Theu masën e sigurisë duke kundërshtuar edhe punonjësit e policisë, arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së Egli Progës

28/10/2026 08:59

Denis Meçe është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga policia, nën shoqërinë e një personi tjetër, duke u kthyer në banesën e tij.

Mësohet se ky i fundit ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, të vendosur nga Gjykata e Korçës për vrasjen e Egli Progës.

Meçe ka qenë në shoqërinë e kushëririt të tij, Donel Lika, i cili po ashtu u vu në pranga për veprën penale “moskallëzim krimi”.

Gjatë momentit të konstatimit, rreth 300 metra larg banesës, Meçe nuk ka pranuar që të shoqërohet nga policia, duke i kundërshtuar këta të fundit, ndërsa në përfundim të veprimeve, arrestimi i tij u bë për veprat penale “largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “kundërshtim i punonjësit të rendit publik”.

 

Top Channel