Ish-partneri e kishte rrëmbyer dhe rrahur, telefonata e fundit e 46-vjeçares italiane para se të hidhej nga ura: Çfarë po bën? Të dua… 06/09 16:53
Një anije e Frontex u përmbys dhe u fundos ditën e sotme në brigjet e Kastellorizos, duke plagosur 4 persona në bord.
Në bordin e anijes ndodheshin gjithsej pesë persona, 4 estonezë, përfshirë ambasadorin estonez dhe një oficer i Rojës Bregdetare. Të plagosurit u transportuan në Rodos dhe pritet të dërgohen në spitalin e ishullit.
Kryebashkiaku i Kastellorizos, Nikolaos Asvestis, tha për mediat greke se anija e Frontex u përmbys për arsye ende të paditura. Roja Bregdetare nxitoi menjëherë në vendngjarje dhe pasi u ndihmuan të plagosurit, pasoi një shpërthim dhe anija u fundos.
Top Channel