Nuk pranoi dot ndarjen, shqiptari i vë flakën shtëpisë së ish-partneres, lëndohen të dy
Një 29-vjeçar në Lezhë është vënë në pranga, pasi mbante armë pa leje në banesë
Policia ka sekuestruar 1 armë zjarri automatik me krehër dhe fishekë.
“Gjatë operacionit, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, u ndërhy menjëherë në banesën e shtetasit S. K., 29 vjeç, në lagjen nr. 4, Laç, ku nga kontrolli u gjet 1 armë zjarri automatik me krehër dhe fishekë, e cila posedohej pa leje, si dhe një palë doreza.
Në vijim të veprimeve procedurale mbi rastin, 29-vjeçari u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, ndërsa sendet e kundërligjshme u sekuestruan me cilësinë e provës materiale”, njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel