Protestuesit shkatërrojnë çdo gjë që gjejnë përpara, një i ri tenton të dëmtojë edhe zjarrfikësen. Shoqërohen disa protestues
NJOFTIM I AMBASADËS AMERIKANE NË TIRANË
14 tetor 2026
Vendndodhja: Rruga e Durrësit, pranë Sheshit Skënderbej dhe ndërtesave qeveritare aty pranë.
Data/Ora: E mërkurë, 14 tetor 2026
Ngjarja: Një protestë në Rrugën e Durrësit, pranë Sheshit Skënderbej, është aktualisht në zhvillim dhe ka degjeneruar në dhunë për shkak të hedhjes së gurëve.
Protesta mund të përhapet edhe në blloqet përreth dhe pranë ndërtesave qeveritare, duke shkaktuar shtim të pranisë policore, probleme në trafik, devijime të qarkullimit dhe mbyllje rrugësh.
Personelit të Ambasadës Amerikane në Tiranë i është rekomanduar të shmangë demonstratat.
Ju lutemi, qëndroni vigjilentë dhe vendosni sigurinë tuaj personale në plan të parë. Ndiqni mediat lokale dhe zbatoni udhëzimet e autoriteteve vendore të rendit për të marrë informacionet më të fundit.
Masat që duhet të merrni
Përforconi masat tuaja të sigurisë duke zbatuar këto këshilla:
Shmangni protestat dhe demonstratat.
Tregoni kujdes ndaj mjedisit përreth. Shmangni shpërqendrimet, si përdorimi i telefonit ose mbajtja e kufjeve, kur ndodheni në vende publike.
Ndiqni mediat lokale për informacionet më të fundit.
Keni gjithmonë një plan emergjence ose një rrugë daljeje në rast rreziku.
Mos tërhiqni vëmendje të panevojshme dhe përpiquni të mos bini në sy.
Top Channel