Parashikimi i motit/ Acar dimri, dita e parë e vitit nis me temperatura nën zero
01/01/2026 08:29
Dita e parë e vitit të ri 2026 ka nisur me temperatura tejet të ulëta.
Acari i dimrit mbizotëron në çdo cep të Shqipërisë.
Temperaturat në vend kanë arritur minimalisht -6 gradë Celsius, ndërsa gjatë ditës nuk do t’i kalojë vlerat 6 gradë.
Pavarësisht motit të kthjellët me Diell, temperaturat do të vijojnë të ftohta.
Top Channel