Manchester City përjetoi disa momente shqetësuese në ndeshjen e së shtunës ndaj Ipswich dhe fitorja i kushtoi shtrenjtë. Nunes, Kovacic dhe O’Reilly u desh që të zëvendësoheshin dhe Haaland e mbylli sfidën me disa shqetësime, por për fatin e mirë të Enzo Marescas gjendja e këtyre lojtarëve është e mirë por trajneri italian konfirmoi se Haaland mund të mos luajë ndaj AEK të Athinës.

Ai që shqetëson shumë stafin e Citizens është Semenyo, edhe ky i larguar me probleme fizike nga fusha e lojës. Sulmuesi do të mungojë për 8 javë, gjë që e konfirmoi edhe vetë Maresca në konferencën e tij për shtyp përpara ndeshjes.  Në fjalën e tij trajneri i Manchester City tha se dëmtimi i Semenyo nuk ishte aq i rëndë sa u mendua në fillim, por që gjithsesi pret që ta ketë atë në dispozicion në muajin dhjetor

‘Nuk është një problem muskular-tha Maresca-në fillim ishim më të shqetësuar, prisnim diçka më të rëndë, por pas ekzaminimeve mjekësore jemi më të qetë sepse dëmtimi nuk është aq i rëndë sa prisnim. Tani ai do të mund të qëndrojë jashtë fushave për 8 javë, kështu që tani është e rëndësishme që ai të rikuperohet dhe kur të kthehet në dhjetor, të kthehet me më shumë energji’.

Top Channel