Faza e grupeve të Kupës së Kombeve të Afrikës ka marrë fund dhe tashmë janë mësuar 16 ekipet që kanë siguruar kualifikimin në raundin e 16-shes. Pas tre ndeshjeve, bilanci nxjerr në pah dominimin e Algjerisë dhe surprizën e madhe të Sudanit.

Ekipi më i mirë i fazës së parë ishte Algjeria e drejtuar nga trajneri Vladimir Petkoviç, e cila e mbylli Grupin E me rekord të përsosur, duke marrë 9 pikë nga 3 ndeshje dhe me një diferencë golash +6. E vetmja kombëtare tjetër që arriti maksimumin e pikëve ishte Nigeria, fituese e Grupit C.

Në grupet e tjera, Bregu i Fildishtë arriti të kualifikohej duke lënë pas Kamerunin, ndërsa Mozambiku dhe Sudani siguruan kalimin në fazën tjetër si dy nga ekipet më të mira të vendeve të treta.

Mrekullia e Sudanit pa asnjë gol të shënuar

Rasti më i veçantë i këtij edicioni është padyshim ai i Sudanit. “Krokodilët e Nilit” arritën kualifikimin pavarësisht dy humbjeve pa shënuar asnjë gol dhe me një diferencë golash -4. Fitorja vendimtare erdhi ndaj Guinesë Ekuatoriale me rezultatin 1-0, falë një autogoli të mbrojtësit të Torinos, Saul Coco. Në mënyrë paradoksale, Sudani kalon në raundin e 16-shes pa asnjë lojtar që të ketë realizuar gol.

Çiftet e raundit të 16-shes

Mali – Tunizia (e shtunë, 3 janar, ora 20:00)

Senegali – Sudani (e shtunë, 3 janar, ora 17:00)

Afrika e Jugut – Kameruni (e diel, 4 janar, ora 20:00)

Maroku – Tanzania (e diel, 4 janar, ora 17:00)

Egjipti – Benini (e hënë, 5 janar, ora 17:00)

Nigeria – Mozambiku (e hënë, 5 janar, ora 20:00)

Algjeria – RD Kongo (e martë, 6 janar, ora 17:00)

Bregu i Fildishtë – Burkina Faso (e martë, 6 janar, ora 20:00)

Top Channel