Nuk është një Itali për ‘pleqtë’/ 37 futbollistët e rinj që to të kthejnë Të Kaltrit në maja, por vetëm nëse klubet…
Manchester City u shpall fajtor për 114 nga 115 akuzat për parregullsi financiare për të cilat pritej një verdikt prej më shumë se dy vitesh. Edhe ky verdikt i cili u zyrtarizua pasditen e kësaj të marte, është vetëm një etapë e një çështjeje çështje vazhdon. Por si është situata rreth procesit të shekullit në futbollin anglez
1) Çfarë ndodhi?
Premier League zyrtarizoi lajmin; Manchester City u shpall fajtor për të gjitha akuzat e ngritura në drejtim të tij. Sanksionet nuk janë vendosur ende, por Manchester City është tashmë gati që të bëjë apelimin
2) Çfarë thonë palët?
Edhe përpara komunikimit të përfundimeve të Komisionit të pavarur të ngarkuar nga Premier League, Manchester City i ka mohuar akuzat duke konfirmuar qëndrimin e marrë prej tij në 2023.
3) Përse u deshën 2 vjet për një verdikt?
Në radhë të parë bëhet fjalë për një procedim kompleks. Bëhet fjalë për 115 akuza, 80 për parregullsi financiare në 2009-2018, 35 për mosbashkëpunim në hetimet e Premier League që u hapën në fund të 2018 dhe që vijuan deri në formalizimin e akuzave në shkurt të 2023. Për drejtësinë sportive britanike, çdo akuzë është trajtuar në mënyrë të pavarur; me debate, e vërtetuar, e ekzaminuar në çdo detaj. Një proces kaq kompleks në futbollin anglez nuk është parë ndonjëherë.
4) Çfarë ndodh tani?
Për momentin është vendosur që Manchester City është fajtor dhe vetëm në një moment të dytë do të jepen edhe sanksionet. Në këtë pikë Citizens do të mund të bëjë apelimin, shkalla e fundit e gjykimit. Çdo sanksion do të do të bllokohet deri në një vendim përfundimtar që është e pamundur që të vijë në fund të këtij sezoni
5) Për çfarë akuzohet Manchester City?
Në thelb akuza është se ngjiti shumë shpejt shkallët e piramidës në futbollin anglez përmes veprimeve të parregullta financiare të kryera në periudhën 2009-2018. E bëri përmes sponsorizime të fryra, pagesave në të zezë për trajnerët(Roberto Mancini në krye), futbollistët, përmes librave kontabël të manipuluar dhe parregullsive në paraqitjen e bilanceve të kryera për driblimin e rregullave financiare të UEFA dhe Premier League
6) Çfarë rrezikon Manchester City?
Paneli i pavarur ka fuqi praktikisht absolute për të dhënë sanksione që variojnë nga një gjobë e deri te përjashtimi nga Premier League. Manchester City nuk mund të dënohet në mënyrë arbitrare në Championship apo League One sepse Premier League është një kompeticion i ndarë nga ato të English Football League. Manchester City mund të penalizohet rëndë me heqje pikësh që mund ta zbresë në fushë në Championship. Por Manchester City mund të marrë një penalizim të rëndë me pikë që do ta zbriste ‘në fushë’ në Championship, Divizioni i Dytë i futbollit anglez.
7) A e humbet Manchester City titullin e Champions League të 2023?
Absolutisht jo. Gjykata e pavarur nuk ka juridiksion te kompeticionet evropiane. Po kështu, nuk ka gjasa që Manchester City të humbasë as titujt e fituar në Angli në periudhën 2009 e 2023, periudhë së cilës i referohen akuzat e Premier League.
8) Çfarë do të thotë ky vendim për Premier League?
Për kampionatin anglez kjo është një fitore e madhe. Do të thotë se Premier League është e aftë që të detyrojë skuadrat të respektojnë rregullat e saj dhe se klubet nuk e kanë lirinë për t’i thyer ato. Pavarësisht pikëpyetjeve, Premier League del më e fortë nga e gjithë kjo histori.
9) Cfarë do të thotë vendimi për Manchester City?
Imazhi tashmë është dëmtuar. Të 115 akuzat e bëjnë të sigurt se klubi ka thyer rregullat për të ngjitur shkallët drejt majës së futbollit anglez. Edhe nëse manchester City nuk do t’i hiqen titujt, mbi ato tituj do të mbeten pikëpyetje. Përsa i përket aktualitetit, mbi klub retë e dyshimit do të jetë shumë të dendura deri në momentin që sanksionet do të jenë përfundimtare. E ardhmja e Manchester City si protagonist në futbollin evropian rrezikohet shumë nëse do të ketë përjashtim nga Premier League.
Top Channel