Rriten tensionet në Hormuz, SHBA godet objektivat iraniane pranë ngushticës, shpërthime në tre porte të rëndësishme
Pavarësisht përmbytjeve të mëdha që kanë goditur Filipinet si pasojë e reshjeve të dendura të musoneve, Liane Galang dhe Gilbert Gibo Chico vendosën të mos e shtynin dasmën e tyre, të cilën e kishin planifikuar prej kohësh.
Çifti nuk u zmbraps përballë ujit dhe baltës që kishin përfshirë rrugët dhe banesat. Ata shkëmbyen betimet martesore brenda një kishe të përmbytur, ndërsa më pas publikuan pamjet e ceremonisë së pazakontë në rrjetet sociale.
Nusja, e veshur me fustanin e bardhë, eci drejt altarit me ujin që i arrinte deri në bel. Në të njëjtën lartësi ishte uji edhe rreth dhëndrit, priftit, dëshmitarëve dhe fotografëve që dokumentuan çdo moment të ceremonisë.
Pamjet e dasmës brenda kishës së përmbytur u bënë menjëherë virale në internet, ndërsa Filipinet po përballen me reshje të dendura të shkaktuara nga musonet jugperëndimore.
Çifti, pavarësisht kushteve të pazakonta, vendosi ta zhvillonte ceremoninë siç e kishte planifikuar, duke e kthyer dasmën në një nga historitë më të komentuarat në rrjetet sociale.
Top Channel