Situatë alarmante me zjarrin në Bulqizë, flakët përfshijnë pyjet e Qafë Helmesit, kërkohet ndërhyrje emergjente nga ajri
27/08/2026 11:49
Një situatë alarmante është regjistruar mesditën e sotme në Bulqizë, në pyjet e Qafë Helmesit, në fshatin Koçaj.
Zjarr ka përfshirë një masiv pyjor dhe si raporton korrespondenti i Top Channel Dëfrim Karaj, kërkohet ndërhyrje emergjente nga ajri. Në terren ndodhen aktualisht punojnë punonjës të emergjencave dhe banorë të zonës, të cilët po mundohen të neutralizojnë flakët.
Ndërkohë zjarri u riaktivizuar mbrëmjen e djeshme, ku u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme e një masivi pyjor me ah dhe pisha.
Top Channel