Champions League në Top Channel/ Spektakël i garantuar të mërkurën, dy pretendentët për titullin zbresin në ekranin e shqiptarëve
Liga e Kampioneve rikthehet këtë mesjavë me Napolin që do të presë Bodo/Glimt. Skuadrës së Massimiliano Allegrit i duhet me çdo kusht fitorja në këtë ndeshje pasi është ende në kuotën e 0 pikëve dhe padyshim presioni është shumë i madh për skuadrën napoletane.
Trajneri Massimiliano Allegri ka folur në prag të kësaj sfide duke theksuar se një sukses do të jetë shumë i rëndësishëm për klasifikimin.
‘Pas ndeshjes të së shtunës dhe gripit, gjërat nuk mund të shkojnë veçse më mirë-tha Allegri-Nesër duhet të bëjmë diçka të mirë, që është e rendësishme për klasifikimin dhe që të na japë besim. Pastaj të shtunën kemi Romën që po bën një sezon shumë të mirë’.
Më pas Allegri foli për pikat e dobëta të skuadrës së tij dhe për komunikimet me presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentiis
‘Kemi pasur paraqitje të mira, por pësojmë gol me shumë lehtësi dhe duhet të bëjmë më shumë-vijoi Allegri-Futbolli është i tillë, rezultatet kanë shumë rëndësi. Deri në këtë moment këto rezultate na kanë munguar dhe duhet të bëjmë diçka më shumë. Nesër nuk duhet të kemi ankth dhe nervozizëm, do të duhet shumë teknikë dhe saktësi në pasime. Kemi 9 ndeshje në një muaj, të gjithë futbollistët mund të japin kontributin me kualitetet e tyre. Besimi duhet të jetë drejt të gjithëve. De Laurentiis? Komunikova me të në mëngjes, por tani fjalët nuk shërbejnë shumë. Ajo që ka rëndësi është te menaxhojmë momentin në mënyrën më të mirë të mundshme, duhet të punojmë në heshtje për të dalë nga kjo situatë’.
Top Channel