Live/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë, pak metra larg sheshit ‘Italia’ ku po festojnë socialistët, aktivisti-protestuesve: Mos shkoni në mitingun e PS-së, kujdes provokimet
Viti 2025 i ka kaluar stafetën Vitit të Ri 2026, i cili e gjeti kryeqytetin e vendit të mbuluar nga fishekzjarrët, muzika dhe qindra qytetarë ne shesh duke përqafuar njëri-tjetrin e duke uruar për një vit me të begatë, të mbarë e me më shumë suksese.
Gazetarja e Top Channel Genta Popa Prodani ishte aty për të raportuar LIVE trokitjen e Vitit të Ri dhe për të përçuar te shqiptarët anembanë urime të përzemërta dhe atmosferën që ka kapluar sheshin Skënderbej.
Pas shpërthimit të fishekzjarrëve shumëngjyrëshe, si një ogur i mirë për vitin e ri, në shesh vijoi një koncert me këngëtarët më të shquar të skenës shqiptare, si Valbona Mema, Bleona Qereti dhe Alban Skënderaj.
Top Channel