Video/ Jasir Asani kthehet në ditët e tij më të mira, sulmuesi kuqezi tund rrjetën në kampionatin iranian Pa u tharë mirë boja e firmës që i hoqi kompetencat e deleguara Anuela Ristanit, e cila më pas dha dorëheqjen si nënkryetare Bashkie, Erion Veliaj nga qelia e paraburgimit hodhi nënshkrimin e tij mbi një tjetër shkresë.
Kryebashkiaku shkarkoi nga detyra nënkryetarin Blendi Sulaj. Dikush ikën pa dëshirë dhe të tjerë komandohen me bekimin e kryebashkiakut.
Eldi Hoxha paraqiti dorëheqjen si Sekretari i Përgjithshëm, ndërsa ikja e tij riktheu në këtë funksion Alban Dokushin me firmën e Veliajt. Vala e shkarkimeve dhe emërimeve për kreun e këshilltarëve të djathtë, Ilir Alimehmeti, po kthehet në kosto për kryeqytetin.
“Kemi një situatë ku bashkia është totalisht e paralizuar. Që do të thotë, sot kemi bashki jo bashki, pa kryetar bashkie, pa nënkryetar, dhe çdo vonesë, minutë dhe orë që kalon është e gjitha në kurrizin tonë dhe të mungesës së shërbimeve që kemi. Pra, telenovela politike, ekonomike, abuzuese dhe me radhë që kanë dy persona është duke u kthyer në makthin e një qyteti të tërë”, tha Ilir Alimehmeti, Kreu i Këshilltarëve të Djathtë në Bashkinë e Tiranës.
Këshilltarët e djathtë, përmes një shkrese, kërkuan zyrtarisht që Bashkia të bëjë transparencë mbi lëvizjet më të fundit, por u përballën me heshtje. Erion Veliaj ka vendosur ta drejtojë bashkinë nga qelia, duke mos deleguar kompetencat. Çdo dokument dhe vendim i Bashkisë së Tiranës duhet të dërgohen në paraburgimin e Durrësit për firmën e tij.
“Dy persona janë problem: kryetari i bashkisë dhe Kryeministri. Zgjidhja ideale duhet të kishte qenë largimi i tyre, që shkaktojnë këtë lloj dëmi. Ne nuk mund të krijojmë këtë precedent të rëndë që Bashkia drejtohet nga burgu dhe Kryeministri do të marrë kompetencat e Bashkisë, siç e ka bërë. Të dyja janë të patolerueshme. Ne kërkojmë kthim në normalitet“, tha ai.
Në mungesë të zgjedhjeve të parakohshme, që do të zgjidhte ngërçin, Ilir Alimehmeti shpresat i ka tek zgjedhjet e përgjithshme lokale. Nuk i druhet garës brenda radhëve për të qenë ai kandidat zyrtar në këtë betejë.
“Do të ketë një proces, si do të zgjidhen kandidatët. Pra, në atë moment që do të qartësohen gjërat, do të ketë një proces që do të diskutohet, o të jenë primare apo një metodë tjetër. Për t’u zgjedhur, unë do të jem pjesë e atij procesi. Pastaj, në këtë proces, do të përzgjidhen kandidatët në forumet përkatëse”, u shpreh ai.
Zyrtarisht nuk dihet as emri i kandidatit të PS-së, por nënkryetari i shkarkuar i Bashkisë, Blendi Sulaj, zbuloi se ajo do të jetë Ogerta Manastirliu, skuadrës së së cilës do t’i bashkohet për fushatë.
Top Channel