në orën 20:00 për të zbuluar nëse 48 orët e fundit të negociatave të kërkuara nga Presidenti Emmanuel Macron kanë sjellë një zgjidhje, apo nëse Franca do të vazhdojë të mbetet pa qeveri.