Abuzimet seksuale me të mitur/ Policia evidenton 19 raste në 11 muaj, 20 persona të dyshuar, 15 prej tyre në pranga
Kjo natë magjike, në kryeqytet kulmoi me fishekzjarrët shumëngjyrësh që ndezën qiellin ndërsa një pjesë e qytetarëve lanë shtëpitë dhe u drejtuan në Sheshin “Skënderbej” për ta parë më nga afër ‘koncertin e ngjyrave’.
Të gjithë ata që preferuan t’i kalonim orët e para të 2026-ës në shesh, duke sfiduar edhe temperaturat tejet të ulëta që kanë “pushtuar” vendin.
Në Durrës, reflektimi i fishekzjarrëve shumëngjyrësh dhuroi pamje mahnitëse për qytetarët e pranishëm.
Në të njëjtën mënyrë u prit 2025 edhe në Shkodër, Elbasani, Fier, Vlorë, Korçë e qytetet e tjera, teksa qytetarët trokasin gotat me urimin për një vit të mbarë.
Urimeve sot i bashkohet edhe Top Channel…
Viti 2026 ardhtë i begatë për të gjithë shqiptarët!
Top Channel