Nuk është një Itali për ‘pleqtë’/ 37 futbollistët e rinj që to të kthejnë Të Kaltrit në maja, por vetëm nëse klubet…
Për momentin, është një nisje e përkryer. Dy ndeshje, dy fitore, futboll spektakolar, edhe pse duke ndryshuar tërësisht formacionin, edhe pa Mbappé dhe pa pësuar asnjë gol. Më shumë se kaq nuk mund të kërkohej nga debutimi i Zinedine Zidane si trajner.
Një emërim i pritur nga e gjithë Franca, e cila e adhuron prej gati tridhjetë vitesh si një lloj hyjnie të futbollit, dhe që ai ishte gati të bënte gjithçka për të marrë drejtimin e përfaqësueses. Madje edhe të hiqte dorë nga kontrata milionëshe, pasi marrëveshja e tij me Federatën kap vlerën e vetëm 3,6 milionë eurove bruto në sezon. Pa përfshirë bonuset.
Përkushtimi-Në pritje të përballjes me Italinë e Mancinit, fitorja ndaj Belgjikës, e arritur të hënën me një skuadër teorikisht me zëvendësues, por me një gol spektakolar të të pazëvendësueshmit Olise, ka ngazëllyer mediat franceze. Sigurisht, është ende herët për kritika, të cilat megjithatë nuk i kanë munguar kurrë Deschamps, madje as në fillimet e tij në vitin 2012, kur mori përsipër detyrën për të rindërtuar një kombëtare që kishte humbur rrugën. Zidane, përkundrazi, trajtohet me një respekt të thellë dhe ka marrë drejtimin e një Franceje të mbushur me yje të mëdhenj dhe talente. Lojtarë që ai i “do”, siç përsërit prej ditësh, dhe është i bindur se mund të bëjë gjëra të mëdha me ta, pavarësisht skemave dhe formacioneve.
Notat-Mes debutimit në Turqi dhe ndeshjes në Bruksel, Zidane ndryshoi nëntë lojtarë, por sërish arriti të ruajë një nivel të lartë loje, duke marrë edhe notën 8 nga L’Équipe: “Skuadra e tij tregon personalitet dhe një stil të këndshëm loje’. Një skuadër “e bukur për t’u parë”, titullon në faqen e parë të përditshmja e kryeqytetit, Le Parisien. Një kombëtare që “tërheq”, shton Le Figaro. Dhe të gjithë u çmendën pas pamjeve të vrapimit të Zidane në vijën anësore, teksa shoqëroi aksionin dhe më pas festoi golin e Olise, duke bërtitur sikur ta kishte shënuar vetë dhe duke larguar me një goditje një top që i ra pranë këmbëve, një gjest që u bë menjëherë viral.
Harmonia-Me pak fjalë, gjithçka duket në harmoni të plotë, ndërsa kësaj i shtohen edhe zbulimet mbi pagën e tij. L’Équipe shpjegon se Zidane nuk ka vendosur asnjë kërkesë të veçantë. Sigurisht, ai vinte pas pesë vitesh jashtë futbollit, por edhe pas triumfeve me Real Madridin, që e kanë konsoliduar mitin e tij në atdhe, me tri Champions League të fituara radhazi. Megjithatë, trajneri i ri i Francës është mjaftuar me pagën bazë që kishte Deschamps: 300 mijë euro bruto në muaj. Ai ka hequr dorë gjithashtu edhe nga kontratat për të drejtat e imazhit, të cilat mund t’i garantonin 44 mijë euro për ndeshje. Një pjesë për zgjedhje dhe një pjesë për detyrim, pasi do t’i duhej të bëhej imazh i sponsorëve që janë në konkurrencë me partnerët e tij. Në këmbim, francezi mund t’i rrisë të ardhurat përmes shpërblimeve që lidhen me pjesëmarrjen në turnetë madhorë, me synimin për t’i fituar ato dhe për të bërë më mirë se Deschamps. Duke nisur nga Evropiani, i cili i shpëtoi tri herë paraardhësit të tij dhe që do të zhvillohet pas dy vitesh në Irlandë dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Top Channel