Kërkoi zëvendësimin e masës ‘arrest në burg’, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Shtufit
Evis Sala dha dorëheqjen ditën e sotme si Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Evis Sala e mbajti këtë post që prej shtatorit 2025, pra për një vit.
Ish-ministrja është po ashtu një nga figurat më të njohura në fushën e imazherisë onkologjike në nivel ndërkombëtar.
Ajo shërbeu si Rektore Themeluese në një universitet privat në Shqipëri, (2022–2025), duke vendosur themelet akademike dhe strategjike të institucionit.
Ish-ministrja ka drejtuar Qendrën për Imazheri Diagnostike dhe Radioterapi Onkologjike në Poliklinikën Gemelli.
Sala ka një karrierë të gjatë akademike dhe kërkimore në Mbretërinë e Bashkuar, ku për shumë vite ka qenë pjesë e Universitetit të Kembrixhit dhe ka bashkëdrejtuar Programin e Avancuar të Imazhimit të Kancerit dhe Programin e Integruar të Mjekësisë së Kancerit në Qendrën e Kërkimit të Kancerit në Kembrixh.
Kërkimi i saj shkencor fokusohet në zhvillimin e biomarkerëve funksionalë të imazhit për vlerësimin e shpejtë të përgjigjes ndaj trajtimit të kancerit, duke përdorur imazhe fiziologjike dhe metabolike të habitatit të tumorit. Fushat e saj të ekspertizës përfshijnë radiogjenominë, integrimin e imazherisëkuantitative me gjenomikën, proteomikën dhe metabolomikën, si dhe përdorimin e inteligjencës artificiale për rindërtim dhe analizë të avancuar të tëdhënave.
Top Channel