Festa e Lionel Messit kthehet në çështje te Roma, Dybala e Molina marrin ftesën, por klubi ‘ngre murin’
Manchester City rezulton fajtor për 114 nga 115 akuzat për parregullsi financiare për të cilat pritej një verdikt prej më shumë se dy vitesh. Edhe ky verdikt për të cilin u mësua ditën e premte, nuk është zyrtarizuar ende ndërkohë që kjo çështje vazhdon. Por si është situata rreth procesit të shekullit në futbollin anglez
1) Çfarë ndodhi?
U publikua lajmi që Manchester City u konsiderua fajtor për 114 nga 115 akuzat që rëndojnë mbi të. Sanksionet nuk janë vendosur ende, por Manchester City është gati që të bëjë apelimin
2) Çfarë thonë palët?
Premier League që është ajo që bën akuzën në këtë proces dhe gjykata e pavarur që e ekzaminoi rastin nuk janë shprehur akoma. Manchester City bën të ditur se procesi është ende në zhvillim e siper dhe shumë pjesë janë ende në lëvizje. Klubi në pronësi të sheikut Mansour gjithnjë ka mohuar akuzat dhe ka deklaruar se është i palëkundur nga pozicioni i tij në 2023.
3) Përse u deshën 2 vjet për një verdikt?
Në radhë të parë bëhet fjalë për një procedim kompleks. Janë 115 akuza, 80 për parregullsi financiare në 2009-2018, 35 për mosbashkëpunim në hetimet e Premier League që u hapën në 2018 dhe që u formalizuan në shkurt të 2023. Për drejtësinë sportive britanike, çdo akuzë është trajtuar në mënyrë të pavarur; me debate, e vërtetuar, e ekzaminuar në çdo detaj. Një proces kaq kompleks në futbollin anglez nuk është parë ndonjëherë.
4) Çfarë ndodh tani?
Fakti që u zbulua një vendim fajësue nuk e mbyll debatin. Për momentin është vendosur që Manchester City të jetë fajtor, klubi dhe Premier League do të marrin motivimet e vendimit dhe më pas do të paraqiten sërish përpara një paneli të pavarur për të dëgjuar vendimin dhe sanksionet. Në këtë pikë Manchester City do të bëjë apelimin, shkalla e fundit e gjykimit. Çdo sanksion, përveç një vendimi tjetër, do të bllokohet deri në një vendim përfundimtar që është e pamundur që të vijë në fund të këtij sezoni. Të dyja palët do të duhet të vendosin se kur duhet ta bëjnë publike; në Premier League ekziston transparenca dhe detajet e çdo vendimi përfundimtar bëhen publike. Me apelin që do të bëhet, ështtë e mundur që ajo çfarë është vendosur në këtë fazë të parë nga gjykata e pavarur të mbetet sekret deri në një vendim përfundimtar.
5) Për çfarë akuzohet Manchester City?
Në thelb akuza është se ngjiti shumë shpejt shkallët e piramidës në futbollin anglez përmes veprimeve të parregullta financiare të kryera në periudhën 2009-2018. E bëri përmes sponsorizime të fryra, pagesave në të zezë për trajnerët, futbollistët, përmes librave kontabël të manipuluara dhe parregullsive në paraqitjen e bilanceve të kryera për driblimin e rregullave financiare të UEFA dhe Premier League
6) Çfarë rrezikon Manchester City?
Paneli i pavarur ka fuqi praktikisht absolute për të dhënë vendime që variojnë nga një gjobë e deri te përjashtimi nga Premier League. Manchester City nuk mund të dënohet në mënyrë arbitrare në Championship apo League One sepse Premier League është një kompeticion i ndarë nga ato të English Football League. Manchester City mund të penalizohet rëndë me heqje pikësh që mund ta zbresë në fushë në Championship.
7) A e humbet Manchester City titullin e Champions League të 2023?
Absolutisht jo. Gjykata e pavarur nuk ka juridiksion te kompeticionet evropiane. Po kështu, nuk ka gjasa që Manchester City të humbasë as titujt e fituar në Angli në periudhën 2009 e 2023, periudhë së cilës i referohen akuzat e Premier League.
8) Çfarë do të thotë ky vendim për Premier League?
Për kampionatin anglez kjo është një fitore e madhe. Do të thotë se Premier League është e aftë që të detyrojë skuadrat të respektojnë rregullat e saj dhe se ajo del më e fortë nga e gjithë kjo histori.
9) Cfarë do të thotë vendimi për Manchester City?
Imazhi tashmë është dëmtuar. Të 115 akuzat bëjnë tashmnë të sigurt se klubi ka thyer rregullat për të ngjitur shkallët drejt majës së futbollit anglez. Por nuk do t’i hiqen titujt, që gjithnjë do të mbeten me hijen e dyshimit nëse do të konfirmohet vendimi. Përsa i përket aktualitetit, mbi klub retë e dyshimit do të jetë shumë të dendura deri në momentin që sanksionet, nëse do të vendosen, do të jenë përfundimtare. E ardhmja e Manchester City si protagonist në futbollin evropian rrezikohet shumë nëse do të ketë përjashtim nga Premier League apo rënie në Championship pas një penalizimi të fortë.
Top Channel