Jepet verdikti final për përplasjet mes dy trajnerëve Luciano Spalletti dhe Fabio Pisacane në përfundim të ndeshjes mes Cagliarit dhe Juventusit.

Të dy teknikët që u ndëshkuan me karton të kuq në fushën e lojës u dënuan me 1 ndeshje pezullim. Trajneri i Juventusit u sanksionua për provokim, ndërsa ai i Cagliarit për reagimin e tij

Fabio Pisacane i Cagliarit u sanksionua sepse në përfundim të ndeshjes, reagoi ndaj sjelljes provokuese të trajnerit të skuadrës kundërshtore duke rritur momentet e tensionit mes komponentëve të të dyja pankinave

Luciano Spalletti i Juventusit u ndëshkua për sjellje provokuese kundrejt trajnerit kundërshtar në përfundim të ndeshjes  duke krijuar momente tensioni mes anëtarëve të stafeve të të dyja pankinave.

Top Channel