Italia në playoff, Gattuso e ka bërë zgjedhjen për formacionin, asnjë surprizë pas stërvitjes së fundit nën reshjet e shiut
Kylian Mbappé po kalonte një formë të shkëlqyer këto kohë tek Reali i Madridit, edhe pse këto ditë janë të zymta dhe jo të mira për trajnerin Xabi Alonso dhe skuadrën madrilene.
Por fatkeqësia e dëmtimeve tek Reali i Madridit nuk njeh kufij këtë sezon, me lojtarët që largohen të dëmtuar njëri pas tjetrit duke shkaktuar makthe tek trajneri Alonso. Trajneri i Realit të Madridit jo vetëm që është përballur me ego të mëdha dhe presion të madh, por edhe me një rrjedhë të vazhdueshme problemesh shëndetësore në skuadrën e tij. Fatkeqësisht për trajnerin spanjoll, një tjetër problem fizik është shfaqur në prag të vitit të ri.
Kylian Mbappé është ylli i fundit që hyn në dhomën e trajtimit të dëmtimeve dhe padyshim që do të jetë një mungesë e rëndësishme për skuadrën e kryeqytetit spanjoll, duke pasur parasysh formën shumë të mirë që ai po kalonte dhe mungesat e tjera të shumta që po mundohej ti kompesonte. Gjatë një periudhe kritike për Alonson, një mungesë e tillë mund të jetë fatale. Ja lajmet më të fundit për dëmtimet në lidhje me dëmtimin e yllit francez pas ekzaminimeve të para që janë kryer.
Çfarë dëmtimi ka pësuar Mbappé?
Rezultatet e një skanimi të kohëve të fundit me rezonancë magnetike kanë zbuluar një dëmtim të ligamenteve në gjurin e majtë të Mbappe-së dhe sipas raportimeve ky problem ka një afat rikuperimi jo shumë të largët që do të thotë se mungesa e 27-vjeçarit nuk do të jetë shumë e gjatë. Pra e thënë me fjalë të tjera, francezi nuk do t’i nënshtrohet një operacioni si u mendua në fillim, por do të zhvillojë seanca terapeutike për t’u rikuperuar vetë pa nevojën e ndërhyrjes kirurgjikale.
Mjekët e skuadrës nga Madriti kanë konfirmuar se dëmtimin i sulmuesit të tyre nuk është aq i rëndë sa u mendua në fillim duke mos dhënë shumë detaje se për çfarë bëhet fjalë konkretisht. Megjithatë sipas mediave spanjolle bëhet fjalë për një dëmtim të ligamentit të gjurit të majtë të yllit francez të Realit. Nga ana tjetër deklarata e klubit nuk zbulon as saktësisht se sa kohë do t’i duhet Mbappesë që të rikthehet nën urdhrat e trajnerit Alonso.
Kur do të rikthehet Mbappé nga lëndimi?
Raportet sugjerojnë se problemi me gjurin e Mbappé nuk është veçanërisht serioz, por do ta mbajë atë jashtë për të paktën tre javë. Me ndeshjet që vijnë me shpejtësi në janar, kjo do të thotë se ai do të humbasë të paktën pesë ndeshje dhe potencialisht gjashtë. Një datë kthimi mund të caktohet lehtësisht për 25 janarin kur Madridi do të vizitojë Villarrealin në ndeshjen e kampionatit në La Liga, por ai me siguri do të humbasë Superkupën e Spanjës. Los Blancos përballen me Atlético Madridin në gjysmëfinalen e garës më 8 janar dhe do të synojnë të krijojnë një përballje me Athletic Club ose Barcelonën në finalen tre ditë më vonë. Mbappé do të humbasë gjithashtu ndeshjet e ligës me Real Betis dhe Levante, raundin e 1/8 të Kupës së Mbretit dhe ndeshjet e parafundit të fazës së ligës në ligën e Kampioneve.
Top Channel