Nga 750 mijë euro në 30 milionë, Como po çmend Europën, ja si ndërtoi skuadrën që po bën histori
Takimi është në 20 janar, diçka mund të ndryshojë. Sigurisht jo menjëherë; sepse në fillim janë testet, eksperimentet, duhen përgjigje përpara se të mund/duam të ndryshojmë amendamentet e futbollit dhe për të marrë miratimin ndoshta duke nisur nga sezoni 2026/27 ose që në Botërorin e ardhshëm.
Në 20 janar, IFAB(International Football Association Board), organizmi i vetëm që modifikon rregullat e lojës, do të mblidhet për të vendosur përfundimisht nëse do të testohen apo do të aktualizohen disa inovacione të eksperimentuara tashmë, apo do të hyjnë variante të reja fillimisht nën formën e kolaudimit/verifikimit në fushë. Në tryezë janë 4 tema që mund të ndryshojnë gjërat duke përfshirë modifikimin e protokollit VAR dhe parametrat e pozicionit jashtë loje
2 MINUTAT- E nisim nga ajo që është testuar me sukses; në Kupën e Arabisë u aplikua zgjedhja e 2 minutave jashtë fushave të lojës për lojtarët që kërkuan ndihmë mjekësore pas një përplasjeje gjatë lojës. Do të redaktohet një raport i IFAB dhe më pas do të merret një vendim dhe nuk ka dyshim që ky mund të jetë inovacioni i parë që do të aplikohet. Qëllimi në këtë rast është i dyfishtë; kurimi i sigurt dhe simulimi që nuk duhet toleruar. Në këto 2 minuta skuadra do të vazhdojë lojën me 10 futbollistë. Rregulli ka dy përjashtime: nuk do të prekë portierin dhe kur futbollisti që ka provokuar dëmin është ndëshkuar me të verdhë apo të kuqe.
POZICIONI JASHTË LOJE-I pranishëm në Dubai te World Sports Summit, presidenti i FIFA, Gianni Infantino foli në lidhje me pozicionin jashtë loje; ndryshimi(nëse do të ndodhë) do ta ketë të nevojshme që të eksperimentohet. Në praktikë; është ideja që një gol të quhet i rregullt nëse një nga 4 pjesët e trupit(kokë, busti i trupit, kofshë, këmbë) janë brenda vijës së mbrojtjes që do të thotë se goli do të jetë pozicion jashtë loje nëse krejt figura e sulmuesit e kalon vijën e mbrojtjes dhe gjithnjë do të përcaktohet me sistemin elektronik ose pozicionin jashtë loje gjysmëautomatik.
KOHA E HUMBUR-Tema e tretë për t’u diskutuar ka të bëjë me humbjen e kohës. E keni parasysh rregullin e 8 sekondave për portierër? Ky rregull mund të përdoret edhe për rivëniet e topit në lojë duke përfshirë edhe ato nga vija anësore. Ekziston mundësia që 8 sekondat e mbajtjes së topit të reduktohen, por edhe kjo do të vlerësohet. Në rast se kalohet kjo kohë, atëherë akordohet goditje këndi për skuadrën kundërshtare
KARTONI I DYTË I VERDHË-Edhe këtu përfshihet VAR; ideja është që të bëhet verifikim jo vetëm për kartonin e kuq direkt, por edhe për kartonin e dytë të verdhë. ‘Futbolli evoluon dhe VAR po përmirësohet me një teknologji më të avancuar për të ndihmuar arbitrat për të marrë vendimin e duhur-shtoi Infantino. Tani i takon IFAB të marrë vendimet e guximshme
Top Channel