Barcelona, Joan Laporta e konfirmon: Këtë verë doja Lautaro Martinez me çdo kusht, më bllokoi Marotta
Sfida me san Marinon në mbrëmjen e së martës ishte edhe ndeshja e debutesve në radhët e kombëtares shqiptare. Njëri prej tyre që fitoi besimin e Rolando maran dhe zbriti në fushën e lojës ishte futbollisti i Dinamos, Klevi Qefalia që nuk e fshehu aspak kënaqësinë e tij.
“Është një ndjenjë e papërshkrueshme për mua. Është diçka e bukur të debutosh me Kombëtaren dhe jam shumë i lumtur për këtë. Gjej rastin të falënderoj të gjithë stafin që më dha besimin për të luajtur në këtë ndeshje dhe shpresoj të kem bërë më të mirën. Sigurisht dëshira për të debutuar ishte shumë e madhe, vendimet normalisht që i merr trajneri, por që jam shumë i lumtur që debutova. Falënderoj dhe djemtë për mbështetjen që më kanë dhënë që nga dita e parë”, tha Qefalia.
Më pas Qefalia foli për fitoren në San Marinon, por edhe për ndeshjen e radhës së kuqezinjve.
“Ishte një ndeshje e vështirë do të thoja, nuk ka më ndeshje të lehta. Fusha na e bëri edhe pak më të vështirë. Por e rëndësishme është që morëm 3 pikët dhe rezultati është në favorin tonë. Nga nesër (sot) do të vijojmë përgatitjet për ndeshjen me Finlandën. Është një ndeshje e vështirë në një fushë të vështirë do japim maksimumin për të bërë më të mirën dhe për të vijuar rrugën që kemi nisur drejt objektivit për vendin e parë”, tha Qefalia.
Top Channel