“Nuk ka më kontrolle pa paralajmërim”/ Rama pas takimit me ministren Ibrahimaj dhe kryeinspektorin Sula: Gjoba të jetë arma e fundit, jo e para

02/09/2026 13:08

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se mënyra e kryerjes së inspektimeve do të ndryshojë, duke kërkuar që inspektorët të mos shkojnë te sipërmarrësit me qëllimin për të evidentuar gabimet dhe për t’i ndëshkuar, por për t’i orientuar dhe ndihmuar në korrigjimin e shkeljeve dhe përmbushjen e standardeve.

Pas takimit me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, dhe kryeinspektorin, Dashnor Sula, Rama theksoi se duhet të ndryshojë edhe qasja ndaj masave ndëshkuese.

Sipas kryeministrit, gjoba duhet të konsiderohet si masa e fundit, dhe jo të përdoret si një mjet presioni apo shantazhi ndaj sipërmarrësve.

“Kontrollet e inspektimeve duhet të kalojën testin e besës. Nuk duhet të ketë më asnjë kontroll pa paralajmërim. Inspektoi nuk vjen te dera e biznesit si skenë krimi, por si shteti që njofton, të mbikëqyr dhe të ndihmon të korrigjohesh. Qëllimi ynë nuk është t’i kapim subjektet në gabim, por ti ndihmojmë të përmirësohen dhe në përmbushjen e standardeve.

Gjoba është arma e fundit, jo e para. Kurrë një spate shantazhi mbi qafën e sipërmarrësit. Kush nxjerr gjobën para fjalës së mirë, nuk po e mbron shtetin. Kujt i vjen inspektim pa paralajmërim për kontroll rutinë, duhet ta denoncojë menjëherë të inspektori i përgjithshëm.

Këtë të drejtë ne mund ta vendosim vetëm së bashku, së shpejti çdo inspektoi që troket në emër të shtetit te dera e një tatim paguesi, do jetë i pajisur me kamera inteligjente të trupit dhe i veshur me uniformë, dhe ai ta dijë se në çdo minutë është i mbikëqyrur”, tha Rama.

Top Channel