Inter pa Dimarcon në ‘Santiago Bernabeu’, ja si mund të luajnë zikaltrit ndaj Realit të Madridit
Sfida mes Realit të Madridit dhe Interit është edhe ajo mes Jose Mourinhos dhe së kaluarës së tij. Trajneri portugez ka shkruar historinë në Milano teksa përpara 16 vitesh në stolin e zikaltërve fitoi Tripletën e trofeve, me finalen e Ligës së Kampioneve që e fitoi pikërisht në Santiago Bernabeu.
‘Sot është stadiumi i shtëpisë sime, por përtej kësaj, do të jetë gjithnjë stadiumi im dhe është ikonik për Interin-tha Jose Mourinho-çdo ndeshje është e rëndësishme për ne në këtë kompeticion, janë shumë ndeshje dhe shpresoj që të rishoh Interin edhe më tej në kompeticion. Zikaltrit janë një skuadër e madhe dhe lojtarët e tij mund të luajnë me sy mbyllur’
Në skuadrën legjendare ishte edhe Cristian Chivu, trajneri aktual i Interit që ditën e martë do të jetë kundërshtari i ish trajnerit të tij, Jose Mourinho.
‘Ka qenë futbollisti im, kemi punuar së bashku. Kemi përjetuar shumë gjëra bashkë në të mirë dhe në të keq-shtoi Jose Mourinho. Por përpara disa muajsh, trajneri rumun u ndje i sulmuar nga një frazë e teknikut portugez, sa foli për ‘zhurmën e miqve’. Special One kishte kritikuar ish futbollistët që marrin menjëherë drejtimin e klubeve të rëndësishëm.
‘Me kë fole ti për të zbuluar se kam një raport jo të mirë me të? Me kë fole ti dje në telefon? Do që të them nëse kemi komunikuar? Nuk ka asgjë për t’u sqaruar mes nesh-tha Mourinho-kemi pasur shumë kontakte kur isha te Roma dhe ai te skuadra Primavera. Pak herë kam parë ish futbollistë me kaq pasion për një profesion shumë të vështirë. Gjithnjë e kam kuptuar se ka dashur shumë të bëhej një trajner i niveltit të lartë. Ndeshje speciale ndaj Interit? Në këtë moment, po. Pas ndeshjes, po, por gjatë saj jo. Do të jetë një përballje si të tjerat; ne duam të fitojmë’
Më pas Jose Mourinho foli për futbollistët e tij duke nisur nga Bellingham që duket i rilindur pas ardhjes së portugezit në Madrid. ‘I përmirësuar nga unë në pozicionin e ri? E rëndësishmë është që futbollistët të jenë komodë. Është më e rendësishme kjo sesa ajo çfarë mendojnë ata për atë që ti mendon se është e drejtë-shtoi trajneri i Los Blancos.
Real Madrid-Inter do të jetë edhe sfida mes Lautaro Martinez dhe Mbappe.
‘Janë dy futbollistë të ndryshëm, të dy janë shumë të rëndësishëm për skuadrat e tyre-tha Mourinho-Nesër, edhe pse kemi 3 të skualifikuar, do të luhet 11 kundër 11. Për ne në mesfushë do të jetë e vështirë. Ndoshta kalendarin e ka bërë një italian…Alexander-Arnold, zgjidhja e mundshme? Kemi 3, 4, 5 mundësi për t’i zëvendësuar. Mund t’i vij rrotull, por në fund nuk do të të them asgjë’
Jose Mourinho deshi të japë një mesazh edhe për ata që thonë se ka ndryshuar.
‘Më i qetë në këtë rikthim te Reali i Madridit? Jo, gjithnjë jam i njëjti-vijoi luzitani, por Reali çfarë Mourinho gjeti-unë këtu kam jetuar 2 periudha të ndryshme, e mbylla punën time në 2013, fituam çfarë fituam dhe humbëm çfarë humbëm. Është një cikël i mbyllur dhe ky moment nuk ka të bëjë me të kaluarën. Janë periudha të ndryshme, në 2010 ishin vitet kur Reali i Madridit nuk luante një gjysmëfinale. Tani vijmë nga një Real që ka fituar 7-8 tituj. Objektivi është fitorja e Champions League me Realin e Madridit’.
Top Channel