Sulmi me dron në aeroportin e Lajpcigut, Gjermania akuzon Rusinë. Mbyll konsullatën në Bon
Një person ka humbur jetën dhe 11 të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi pranë një stacioni policie në verilindje të Kolumbisë, njoftuan të martën autoritetet lokale.
Sulmi ndodhi rreth mesnatës në Los Patios, një qytet pranë kufirit me Venezuelën, pjesë e zonës metropolitane të Cúcutës.
Sipas raportimeve, eksplozivi ishte vendosur brenda një automjeti të parkuar pranë stacionit të policisë. Mes të plagosurve dyshohet se ka edhe efektivë policie.
Presidenti kolumbian Abelardo de la Esperanza dënoi sulmin dhe premtoi se autoritetet do të ndjekin dhe nxjerrin para drejtësisë përgjegjësit.
“Kolumbia nuk do t’i nënshtrohet terrorizmit”, shkroi ai në një postim në rrjetin social “X”.
#ATENCIÓN Un muerto y once heridos, incluidos dos policías, uno de ellos con mutilación de una de sus piernas, dejó el atentado con un carro bomba registrado anoche hacia las 11:10 en la Estación de Policía del municipio de Los Patios, área metropolitana de Cúcuta. Las imágenes… pic.twitter.com/Xi6Mvqf2mw
— Manolesco (@jhonjacome) September 1, 2026
Ky nuk është sulmi i parë i këtij lloji në zonën e Cúcutës. Në gusht, 11 oficerë policie u plagosën nga një shpërthim pranë një stacioni policie në qytet. Në atë rast, autoritetet fajësuan Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare (ELN), grupi më i madh rebel në Kolumbi.
Zona përreth Cúcutës ka qenë prej kohësh një nga pikat kryesore të përplasjes mes grupeve të armatosura dhe bandave të trafikut të drogës, të cilat synojnë të kontrollojnë rrugët e kontrabandës drejt Venezuelës.
Një marrëveshje paqeje e nënshkruar rreth një dekadë më parë mes qeverisë kolumbiane dhe Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC) uli ndjeshëm dhunën në shumë pjesë të vendit.
Megjithatë, në disa zona dhuna është rritur sërish, ndërsa grupe të armatosura më të vogla përplasen mes tyre dhe me forcat qeveritare për kontrollin e territoreve që më parë mbaheshin nga FARC.
Top Channel