Brigitte Bardot lë jashtë testamentit bashkëshortin/ Zbulohet letra e saj e shkruar para 4 vitesh: Më ke shkatërruar për 30 vjet
Paris Jackson ka paditur ekzekutorin e pasurisë së babait të saj Michael Jackson, duke kërkuar transferimin e 600 milionë dollarëve në një fond besimi për të dhe dy vëllezërit e saj.
Padia u depozitua më 29 tetor në Gjykatën e Lartë të Los Angeles, raporton Daily Mail.
Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga Daily Mail, vajza e Mbretit të Popit pretendon se përmbaruesi John Branca nuk ka vendosur asnjë para në “Michael Jackson Family Trust”, fondin që Michael Jackson kishte kërkuar në testamentin e tij para vdekjes në vitin 2009.
“Më shumë se shtatëmbëdhjetë vjet pas vdekjes së tij, fondi familjar i Michael Jackson mbetet i pafinancuar”, thuhet në padi nga ekipi ligjor i Paris.
Avokatët e Paris Jackson akuzojnë Branca-n se vazhdon ta mbajë secilin përfitues të detyruar ndaj tij me një kontroll të hekurt mbi kur dhe nëse paratë u shpërndahen atyre.
Sipas padisë, kur Paris kundërshtoi vitin e kaluar administrimin e pasurisë, sfidat e saj u përballën me padi për tokë të djegur, sulme publike dhe një reduktim shumëmilionësh të parave të dhëna asaj dhe vëllezërve e motrave të saj nga pasuria.
Sipas testamentit duhet të kishin filluar të merrnin pagesa në moshën 21 vjeç, por morën vetëm “shuma më të vogla”. Testamenti parashikonte shpërndarje kryesore në moshën 30, 35 dhe 40 vjeç. Prince mbush 30 vjeç në shkurt 2027, Paris në prill 2028.
Ekipi ligjor përmend transaksione që mund të kishin financuar fondin, si marrëveshjet me Sony/ATV Music Publishing në 2016 dhe 2018, dhe shitja e Neverland Ranch në 2022 për 22 milionë dollarë.
Kërkesa konkrete në gjykatë është një shpërndarje paraprake të aseteve të pasurisë për Michael Jackson Family Trust në shumën prej 600 milionë dollarësh plus tarifa avokatie.
“Janë shpërndarë mbi 200 milionë dollar”, përfaqësuesit e pasurisë i thanë Daily Mail se pretendimi, se ekzekutori ka mbajtur pagesat është “një trillim i plotë”.
Sipas tyre, më shumë se 200 milionë dollarë janë shpërndarë tashmë në dobi të Parisit dhe përfituesve të tjerë.
Ata sqarojnë se pasuria nuk mund të financojë plotësisht fondet derisa të hiqen pengesat ligjore, përfshirë çështjen me IRS-në, që kërkoi 700 milionë dollarë taksa dhe gjoba. Pasuria thotë se e uli ndjeshëm shumën, por çështja nuk është mbyllur.
Sipas tyre, testamenti është i qartë: “Asnjë nga fëmijët e tij nuk merr shpërndarje derisa të mbushin të 30-at. Trashëgimtarët mezi presin kohën kur të gjitha çështjet të zgjidhen në mënyrë që trustet e tyre të mund të financohen plotësisht siç dëshironte Michael”, reagimi i Paris Jackson.
Michael Jackson vdiq më 25 qershor 2009 në moshën 50-vjeçare nga intoksikimi akut me propofol. Mjeku i tij personal Dr. Conrad Murray u dënua në vitin 2011 për vrasje të pavullnetshme.
Top Channel