Venecia shtron tapetin e kuq, Clooney nderohet për karrierën, festivali hap debatin për Gazën dhe AI-në
Spekulimet për gjendjen shëndetësore të ish-presidentit kubanez Raúl Castro janë shtuar ditët e fundit në rrjetet sociale dhe mediat ndërkombëtare.
Disa raportime pretendojnë se 95-vjeçari ndodhet në gjendje kritike, por deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar nga autoritetet kubane.
“Diario de las Américas” ka raportuar se Castro ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe se dyshohet se po mbahet nën jetë nga pajisjet mjekësore, duke pretenduar gjithashtu se ai mund të ketë pësuar një goditje në tru. Media ka cituar burime të saj, ndërsa raportime të tjera flasin për një shtrim të mundshëm në spital.
Megjithatë, asnjë prej këtyre pretendimeve nuk është konfirmuar zyrtarisht nga qeveria kubane. Burime lokale të cituara nga mediat nuk kanë raportuar për ndonjë situatë të pazakontë në rrugët e Havanës.
Raúl Castro, i cili drejtoi Kubën si president deri në vitin 2018, është shfaqur rrallë në publik gjatë periudhës së fundit dhe pamjet e tij të fundit kanë nxitur diskutime për gjendjen e tij shëndetësore.
Dalja e tij e fundit publike raportohet të ketë qenë më 13 gusht, ndërsa në korrik ai nuk mori pjesë në ceremonitë për përvjetorin e sulmit në kazermën Moncada, një ngjarje në të cilën kishte marrë pjesë rregullisht për më shumë se tre dekada.
Top Channel